Duhet marrë një vendim: Shtet i pavarur apo Kosova e ndarë!

Opinione

Duhet marrë një vendim: Shtet i pavarur apo Kosova e ndarë!

Prof. Dr. Enver Bytyçi Nga Prof. Dr. Enver Bytyçi Më 2 dhjetor 2023 Në ora: 19:10
Foto ilustrim

Deklarata e Librun Aliut për përkohshmërinë e shtetit të Kosvës i ka trazuar ujërat. Disa i japin të drejtë, disa tjerë mendojnë se kjo deklaratë është e papërshtatshme. Dikush thotë se nuk i takon Liburnit të bëjë opinionistin, sepse është ministër i shtetit në qeverinë e zotit Kurti! Ka shumë mendime, shumë opsione dhe disa alternativa. Në fakt kjo deklaratë, të cilën zoti Aliu e mbrojti sërishmi një ditë më vonë, duhet sqaruar edhe më tej.

Së pari, Liburn Aliu ka bërë një betim në kushtetutën e Kosovës. Ndërkaq me deklaratën e tij ai konteston jo vetëm kushtetutën në të cilën është betuar, por edhe shtetin që buron prej saj. Kjo është shkelje e së drejtës dhe detyrimeve që ai ka në raport me shtetin, të cilit i shërben. Më e pakta deklarata e tij na bën me dije se Liburn Aliu nuk është i përkushtuar në detyrën e tij për forcimin e shtetit të Kosovës. Qoftë dhe për këto arsye ai nuk mundet dhe nuk duhet të jetë ministër e në funksione të tjera të këtij shteti. Madje as deputet i Kuvendit sovran të Kosovës sovrane!

Së dyti, Liburni e ka ndarë mendjen. Thotë se Kosova nuk duhet të ekzistojë. Ajo duhet bashkuar me Shqipërinë. Jam i bindur se këtij populizmi i përgjigjen pozitivisht shumica e shqiptarëve. Sepse ne shqiptarët besojmë më shumë dogmat e slloganet, sesa projektet. Dhe kjo është mirë. Ta ndajmë mendjen. Pra të vendosim se cila do të jetë e atrdhmja e Kosovës. Nga e ardhmja e Kosovës varet më pas edhe e ardhmja e shqiptarëve dhe e gjithë rajonit. Por unë në mënyrë të përsëritur po bëj një analizë:

E zëmë se Kosova duhet bashkuar me Shqipërinë. Madje, kam një parandjenjë se zvarritja e saj në rrjedhat e formimit të plotë të shtetësisë është produkt i këtij opsioni. Këtë opsion e mbështet edhe Serbia dhe miqtë e saj kudo në Europë, SHBA dhe në botë. Jo më kot prej 7-8 vitesh janë bllokuar njohjet e saj. Jo pa arsye favorizohet ose e pakta nuk ndëshkohet Serbia për shkeljet e saj dhe konfliktin që nxit në Kosovë. Qëllimi i Beogradit është ndryshimi i kufijve dhe ndarja e Kosovës. Këtë qëllim ata e kanë shprehur haptazi. Po cila është mënyra më e mirë për këtë opsion? Është formula e ndarjes së Kosovës midis Shqipërisë dhe Serbisë. Në këtë rast do të përfitonte Serbia edhe më shumë territore sesa veriu i Mitrovicës. A duhet të jetë ky opsion serb, edhe opsion i shqiptarëve. Në fakt është opsion i disa shqiptarëve, si kryeministri i Shqipërisë, ish-presidenti i Kosovës, e deri te Dardan Molliqaj. Nuk mund të them me gojën plot se kësaj kategorie i përket edhe Liburn Aliu.

Por ndarja e Kosovës në këmbim të bashkimit të pjesës së mbetur të saj me Shqipërinë është opsioni më i keq dhe më anti-kombëtar. Atëherë pse zoti Aliu rrëshqet në këtë batak? Mbetet për t‘u parë. Por për ta parë si duhet ai duhet të largohet nga detyra e ministrit dhe të renditet përkrah opinionistëve dhe analistëve si Baton Haxhiu e Dardan Molliqaj.

ta pranojmë se Liburni beson në bashkimin kombëtar pasi Kosova të zejë vend në OKB. Në këtë rast asaj i lind e drejta të bëjë referendum e të bashkohet me Shqipërinë. Por si do ta shfrytëzojnë këtë rast serbët e Kosovës për të kërkuar dhe ata t’i bashkohen Serbisë?! A llogaritet reagimi i tyre e për pasojë a do të shkohej përsëri në pikën zero, ku jemi sot, për të shtruar në tavolinë ndarjen e Kosovës?! Sigurisht që po. Dikush mund të thotë se në rastin e të qenit shtet, Kosova nuk e lejon këtë ambicie të serbëve të përkrahur nga Beogradi. Si do ta ndalojë këtë? Me luftë? Liburni duhet ta sqarojë modelin, format, mjetet me të cilat ai beson të sjellë bashkimin kombëtar. Me luftë apo me mjete paqësore. Ai dhe gjithkush tjetër duhet të na thonë se çfarë kanë në mendje! Pra duhet ta ndajnë mendjen me gjithçka, jo thjesht me spekullime.

Pra, në asnjë rrethanë Kosova e plotë nuk më rezulton se mund të bashkohet me Shqipërinë. Por a quhet bashkim kombëtar vetëm bashkimi i Kosovës ose Kosovës se mbetur me Shqipërinë? Sigurisht që jo. Duhen bashkuar të gjitha territoret shqiptare në Ballkanin Perëndimor. Por çfarë do të bëhet me Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi? Këtë askush nuk e përmend. Sepse në këtë rast do të digjeshin brenda zjarrit. Ta zëmë se duan ta bashkojmë dhe pjesën shqiptare të Maqedonisë. Po Shkupi, Kumanova dhe qytete të tjera shqiptare, ku shumicë janë maqedonët? Çfarë do të ndodhë me këto qytete?

Dikush nga faqja e tij e fb ose në këtë publikimin tim do të thotë: “Do të luftojmë”! Por nga fb-ku ama!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat