Dialogu me Serbinë dhe statusi final i Kosovës janë proces shkencor ose politologjik dhe jo normë, rutinë, monopol ose pronë private e Albin Kurtit, Besnik Bislimit a dikujt tjetër!

Opinione

Dialogu me Serbinë dhe statusi final i Kosovës janë proces shkencor ose politologjik dhe jo normë, rutinë, monopol ose pronë private e Albin Kurtit, Besnik Bislimit a dikujt tjetër!

Nga: Agron Shabani Më: 25 maj 2023 Në ora: 15:33
Autori Agron Shabani

Kosova dhe shqiptarët, për mendimin tim personal nuk kanë kurrfarë nevoje për koncepte ose "modele" të ndryshme franko-gjermane dhe të tjera që prodhojnë "modelët" e Elzasit, Lorenës (Lotringisë), Sarës (Saarland), Tirolit Jugor, Kaliningradit (Königsbergut) ose "Prusisë Lindore" etj....!

Kosova dhe shqiptarët kanë nevojë për formula, ide, teori, sinteza ose modele të reja origjinale, autoktone, autentike, integrale dhe humaniste ku serbët, kroatët, malaziasit, boshnjakët dhe të tjerët, e ndjejnë vetën të sigurt, të lirë, të lumtur, krenar, të njëjtë dhe të barabartë me shqiptarët në të gjitha fushat ose drejtimet e mundshme. E sidomos në çështjet dhe aspektet e njohura të përkatësisë, identitetin, autenticitetit, integritetit dhe eksluzivitetit të tyre nacional, etnik, fetar dhe kulturor në kuadër të shtetit të pavarur, sovran, integral, parlamentar dhe demokratik të Kosovës. Mundësisht edhe zgjedhja ose emërimi i ndonjë pjesëtari të komunitetit serb, kroat, malazias ose boshnjak në postet ose funksionet me të larta të shtetit dhe pushtetit të Kosovës.

Kurrë mos e injoroni ose dekurajoni dikë, i cili bënë vazhdimisht përparime të ndryshme, pavarësisht asaj se mund të ecë ose lëvizë shumë me ngadalë se ju. (Platoni)

Kështu që Kryeministri Kurti ose dikush tjetër, nuk kanë me kurrfarë nevoje për retorika ose fjalë të nxehta "revolucionare, patriotike, romantike ose folkloristike" që nuk i pjekin as bukën dhe as kulaçin!

Se këndejmi, po të mos ishin stigmatizuar, skematizuar, demonizuar, satanizuar, lëçitur, veçuar, izoluar, fortifikuar, bunkerizuar ose barrikaduar pjesëtarët e etnitetit ose komunitetit serb në Kosovë, nëpër enklava, provinca, eldorado ose apendikse të ndryshme si armiq tradicional dhe historik, apo si element i rrezikshëm për shtetin, integritetin dhe pavarësinë e Kosovës: Ndoshta Kosovës nuk do i ishte kërkuar kurrë "Asociacioni" ose "Zajednica (Dodik republika serbe)" në Veriun e saj ose në Veri të Mitrovicës.

Ndryshe nga kjo, pavarësisht asaj se me shtetin dhe popullin serb, ose me dikënd tjetër, ne shqiptarët kemi përvoja të hidhura ose shumë tragjike nga e kaluara: Kosova në bazë të rendit ose rregullimit të njohur ligjor, kushtetues ose juridik, si dhe në bazë të sistemit të saj politik, parlamentar ose demokratik: E ka për obligim kyçjen, integrimin ose inkorporimin e elementit serb dhe të tjerëve në jetën, botën ose panoramën e gjithmbarshme institucionale, funksionale, parlamentare, politike, diplomatike, shkencore, intelektuale, kulturore, akademike etj. Dhe, kjo pavarësisht asaj nëse në krye të shtetit dhe pushtetit serb janë Vuçiçi, Daçiqi, Tadiçi, Koshtunica, Gjorgjeviçi a dikush tjetër. Shteti dhe pushteti serb gjithmonë kanë të drejt morale, ligjore, shtetërore, nacionale, institucionale,, funksionale, politike, diplomatike dhe kështu me radhe, të përkujdesjes së tyre ndaj komunitetit ose elementit serb në Kosovë.

E dyta: Lufta çlirimtare ose patriotike e UÇK-së, së bashku me ngritjen, shpalljen, projektimin ose formimin e shtetit, pushtetit, politikës, ushtrisë, policisë, politikës së jashtme ose diplomacisë dhe kështu me radhë: Janë maratonë, metastazë, vlerë, ideal, mision, parim ose proces i njohur shkencor, revolucionar, evolutivë, tranzitor ose empirik, ku në radhë të parë kërkohet kyçja, angazhimi ose involvimi i ajkës ose elitës së njohur kulturore, politike, shkencore, intelektuale dhe akademike. Nuk janë pra privilegj, monopol, normë, rutinë ose pronë private e politikanëve ose politikave të ndryshme ditore ose periodike. Kështu që edhe përçarjet, dilemat, replikat ose polemikat e ndryshme rreth asaj se kush e solli lirinë (çlirimin), apo kush e shpalli shtetin dhe pavarësinë e Kosovës dhe të ngjashme: Nuk kanë asgjë të përbashkët me kodin e njohur etik, estetik, politik dhe diplomatik, e sidomos me idetë dhe teoritë e njohura shkencore ose politologjike. Jo çfarë.

E treta: Askush nuk u ka faj shqiptarëve të Kosovës, të cilët për shkak të faktorëve të ndryshëm determinant ose paradigmatik: Që në krye të herës janë përcaktuar për 'shtet komb formues ose popull formues' e jo për popull (komb) shtet formues. Me ç'rast, duke e pranuar epitetin e "popullit të ri kosovar të dalw ose lindur nga lufta": Shqiptarët e Kosovës që përbëjnë shumicën absolute të popullsisë së atjeshme, me vetëdije ose pa vetëdije kanë heçur dorë nga epiteti dhe substrati (substituti) i njohur autentik, indogjen ose etnohistorik i popullit ose kombit shtetformues. Me fjalë tjera: nga 'ius sangunis', shqiptarët e Kosovës, janë kthyer ose "konvertuar" në 'ius solis' ose "ius polis'! Dhe, kjo në teorinë dhe praktikën e përgjithshme të marrëdhënieve ndërkombëtare, ka kuptime, nocione, formulime, teza, antiteza, paranteza, hipoteza, anateza, sinteza ose konotacione të shumta politike, administrative, juridike, konstitucionale, institucionale, funksionale, historike dhe të tjera, të cilat duan trajtime, studime dhe analiza të thella shkencore ose metodologjike. Nejse!

Në fakt, diskursi, historia ose apologjia e njohur mbi "popullin e ri kosovarë"-për shumëçka është dualiste, konglomerative, kosmopolitike, kognitive, empirike, koherente, sinkronike, sintonike ose analogjike me diskursin, apologjinë ose historinë e njohur mbi shtetin dhe popullin (kombin) e madh amerikan. Dhe, kjo nuk është lajm i keq për shtetin e Kosovës. Shteti dhe populli (kombi) i madh amerikan, zaten janë edhe arkitekt, miqtë, aleatët, sposnorizuesit, kalorësit ose gardianët me të rëndësishëm ose kryesor të Kosovës dhe shqiptarëve në të gjithë globin.

Ndaj, për shkak të analogjive, karakteristikave dhe specifikave të posaçme të shtetit të Kosovës me SHBA-së: Në këtë veçanti analoge dhe tepër specifike, Kosovës patjetër sikur i duhet hartimi, përpilimi ose formulimi i një Kushtetute të re, të ngjashme ose analoge me Kushtetutën e famshme Amerikane "Constitucion of United States of Amerika" ose "Cheks and Balances" dhe kështu me radhë, së bashku me ngritjen ose formimin e një Komisioni ose Kolegji të lartë zgjedhor ose elektoral (Electoral College) të monitoruar nga Gjykata Supreme (Suprem Court) dhe një Komision i posaçëm (Impeachment) i legjislativit dhe juridikativit kosovar.

Mundësisht, edhe hartimi ose formulimi i një sistemi politik dhe kushtetute të re të Republikës së Kosovës, ku Presidenti ose Presidentja e R. Kosovës, Kryeministri ose Kryeministrja dhe kështu me radhë, si autoritetet ose udhëheqësit me të lartë të shtetit dhe pushtetit, si bartës dhe garantues kryesor të rëndit dhe kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe komandant suprem të Forcave të Armatosura të Kosovës. Duhet të shpallin referendume ose kuorume të përgjithshme shtetërore ose nacionale lidhur me "asociacionin" si dhe mbi të gjitha çështjet ose aspektet tjera me interes vital, krucial, kolaterl dhe multilateral për Kosovën dhe shqiptarët, e jo të nënshkruajnë ose vendosin "blanco" për to politikat ose politikanët ndryshëm ditor ose periodik.

Kosova nuk është çiflig ose pronë private e askujt. Shqiptarët nuk janë ardhacak ose çipçinjtë në Kosovë, por janë autokton, indogjen, etnik dhe autentik në tokën e vet. Për fatin e saj, mund të vendos vetëm populli ose sovrani i saj, dhe askush tjetër. Pikë.

E kundërta e saj, pashmangshëm sikur të ngjanë në hilozoizëm ose në "instanca të larta" abstrakte, imagjinare ose fiktive, ku liderët ose politikanët e ndryshëm (kosovar) ngjajnë shpesh në Zotin ose Zeusin që kanë lindur para popullit e para shtetit dhe janë të pavdekshëm ose absolut!

Me rëndësi primare ose ambivalente është edhe ajo që individi dhe kolektiviteti të mos qëndrojnë gjithmonë të lumtur, të kënaqur ose ekzaltuar mbi "sipërfaqen e mahisur" të gjërave ose suksesëve të ndryshme ditore ose periodike. Duke i valorizuar, glorifikuar, shitur, transmetuar ose interpretuar madje edhe fiaskot, disfatat dhe mossukseset e ndryshme politike dhe diplomatike si rezultate dhe suksese të larta të filan kryeministrit ose fëstëk politikanit a diplomatit me inteligjencë të ulët, si dhe me aftësi të kufizuara shpirtërore, emocionale, mentale (psikologjike), intelektuale, profesionale etj.

Në të kundërtën, në politikë të lartë dhe diplomaci, nuk mund të bëhet fjalë mbi ndjesinë e të të qenit i gjallë, dinamik, energjik, i njohur, i pranueshëm, i suksesshëm, i rëndësishëm, i pavarur, sovran, autentik, kontemolativ, komprehensiv, komplementar, suplementar, kognitiv, navigativ, asernitiv, intrinznik, ekstrinznik, koniuktiv, lucid, akribik dhe karasmatik, pa sensin dhe kuptimin e njohur të materies, substancës, esencës, identitetit, individualitetit, ekskluzivitetit, dinjitetit, dinjitetit dhe integritetit të njohur indivial dhe kolektiv. E sidomos atij intelektual, profesional, moral, politik, ushtarak (luftarak) ose patriotik të personit ose individit. Kjo për faktin se jetojmë në një botë sfiduese, ultramoderne ose neo - bashkëkohore ku funerali ka më shumë rëndësi se sa i vdekuri, ku i marri, i ligu, i shituri ose i padituri, kanë më shumë rëndësi se sa i dituri, i urti, trimi, patrioti, intelektuali ose i kulturuari, ku martesa ka më shumë rëndësi se sa seksi ose dashuria, ku fiziku ka më shumë rëndësi se sa shpirti dhe intelekti i njeriut etj. Jetojmë në kulturën e enës dhe kapakut, e cila e përçmon përbërësin e gjellës. ( Preludi i disa thënieve të vlerësime italiane)

Ndryshe nga kjo "mburrja dhe krenaria e pabazë, janë një paaftësi që zakonisht i prekin ose godasin vdekatarët mjeranë dhe të pakënaqurit me vetveten e tyre, të cilët janë dehur, mashtruar ose imponuar me një pjesë të papërfillshme të pushtetit , karrierës dhe pasurisë së tyre pa vlerë dhe as meritë!" ( Hoze de San Martin)

Nuk po dijë....?!

Se këndejmi, psikologjia si disiplinë shkencore, e cila për objekt dhe subjekt studimi dhe analize i ka njeriun, gjegjësisht koshiencën (logjikën) ose intelektin, shpirtin dhe kultin e njohur të individit ose personalitetit: Nga pikëpamjet e veçanta, i pasqyron dhe ndriçon aktivitetet dhe sjelljet e njerëzve, duke na bërë të mundur t’i njohim dhe kuptojmë më lehtë e më mirë sjelljet, veprimet dhe reagimet e njerëzve, me të cilët takohemi çdo ditë: në qeveri, parlament, radio, televizion, gazeta, në teatro, kinema, sallone, rrugë, në shkollë, universitet, në punë, në shtëpi, në samite ose konferenca të ndryshme etj.

Psikologjia politike i studion dhe analizon realitetin dhe aktivitetin psikik ose psikologjik së bashku me jetën dhe botën psikikë ose psikologjike të liderit politik, politikanit, deputetit, diplomatit etj.

Me veçoritë pozitive ose pozitiviste të liderit të lartë shtetëror, nacional, qeveritar ose institucional, i nënkuptojmë cilësitë e qëndrueshme të individit, siç janë: shprehitë, aftësitë, temperamenti, vendosmëria, konsekuenca, pariteti, nevojat, kërkesat, interesat dhe cilësitë e tjera të personalitetit, të cilat shprehen ose manifestohen në reagimet dhe sjelljet e tij ndaj njerëzve ose qytetarëve të vendit ose popullit (kombit)të tij përkatës ose respektivë, si dhe ndaj faktorëve ndërkombëtar.

Detyra praktike e psikologjisë politike qëndron në të zbatuarit e rezultateve të hulumtimeve teorike, me qëllim të kryerjes ose përmbushjes sa më të suksesshme (teorike dhe praktike) të veprimtarive ose aktiviteteve të njohura shtetërore, nacionale, politike, diplomatike, shkencore, kulturore, informative, industriale, teknologjike, ekonomike etj. Kështu si p.sh., rezultatet e studimeve ose hulumtimeve të lartpërmendura të psikologjisë politike, sociale ose analitike, zbatohen dhe reflektohen në organizimin sa më të suksesshëm të punës në industri, ekonomi, arsim, shkencë, kulturë, qeveri, parlament, politikë të jashtme ose diplomaci dhe kështu me radhë... Duke i evituar, sanuar dhe larguar pengesat ose vështirësitë e ndryshme objektive dhe subjektive të personave ose individëve të ndryshëm me probleme ose aftësi të kufizuara shpirtërore, emocionale, mentale, psikologjike dhe të tjera, të cilët e pengojnë ose vështirësojnë kryerjen e punëve apo obligimëve të ndryshme shtetërore, nacionale, qeveritare, parlamentare, politike, diplomatike, admnistrative, juridike etj.

Psikologjia na bënë të mundur t’i njohim dhe kuptojmë njerëzit, jetën, botën, natyrën dhe vetvetën tonë në përgjithësi...Duke na treguar rrugën se si të veprojmë ose reagojmë në situata të ndryshme negative ose pozitive, që t’i evitojmë të metat ose dobësitë e ndryshme objektive dhe subjektive, dhe t’i zbatojmë të mirat dhe cilësitë e njohura pozitive. Na tregon rrugën e formimit të vetive psiçike ose psikologjike të 'kultit' të individit ose personalitetit' etj.

Ç ‘është e vërteta, është shumë vështirë të definohet fjala psikologji, respektivisht të jepet një definicion i qartë dhe përfundimtarë që do i përmbushte të gjitha vështrimet e njohura deri më sot.

Sidoqoftë, motivi, vullneti dhe guximi për të jetuar i lirë në një botë të sunduar ose dominuar nga "dishepujt" ose "apostujtë"e ndryshëm diabolik të "mbretërisë së të keqës": Sipas Arthur Schoppenahauerit, janë faktorët kryesorë që e mbushin, plotësojnë dhe dominojnë jetën e njeriut të ditur, të guximshëm, intelektual, inteligjent dhe liberatorë. Ndërkaq, frika, dyshimi dhe pesimizmi i përgjithshëm ose total, të lavdëruar nga Tolstoi dhe të admiruar nga Niçeja si një "alternativë solomonike" ndaj Hegelit dhe të tjerëve, patjetër çojnë në konkluzionin ose përfundimin e njohur ekstrem ose radikal sipas të të cilit: Të lirët, të diturit, të mençurit, të urtit, eruditët, të pavarurit ose njerëzit sovran, integral;, intelektual, inteligjent ose ekselent, e kanë idealin e jetës dhe përparimit të gjithëmbarëshem individual dhe kolektivë, ndërsa, të paditurit, të marrët, të robëruarit, të shiturit, korruptuarit, horrat dhe maskarënjtë e ndryshëm, e kanë "motivin" dhe" idealin" e vdekjes, nënshtrimit (skllavërimit) dhe shkatërrimit.

U mor vesh se në politikë të lartë ose diplomaci, me kalimin e vitëve ose me "ndërrimin e epokave", njerëzit i tradhtojnë idhujt, miqtë, aleatët, liderët, partitë politike, idealet, narrativat, solucionet, konceptet e ndryshme ose vizionet e tyre, më një "epokë tjetër" më të re ose aktuale, ashtu siç e tradhton një burrë gruan e tij për një grua tjetër më të bukur dhe më të re dhe anasjelltas.

Ndaj, kjo është ajo që më se tepërmi i intereson psikologjisë dhe filozofisë së përgjithshme. E sidomos atropofilozofisë dhe epistemologjisë politike. Dhe, kjo për faktin se i forti (i fuqishmi) i pushtetshmi, i pasuri dhe i njohuri, në shtetet ose "shoqëritë e larta" industriale dhe kapitaliste të Perëndimit, gjithmonë kanë të drejtë absolute.

Përveç asaj, ne si qenie ose krijesa njerëzore, jemi të prirw të jetojmë, lëvizim dhe penetrojmë si të thuash në mes tre (3) botërave të ndryshme: botës shpirtërore ose materiale, botës trupore ose fizike si dhe botës mendore (koshiente) ose logjike. Njeriu pra është 'sintezë' e tre (3) botërave të ndryshme që vazhdimisht e mbushin ose plotësojnë njëra tjetrën.

Së fundmi, është fati i dhimbjes, pleqërisë, sëmundjes dhe vdekjes që varet nga të triat ose nga të gjithat bashkw. Në këtë rast, fenomenologjisë së shpirtit i kundërvihet fenomenologjia e natyrës.

Të mire mbahemi, të ushqehemi, rritemi dhe shtohemi sipas ligjit ose progresionit të njohur matematikorë ose aritmetik?, të shtrihemi dhe zgjerohemi sipas ligjit ose progresionit të njohur gjeometrik dhe gjeografik?, apo të ndahemi (copëtohemi) ose pjesëtojeni sërish, duke e bërë një hap përpara dhe dy hapa prapa në favot të mbrojtjes, tkurrjes dhe sigurisë? Si duket kjo është dilema kryesore e Kosovës dhe shqiptarëve për çastin ose momentin.

Për me tepër ndërkaq, ngritja ose formimi i vetëdijes kolektive (e sidomos asaj shtetwrore dhe nacionale) dhe mendimit politik në stadin ose rangun e lartë civilizues, ky është paramendimi ose qëllimi final i afirmimit të individualitetit dhe kolektivitetit në kuadër të pluralizmit politik dhe demokracisë parlamentare ose politike. Mbase, çelësi kyç ose formula kryesore e demokracisë dhe një shteti të pavarur, sovran, integral, modern ose bashkëkohor.

Në të kundërtën, sistemi parlamentar shumë partiak së bashku me rendin shtetëror (kushtetues ose juridik) dhe sistemin politik, në kushtet e puro kapitalizmit ose të të ashtuquajturës" konkurrencës së lirë të vlerave, mallrave dhe kapitalit" në shtetet ose shoqëritë e ndryshme tranzitore, postkomuniste ose neoliberaliste, pos tjerash kanë treguar (dëshmuar) se aplikimi i t'i themi kushtimisht mekanizmit të njohur shumë partiak, sipas logjikës së ngjarjeve dhe gjërave, sollën thyerjen ose shkatërrimin e pushtetit parlamentar ose demokratik, dhe shndërrimin e tij në pushtet partiak ose particentrik të partisë-shtet, liderit-shtet dhe shtetit-parti. Ndërkaq, modeli ekstrem i pushtetit centralist dhe autoritarist, solli ngritjen ose formimin e etatizmit dhe egalitarizmit egocentrik dhe policentrit etj.

Një shteti të lirë, të pavarur, sovran, modern ose bashkëkohor, pos tjerash, mbi të gjithat i duhet ose nevojitët një mekanizëm i fortë ligjor (juridik), tregtar, industrial, financiar dhe ekonomik i cili para sw gjithash do të bazohej në ligjin e vlerës (vlerave), mallrave

dhe kapitalit, dhe i cili njëherë e përgjithmonë i ka përmbysur ose shkatërruar tendencat dhe fenomenet e njohura borxheze, skllavopronare ose feudaliste, duke e bashkuar botën në një njësi (bashkësi) tregtare, financiare, industriale dhe ekonomike.


Ndryshe nga kjo, duke i parafrazuar Maks Veberin (Max Weber), Artur Shopenhauerin ( Arthur Schoppenhauer) etj.: "Popujt, shtetet ose botën e sotme i sundojnë demonët ose dishepujt e ndryshëm të "mbretërisë së të keqës. Ndaj, të gjithë ata që futën në lojërat ose ujërat e turbullta të sundimit, pushtetit, karrierës, pasurisë së pandershme ose korrupsionit, bëjnë pakte ose traktate të ndryshme me demonët, blasfemistët ose forcat e ndryshme reaksionarë, borxheze, skllavopronare ose diabolike."


Dejvid Hjum (David Hume) dhe të tjerë, e veçojnë edukatën, kulturën, moralin, arsyen, disiplinën, natyrën dhe karakterin e personit ose individit në zhvillimet ose proceset e ndryshme kognitive, intrinznike, ekstrinznike, empirike, evolutive, shoqërore, qytetare ose politike. Pa i harruar këtu edhe metodat induktive, deduktive, empirike, revoluciore, evolutive dhe të tjera në funksion të ndryshimit të një pushteti ose sistemi të keq me një pushtet ose sistem tjetër më të mirë etj.


Ndonëse, filozofia e njohur e John Stuart Millit i ka vënë si të thuash themelet ose kornizat e para të metodës së njohur induktive, gjegjësisht, empiriko-analitike në kuadër të së cilës, bihorvinizmi politik paraqet shtylllën ose boshtin kurrizor nw politikën e sotme moderne ose bashkohore ku roli determinant dhe paradigmatik i arsimit, shkencës dhe teknikës, kanë lozur një rol të rëndësishëm në këtë histori. E sidomos nëpër fazat ose etapat e ndryshme bihevioriste ose postbihevioriste në SHBA-a etj.

Fuqia e madhe ushtarake, politike dhe ekonomikët së bashku me arritjet dhe përparimet e fuqishme industriale dhe teknologjike, pos tjerash sollën edhe ngritjen ose formimin e lëvizjeve, qarqëve ose organizatave të njohura elitare të fabrikantëve, fermerëve ose sipërmarrësve të fuqishëm amerikan së bashku me qarqet ose elitat e njohura shkencore, intelektuale, kulturore, akademike ose gazetareskë në SHBA-s mbi bazën ose ideologjinë (kauzalitetin) njohur të suksesit, efikasitetit, ndershmërisë, ligjeve, rregullave dhe kontrollit. Kështu që në kuadër të kushteve dhe rrethanave të reja shoqërore, qytetare, industriale, ekonomike, sociale dhe politike në SHBA-s etj: Profesorët ose politologët e njohur amerikan, në kuadër të Universitetit të shquar të Çikagos, e ngritën ose themeluan dikur Shkollën ose Katedrën e njohur të politologjisë ose shkencave politike, krahas Katedrës së njohur të psikologjisë klinike dhe asaj politike ose analitike.

Një digresion:

Meqë termi ose nocioni politikë ose 'politika' në Antike, e kishin kuptimin e pushtetit qytetar dhe demokratik mbi shtetin, duke menduar në polisin (shtetin) dhe moralin ose etikën mbi shtetin (polis-etika) sipas Platonit dhe Aristotelit etj. Për Tukididin, të gjithë njerëzit ose qytetarët (e Athinës etj.)-ishin ose janë shtet-qytet ose qytet-shtet. Filozofia greke mbi shtetin dhe pushtetin u bartë edhe në Romën Antike dhe gjithandej.

Në mesjetë ndërkaq, politika u kthye ose shndërrua në "regnum"(sundim ose pushtet absolutist) ku roli i kishës ishte dominant ose ambivalent.

Ndaj, sipas Shën Augustinit, që nga themelimi ose gjeneza e tyre dhe deri me sot, ka pasur përplasje, kolizione, antagonizma, divergjenca, kontroversa ose diskrepanca të ndryshme në mes "civitas terrenit" ose "fushës qytetare dhe politike" dhe "Civitas Deit"(Shtetit të Zotit).

Toma Akuinski ndërkaq, asokohe i dallonte (veçonte) metodat politike dhe jopolitike të shtetit dhe pushtetit, duke u shprehur se "Politika Ars Prutendta Est" (Politika është Art i përvojes dhe zgjuarësisë),. Duke pleduar në "Prudentia Administrativa", "Prudentia Arcitektonica" etj.

Politika pra, është art i sundimit ose qeverisjes së atyre që janë me të zgjuar ose më të fortë mbi të paaftit ose despocistët.

Makiaveli, në stilin dhe cilësinë e filozofit ose mendimtarit kryesor të periudhës së Humanizmit dhe Renesansës, ishte i mendimit mbi divorcin (ndarjen) ose dikotominë e domosdoshme në mes etikës (moralit) dhe politikës.

Përderisa në epokën e re (moderne ose bashkëkohore) politika me ndihmën e politologjisë, filozofisë, sociologjisë, psikologjisë, antropologjisë, ontologjisë, epistemologjisë dhe shkencave tjera shoqërore ose humaniste, si dhe në bashkëpunim me shkencat natyrore ose teknike: Politika u bë "Virtus Politique" (Virtyt Politik) në raport me "Auctorititas Veritas Facit Legem", ku "autoriteti i shtetit dhe pushtetit, dhe jo e vërteta e bëjnë ligjin" (Veritas, non Auctoritas Facit Legem)

Ndonëse, sipas Aristotelit, shpirti në brendinë ose substancën e tij përmban ide dhe idetë janë të konceptuara dhe perceptuara përmes inteligjencës së njeriut në kuptimin e njohur se shpirti e ushqen trurin dhe truri e ushqen shpirtin e njeriut: Me kalimin e kohës do e kemi transformimin ose renesancën e njohur të shtetit, pushtetit dhe politikës nga "Civitas (Dei) në "Res (publika) etj. E tërë kjo falë evolucionit, progresit, emancipimit dhe inteligjencës së njeriut etj.

Dekarti e përcakton inteligjencën si "mjet për përfitimet e shkencës dhe teknikë perfekte të lidhur me një pafundësi gjërash".

Leibnitzi i referohet inteligjencës si një shprehje e nukleusit progresiv të vetdises së lartë, arsyes dhe ndërgjegjes.

Vet fjala ose nocioni inteligjencë vjen nga fjala latine 'interlligere', që do të thotë të krijosh ose organizosh relacione, respektivisht marrëdhënie midis marrëdhënieve ose lidhje midis lidhjeve. Ky term ose nocion është prezantuar dhe konfirmuar edhe nga Ciceroni, Sokrati, Platoni etj....Sipas tyre inteligjenca (inteligjencia) është ajo që bën njeriun të kuptojë dhe pranojë më mirë jetën, botën, natyrën dhe vetveten e tij.

Ndërkaq, sipas Aristotelit, trupi, mendja (truri) dhe shpirti i njeriut janë të pandarë në kuptimin e asaj se shpirti i ka dy anë ose pjesë të tij: pjesën racionale dhe pjesën irracionale.

Ndaj, gjithnjë sipas Aristotelit, shpirti në brendinë ose substancën e tij përmban ide dhe idetë janë të konceptuara dhe perceptuara përmes inteligjencës së njeriut në kuptimin e njohur se shpirti e ushqen trurin dhe truri e ushqen shpirtin e njeriut.

Për Hegelin ndërkaq, inteligjenca është gardian ose kujdestari i të gjithë jetës koshiente (logjike) ose psikologjike.

Përderisa, Imanuel Kanti e shikonte dhe kuptonte inteligjencën vetëm nëpërmjet bashkimit të saj me intuitën dhe sensibilitetin, si dhe me ndërthurjet ose ndërvarjet totale dhe absolute që burojnë nga dija, evolucioni dhe përvoja e njohur e njeriut.

Shopenhaueri e shihte inteligjencën si nënshtrim të shpirtit dhe vullnetit njerëzorë, gjegjësisht si elementin e parë krucial ose esencial.

Se këndejmi, Darwin, në librin e tij “Origjina e specieve” pohon se "qenia njerëzore është kurorëzim i evolucionit dhe progresit, dhe inteligjenca është ajo që i dallon ose diferencon njerëzit prej kafshëve".

Në psikologji, inteligjenca ka dy elemente kryesore që dallojnë një person inteligjent nga një person jointelegjent ose më pak inteligjent: Energjia ose kapaciteti për të punuar dhe krijuar si dhe performansa dhe sensibiliteti.

Me fjalë tjera, një person inteligjent, intelektual ose performant në fusha të ndryshme, ka një kapacitet pune dhe një nivel ose radius lëvizjeje dhe energjie krijuese ose inovatore shumë më të madhe, sesa një person jo inteligjent ose më pak inteligjent.

Në këtë prizëm, të ndikuar paksa edhe nga filozofia sociale e Thomas Robert Malthusit i cili mbeshteste faktin se burimet ose resurset natyrore janë të limituara dhe se njerëzit mbi bazën e njohur të zhvillimit, intelektualitetit, akribitetit, luciditetit, subtilitetit dhe inteligjencës së tyre, konkurrojnë për burimet, vlerat ose resurset e njohura globale ose universale. Psikologët janë të mendimit se është e drejtë sovrane dhe legjitime e personave intelektual dhe inteligjent të sundojnë ose mbizotërojnë mbi personat jo intelektual, jo inteligjent ose më pak inteligjent.

Personat me probleme mendore ose me aftësi të kufizuara shpirtërore, emocionale, mentale (psikologjike), intelektuale dhe profesionale, nuk arrijnë dot të identifikojnë në mënyrë korrekte, racionale, koshiente ose logjike detyrën ose misionin e tyre, të planifikojnë projekte dhe strategji kognitive, intrinznike, ekstrinznike, profesionale ose inteligjente për zgjidhjen ose tejkalimin e problemeve të ndryshme akute ose kronike, t'i kontrollojnë ose monitorojnë sjelljet, veprimet ose reagimet e tyre dhe kështu me radhë. Ndaj, nëse ka diçka inteligjente, racionale, morale, njerëzore ose humaniste tek njeriu i ditur, njeriu i thellë, intelektual dhe patriot, sipas filozofisë dhe psikologjisë politike, ajo patjetër do duhej të zbriste ose ulej në fushën ose terrenin e njohur të arsyes dhe ndërgjegjes së lartë njerëzore ose qytetare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat