Serbia një gozhdë e ndryshkur, e ngulitur në kurriz të Ballkanit

Opinione

Serbia një gozhdë e ndryshkur, e ngulitur në kurriz të Ballkanit

Nga: Dedë Preqi Më: 9 tetor 2023 Në ora: 18:16
Dedë Preqi

Sikur Serbia, po bëhët si një lloj gozhde e ngulitur në kurriz të Ballkanit perëndimor, dhe e cila po qëndron ashtu e veçantë dhe e pa transformuar për të gjetë rrugën e saj paqësore me vendet fqinjë, ku pas shumë luftrave pushtuese dhe humbjeve të shumë jetëve njerëzore, dhe tani as që pendohet dhe të filloj një rrugë të re paqësore e fqinjësore.

Edhe njerëzit primitiv do t’a trajtonte ekzistencën dhe mënyrën e jetës së vet, por çka është e veçanta dhe e rëndësishme kur jeta e ka një domethënje specifike dhe si rrjedhojë, asaj kur i mungon liria, harmonia dhe mirëqenja, si edhe shumë elemente tjera që i japin jetës kuptimin e vet njerëzor e parimor, por kurrsesi nuk do të zhvillohej dhe harmonizohej përmes forcës dhe ndikimit të dhunës, që do t’a gjente rrugën e saj të qetë dhe të lumtur.

Është shumë e çuditshme, sikur Sërbia, me lojrat e saj dinake dhe politikat e tilla shofene, sikur do t’i kërkonte demshpërblim Kosovës, dhe vendeve tjera që u shkakëtoi lufta pushtuese e shkatërruese apo kjo në të kundërtën do t’a luante rrolin e viktimës, jo, jo, kjo nismë ka domëthënjën e rrolit të djallit, sepse në realitet, Kosova dhe gjithë rajoni duhet ti kërkojnë dëm-shpërblim Sërbisë, për luftën dhe dëmët e shkakëtuara, të cilat qojnë deri në gjenocid.

Edhe më herët se nga viti 1968, para një gjysmë shekulli, Kosova e kishte kërkuar Republikën e vet dhe Kushtetutën e saj, sikurse republikat tjera, të cilat i kishin atributet e tyre shtetërore, por që jetonin bashkarisht në një federatë problematike, dhe Kosova, mbetët më e mbrapambetura në gjitha aspektet zhvëllimore, sepse e kishte të theksuar cungimin e lirisë dhe demokracisë njerëzore.

Prandaj, kur liria e këtij populli po vonohej dita-ditës e më shumë dhe fati i popullit shqiptarë vetëm po nëpërkëmbëj, intelektualët, punëtorët, bujqit, studentët dhe të rijtë e Kosovës, nuk mund të rrinin duarkryq, duke nxitur organizimet ilegale politike të rinisë shqiptare brenda dhe jashtë kufinjëve të vendit deri në arritjen e qëllimeve të tyre, për liri dhe barazi.

Në vitin 1974, Kosova i fitoj disa të drejta dhe Kushtetutën e saj, që më parë nuk i kishte dhe u bë element konstituiv i federatës jugosllave, mirëpo kjo kushtetutë ishte vetëm një lloj lodre brenda saj, sepse në Beograd përgaditëshin të tjera plane për ta zhbërë Kushtetutën e saj, duke i zënë pretekste demostratat shqiptare, sidomos demostratën e vitit 1981, dhe të tjerat.

Në kohën e Millosheviqit, u hartue Memorandumi i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Sërbisë, në të cilin iu dha viza më famkeqe politikës së Millosheviqit, për ta zhvendosur popullin shqiptarë nga trojet e veta, dhe Kosovën ta kolonizojnë me popuj sllav nga viset e ndryshme të Serbisë.

Millosheviqi nuk ishte i vetmi strateg dhe antishqiptar, që projektonte politikën e shqiptarëve të Kosovës, por ky vetë e vazhdoj receptin e Qubrilloviqit, Grashaninit, Pashiqëve dhe shumë të tjerëve, duke e marrë iniciativën më fashizoide ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe të tjerëve, i cili dha urdhëra të burgoste dhe përsekutonte shqiptarët kudo që marshojnë dhe luftojnë të drejtat e tyre.

Serbia dhe politika e Millosheviqit, jo që i akceptonte kërkesat e shqiptarëve, por ato i dënoj në mënyrën më mizore dhe tragjike, madje kërkon edhe masa të rënda ndaj udhëheqësve dhe përkrahësve të tyre, duke vrarë, rrahur, malltretuar, arrestuar me qindra shqiptarë, dhe në këtë mënyrë, situata në Kosovë u përkeqësua edhe më shumë, sa që këto ngjarje dhe gjendjen e krizës në Kosovë, e përshkruajnë dhe komentojnë edhe midiat e ndryshme botërore.

Në Kosovë asgjë nuk zhvillohej e mirëfilltë, dhe kreu i Serbisë, Sllobodan Millosheviq, në çdo kohë përgaditi skenare të ndryshëme, dhe në çdo formë e rrethanë Kosova, të futej nën Sërbi, dhe ky realizim do bëhët në vitin 1989, kur edhe u suprimua Kushtetuta e Kosovës, e cila më nuk e kishte autonominë e vitit 1974, duke e hedhur si të pa vlershme.

Në fund të vitit 1989, në Kosovë shpërtheu revulucioni gjithëpopullor dhe dukët në hapësirën e saj të mvrejtur si një finiks i gjallë, i cili paraqitet me organizimin e disa intelektualëve shqiptarë, të prirë nga një letrar dhe guximtarë i kombit siq ishte dr.Ibrahim Rugova, duke promovuar LDK, si parti e parë pluraliste në Kosovë, e cila u bë lëvizje gjithëpopullore e shqiptarëve në Kosovë dhe jashtë saj, duke iu këndërvënë partisë moniste përballë.

Dr. Ibrahim Rugova dhe partia e tij, e kishin rrolin politik më pozitiv dhe moralo-njerëzor, duke inicuar dhe respektuar politikën e paqës dhe në kundërshtim me politikat e Millosheviqit, dhe duke kërkuar ndaljen e represionit dhe dhunës serbe, si dhe ndikimin dhe ndihmën e shtetëve të Europës, posaqërisht të SHBA-ve, sepse e dinte fare mirë pozicionin e fuqishëm të Serbisë dhe ndikimin e aleatëve të saj, që shqiptarët mund të bëhën në një mënyrë „mish për top“.

Ndërkaq, Serbia dhe udhëheqësi i saj Millosheviq, rrugën e paqës nuk e zgjidhte si opsion për shqiptarët, mëgjithatë bota e kuptonte se Kosova gjindej në një gjendje të pa durueshme dhe të dhunshme nga regjimi serb, me ç’rast në përkrahje të popullit shqiptarë dhe zë i fuqishëm ishte Amerika me aleatët e saj, të cilët edhe sot e kanë të njëjtin rrol, nga se veprimet dhe lojrat e Aleksandër Vuçiqit, nuk dallojnë nga të parasrdhësit të tij.

Pritja e shqiptarëve nuk kishte më kufij dhe durim, me çrast filluan aksionet guerile të grupeve vullnetare të armatosura shqiptare, dhe kjo rrjedhë ishte një realitet i rezistencës, kundër asaj që po ndodhte në Kosovë, dhe në nëntor të vitit 1998, doli në skenë UçK-ja, e cila filloi mobilizimin e saj anë e mbanë Kosovës, si edhe jashta saj, si një armatë e tërë gjithëshqiptare, kur gjendja e popullit shqiptarë të Kosovës, po keqësohej edhe më shumë.

Kosova e vitit 1999, ishte faza më dramatike e saj, e tëra digjej në flakë, populli i saj vritej në çdo kënd dhe mes të saj pa mëshirë dhe po dëbohej nga trojet e veta, dhe misionarët e diplomatët e huaj nuk lejoheshin të depërtonin nëpër vendet ku bëhëshin masakrat e popullatës së pafajshme shqiptare, për të mos njohur rrethanat dhe parë realitetin në këtë vend.

Serbisë, do i tërhiqej vërejtja disa herë nga diplomacija ndërkombëtare, posaqërsiht nga SHBA-të, me aleatët e saj Germania dhe Anglia, njëherazi i tërheqet vërejtja edhe nga NATO-ja, se mund të sulmohej, nëse nuk e ndal presionin dhe masakrat në veçanti ndaj popullatës civile.

Por, gjakpirsja Serbi, nuk e ndali hovin e saj, duke dëbuar afro tetëqindmijë shqiptarë nga trojet e veta, masakroj mëse 15 mijë civil të pafajshëm, dhunoj mëse njëzetmijë femra shqiptare, dogji dhe rrënoj me qindra objekte dhe kulte shqiptare, dhe kjo fushatë e saj tmeruese mbi popullatën shqiptare të Kosovës, e detyroj NATO-n, që të ndërmerr fuqinë e saj, dhe ta parandaloj një gjenocid të pa parë, që nga Lufta e Dytë Botërore.

Dhe me 24 mars të vitit 1999, bien bombat e para të Nato-s, në kryeqytetin e Kosovës në Prishtinë dhe qytete tjera të vendit, si dhe në qendrat kryesore të Serbisë, duke zgjatur 78 ditë bombardime, deri sa e dorëzojnë dhe e detyrojnë kapitullimin e saj, me nënshkrimin e një marrëveshje teknike në Kumanovë, të Maqedonisë Veriore, për tërheqjen e saj nga teritori i Kosovës.

Dhe sot pas 24 vitëve të tërheqjes nga Kosova, dhe mbas pavarësisë së saj, akoma manevron dhe përpiqet me lojrat e saj dinake, duke nxitur dhe përkrahur kriminelët serb lokal dhe të tjerë, që ta mbajnë peng veriun e Kosovës, për deri sa të gjejnë një situatë të përshtatshme që një ditë ta aneksojnë dhe pushtojnë veriun e këtij vendi përmes Asociacionit të komunave serbe, apo përmes organizimeve dhe grupeve terroriste.

Dhe me 24 shtator të këtij viti, në Banjska të Zveçanit, në Manstirin e këtij fshsati, bandat terroriste serbe të veriut dhe mercenar të tjerë planifikuan aneksimin e pjesës veriore të Mitrovicë, duke u ballafaquar me një rezistencë të fuqishme të forcave policore të Kosovës, me çrast humbi jetën rreshteri Afrim Bonjaku dhe plagosen edhe disa policë të tjerë, dhe për bandat e terroristëve nuk dihet saktësisht humbja e tyre, meqenëse kishte edhe mercenar të pa njohur, të cilët ishin të organizuar nga vetë Vuçiqi dhe logjika ushtarake e Serbisë.

Edhe mbas 13 vitëve të negociatave në Bruksel, që ka bërë Kosova me Serbinë, në ndërmjetësimin e Bashkësisë Ndërkombëtare, ajo akoma nuk e njeh rrugën paqësore dhe zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit, e cila është përgjegjëse e gjitha krimeve dhe tragjedive që i shkakëtoj popullit shqiptarë, dhe nuk i shkoj ndërmend ndonjëherë të kërkoj falje.

Por përkundër asaj, sot po e luan rrolin kyç të problemeve në Ballkan, duke mos e marrë ndonjë vërejtje apo ndonjë ndëshkim të merituar nga bashkësia ndërkombëtare, sikur sharra e BE-së, po atakohet në gozhdë, e cila tani më është e ndryshkur, por e luan rrolin e saj të mos lëkundjes dhe duket si një nyje shumë e rezistueshme ndaj presioneve të BE-së, dhe nëse BE-ja, nuk do të ndërmerr masa serioze ndaj Serbisë, për ta ndëshkuar në bazë të asaj që e ka merituar, sidomos në rastin e fundit që i kordinoi dhe i mobilizoi terroristat serb për ta aneksuar veriun e shtetit të pavarur të Kosovës, dikur do të bëhët vonë jo vetëm për rajonin, por edhe për tërë faktorin ndërkombëtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat