Pak ngapak ndoshta do i vëhet një kapak

Opinione

Pak ngapak ndoshta do i vëhet një kapak

Nga: Dedë Preqi Më: 1 mars 2023 Në ora: 08:32
Dedë Preqi

Takimi i kryeministrit Kurti, nga pala e Kosovës, me palën serbe, në krye me Vuçiqin, që u zhvillue këto ditë në Bruksel, ka ngjallur reagime të ndryshme nga palët dhe gjitha anët, por duke marrë parasysh zhvillimin e bisedimeve në mes palëve dhe pikave të rëndësishme, që mund të përfitojnë të dyja palët, vërehet se ka indikacione pozitive, sidomos në pajtimin e pranimit të planit franko-gjerman, që do të ishte verzioni më i qëlluar në përafrimin e palëve.

Kosova nuk ka prirje të bëjë politika dhe konstrukte artificiale në format dhe provokimet që i bënë Serbia, por përpjekjet e shtetit të Kosovës, dhe prirjet e saj janë të qarta dhe serioze për të arritë një marrëveshje përfundimtare të paqës me njëra-tjetren, dhe me angazhimin e BE-së, e SHBA-ve, mund të arrihet deri te epizodi i fundit e një marrëveshje në mes palëve, dhe pak ngapak kësaj çështje një ditë të i vëhët një kapak.

Kurti dhe Vuçiq, në takimin e fundit në Bruksel, edhe pse nuk kanë nënshkruar asgjë, por në fakt e kanë nuhatur dhe pranuar planin franko-gjerman, i cili edhe pse nuk mund të jetë një plan « përfekt » që mund ti kënaq palët, por në thelb është « mozaiku » më i thukshëm deri më tani, që u është ofruar palëve, përmes të cilit do zbuten dhe përmirësohen marrëdhëniet në mes vete, kur mirret parasysh lëvizja e lirë e qytetarëve me pasaporta e letërnjoftime, diplomat shkollore, targat e automjeteve dhe tjera gjëra, që nuk kanë pasur qasje deri më tani në mes tyre.

Negociatat e deritanishme të zhvilluara në Bruksel, në mes Kosovës dhe Serbisë, më shumë ishin kontradiktore dhe të pa suksesshme, kur Serbia, siq është e prirur të bëjë zhurmë në arenen ndërkombëtare, kinse është anëtare e paqës, në realitet nxit përfytyrimin e një prezentimi paralel të dy botrave- të pushtuesit e të luftëtarit kundër tij, por këtë herë jo në fushën e betejes direkte, por në një plan tjetër, siq është formimi i Asociacionit të komunave serbe në veri të Kosovës.

Gjendja e tensionuar në mes dy vendeve, ka nevojë të madhe që të shtensionohet, sepse do të ishte në të mirën e dy popujve dhe dy vendeve fqinjë, duke ditur se asnjëra palë nuk ka përfitime, edhe pse ka kaluar një kohë e pas luftës, Serbia dhe qeveria e Vuçiqit, sikur akoma është e disponueme për të shkakëtuar trazira të reja, apo ndonjë akt të pa « matur », ndaj Kosovës, kur reagimet e saj shihen në sipërfaqe përmes ushtrisë dhe tankëve, që i ofron disa herë përgjatë kufirit me Kosovën.

Populli shqiptarë i Kosovës, që përfaqëson shumicën e popullit të këtij vendi, marrëveshjen e takimit të fundit në Bruksel, e konsideron të favorshme, edhe pse nuk kanë lënë përshtypje praktikat e mëhershme të marrëveshjeve nga pala serbe, por duket se përveq palëve, janë të interesuara edhe BE-ja, me SHBA-të, që këtë çështje ta fusin në binarët e duhur, duke analizuar edhe situatën e luftës së Rusisë, ndaj Ukrainës, situata e sëcilës do të të jepte leksione të mjaftueshme për të kuptuar dhe njohur rrolin e Rusisë dhe aleatin e saj Serbinë, me synimet e tyre për ta destabilizuar edhe këtë pjesë të Ballkanit, duke dhënë sinjale posaqërisht ndaj Kosovës.

Prandaj, Kosova dhe për Kosovën është shumë e rëndësishme të mirret tërë kohën me çështjet për shkak të Serbisë, por kryesisht të mirret me çështjet e zhvillimit ekonomik të vendit të vet dhe të bëjë reforma të reja dhe të nevojshme për tërheqjen e investitorëve të jashtëm, të cilët akoma nuk kanë mundur të gjejnë vetën dhe të investojnë në Kosovë, për shkak të kushteve dhe rrethanave të pa përshtatshme.

Zhvillimet e fundit në fushën diplomatike dhe ato të Energjisë dhe Telekomit, në mes Kosovës dhe Serbisë, janë negociata të rëndësishme, por të vonuara, të cilat kërkojnë zgjidhje të shpejtë, kur dihet se tërë energjinë e shpenzuar nga qytetarët serb në pjesën veriore të vendit, që nga pas lufta e deri me sot e paguan qeveria nga buxheti i shtetit, prandaj qëndrimet e shtetit serb janë qëndrime të RREJSHME, të cilat kanë qëllime të errëta për Kosovën dhe popullin shqiptarë për ta mbajtur peng të ardhmën e këtij vendi përmes intrigave dhe ndërhyrjeve të Serbisë, në çështjet e brendshme të Kosovës.

Do të ishte parim demokratik, ligj njerëzor, moral e shpirtëror, që të gjitha vendet e Ballkanit të dala nga blloku komunist, të formojnë një rezulutë, e cila e dënon dhunën dhe regjimin totalitarë, ashtu dhe populli i Kosovës, në bazë të këtij parimi të dënojë dhunën e ushtruar nga regjimi serbo-sllav, që nga viti 1945-1999, në mënyrë që Serbia, ta pranojë krimin dhe të pastrohet nga mëkatet e saj, dhe kështu që pak ngapak, kësaj çështje do i vëhët një kapak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat