Apel për referendum kundër asociacionit serb në Kosovë

Opinione

Apel për referendum kundër asociacionit serb në Kosovë

Nga: Prof.Dr. Mehdi HYSENI Më: 7 dhjetor 2023 Në ora: 15:00
Autori Prof. Dr. Mehdi Hyseni

Akademia Shqiptaro-Amerikane e Shkencave dhe e Arteve në Nju-Jork, më 6 dhjetor 2023,  pas një debati të gjerë lidhur me situatën e tensionuar në Kosovë, pas 24 shtatorit 2023, kur Serbia bëri akt agresioni, duke futur forcat paramilitare e policore në  Manastirin “Banjskë” të komunës së Mitrovicës, ku vritet Afrim Bunjaku nga Samadrexha e Vushtrrisë, si dhe plagoset një polic tjetër shqiptar, pjesëtar i Policisë së Republikës së Kosovës, me ç’rasit përkeqësohen marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë, ngase një akt i tillë i agresionit subversiv-ushtarak të saj ndaj sovranitetit territorial dhe shtetëror të Kosovës solli buzë shpërthimit të konflitkit    serioz të armatosur mes dy vendeve.

Që atëherë e deri më sot, gjendja e mbrojtjes dhe e sigurisë së Kosovës është e brishtë dhe  shqetësuese, ngase Serbia e presidentit Aleksandër Vuçiq, si rrjedhojë e militarzimit intensiv , duke u pozicionuar në tërë kufirin e saj me Kosovën , ku sipas deklaratës zyrtare për media të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti: “  Serbia ka vendosur 48 baza ushtarake të saj”. Mirëpo, deri tani, këtë agresion nuk e ka ndëshkuar OKB-ja sipas Kartës së Kombeve të Bashkuara, ngase si sipas “KREUT VII: veprime në rast të rrezikimit të paqes, të prishjes së paqes dhe të kryerjes së një akti agresioni, duke u bazuar në “nenet  41 dhe 42  për ruajtjen e sigurisë dhe të paqes ndërkombëtare”, urgjnetisht do të duhej ta penalizonte Serbinë me sanksionet përkatëse ndërkombëtare.

Këtë gjendje të kërcënimit ushtarak të Kosovës, e dëshmojnë edhe arritja e kontingjenteve plotësuese ushtarake në Kosovë nga Britania e Madhe, nga Amerika, nga Italia dhe nga Gjermania etj., si përforcim i forcave ushtarake paqësore të KFOR-it. 

Për të tejkaluar një krizë të tillë mes Serbisë dhe Kosovës, e cila ka për pasojë imponimin e “Asociacionit të komunave  me shumicë serbe” në Kosovë, që paralajmëron kontestimin dhe mohimin e shtetit të pavarur të Kosovës, Kryesia e Akademisë Shqiptaro-Amerikane e Shkencave dhe e Arteve në Nju-Jork, lëshoi këtë:

                                          A   P  E    L

Për Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, për Albin Kurtin , kryeministër dhe për Glauk Konjufcën, kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës, që urgjentisht të bashkëbisedojnë me vendet e Kuintit në Kosovë, në mënyrë që t’i njohtojnë për hapat konkret të vendimmarrjes për mbajtjen e një Referendumi gjithëpopullor në përputhje me ligjin dhe me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, si dhe të parimeve të së drejtës ndërkombëtare dhe të dispozitave të Kartës së Kombeve të Bashkuara, ku e drejta e vetëvendsojes është postulati thelbësor i së drejtës ndërkombëtare dhe i rendit juridik pozitiv ndërkombëtar, ku të gjithë popujt gëzojnë të drejtën që vet të përcktojnë dhe të vendosin për statusin e tyre politik plotësisht në mënyrë të pavarur dhe pa përzierjen e shteteve të huaja nga jashtë, dhe duke u bazuar strikt në parimin e batazisë dhe të vetëvendosjes në zhvillimin ekonomik, social dhe kulturor etj.

Ndaj, secili shtet është i detyruar, që të respektojë të drejtën e vetëvendosjes në frymën e parimeve të Kartës së Bashkuar dhe të së drejtës ndërkombëtare.

Duke qenë se, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë  në Hagë, më 22 korrik 2010 ka miratuar Opinionin pozitiv se “Shpallja e pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2008 nuk cenon parimet e së drejtës ndërkombëtare”,  atëherë, në kuptimin juridik  e as në atë politik nuk e konteston mbajtjen e REFERENDUMIT GJITHËPOPULLOR në Kosovë lidhur me deklarimin  “PËR’ ose “KUNDËR” themelimit të “Asociacionit të Komunave  me Shumicë Serbe”, që Serbia dhe mbështetësit e saj me në krye Rusinë e Vladimir Putinit, ia kanë vënë si kusht qeverisë së Kosovës, gjoja për nënshkrimin e Marrëveshjes së Ohrit (19 mars 2023), e cila përmban njohjen de fakto të Kosovës nga ana e Beogradit, të cilën presidenti serb Alekandër Vuçiq ende nuk e ka nënshkruar, sepse është duke pritur rezultatin e zgjedhjeve parlamentare në Serbi, më 17 dhjetor 2023 nga të cilat shpreson se partia e tij do të dalë fitimtare, dhe kështu, edhe më tej , do të jetë në gjendje për ta shantazhuar dhe bllokuar procesin e negociatave në Bruksel, duke e kushtëzuar Kosovën, që të nënshkruajë “Asociacionin”-kapitullimin e palës shqiptare të Kosovës, sepse në  këtë rast, Serbia do t’ia arrinte, që ndërkohë të ndërhynte në punë të brendshme dhe të jashtme të Kosovës, duke e kushtëzuar me formimin e një “mini” Serbie në veriun e Kosovës, sipas modelit të “republika srpska” të Bosnjës, më 1992.

Sa më sipër, për të mos ndodhë  diç e tillë, si shkak dhe pasojë e Serbisë gjenocidale (1912-1999),  që përmes “ asociacionit” të rikthejë të “drejtën” e sovranitetit të saj kolonial në Kosovë, njëzërit kërkojmë që  Presidentja Vjosa Osmani, Kryeministri Albin Kurti dhe Kryekuvendari i Republikës së Kosovës, të mos pranojnë kurrfarë “asociacioni serb ” , që del jashtë kornizave të “Planit të Marti Ahtisarit” dhe të Kushtetutës së Kosovës. Por, në vend të “asociacionit”, të marrin pëlqimin e popullit për mbajtjen e REFERENDUMIT lidhur me këtë çështje, sepse askush nuk ka të drejtë, që të lidhë ndonjë marrëveshje a traktat me Serbinë, pa lejen e SOVRANIT.

Ndryshe, Kosova do të dëmtohet, sepse me përfundimin e “Marrëveshjes së Ohrit”, e cila gjoja përfshin të drejtën e njohjes de fakto të Kosovës, edhe më tej, do të ngelë jashtë Oranizatës së Kombeve të Bahkuara si shtet i papërfunduar në kuptimin juridik të së drejtës ndërkombëtare. Një kohëzgjatje të tillë, jashtë OKB-së, askush nuk do të mund ta llogaris, as OKB-ja, as BE-ja etj.

Nëse duam ta shpëtojmë rikolonizimin e veriut të Kosovës, patjetër, duhet të kërkojmë nga Serbia NJOHJEN DE FAKTO DHE DE JURE. Ndryshe, këtu nuk mund të ketë kurrfarë kompromisi politik e as kurrfarë kuptimi vazhdimi i Dialogut të Brukselit (2011-2023) derisa Aleksandër Vuçiq (president) , Ana Bërnabiq (kryeministe) dhe Ivicia Daçiq (ministër  i Jashtëm) janë betuar para popullit të tyre, se kurrë nuk do ta njohin de jure pavarësinë e Kosovës.

Andaj, neve nuk na mbetet rrugë tjetër paqësore, demokratike dhe ligjore veç se të deklarohemi me REFERENDUM “PËR” ose “KUNDËR themelimit të “Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe” në Kosovë.

 Nuk do të dëshironim që Qeveria dhe Parlamenti i TRESHES DRJETUESE të Kosovës (Osmani, Kurti, Knnjufca) t’i përsërisin të njëjtat gabime politike të ish-liderëve drejtues të Kosovës (2000-2023), të cilët  asnjëherë deri më sot nuk e kanë konsultuar popullin me anë të deklarimit përmes të REFREENDUIMIT, por kokë më vete, duke gjetur gjuhë të përbashkët me faktorët e jashtëm, kanë shantazhuar dhe kanë mohuar të drejtat themelore dhe kolektive të popullit, duke mos i dhënë rast, që të deklarohej për statusin dhe fatin e vet nën administratën e UNMIK-ut dhe, më pas, me t’u njohur Kosova nga ana e bashkësisë ndërkombëtare (nga më se 140 shtete të OKB-së), më 17 shkurt 2008.

Një diskriminim dhe anashkalim i SOVRANIT, bëri që të heshtet dhe margjinalizohet statusi politik i Kosovës, sepse  8 vjet rresht nën protektorain paqësor të UNMIK-ut, s’doli asnjë qeveri dhe, asnjë parlament, që të kërkonte mbajtjen e një REFERENDUMI për njohjen e së drejtës së vetëvendosjes së popullit të Kosovës! Si rrjedhojë statusi i Kosovës ngeli i pazgjidhur në kuptimin juridiko-politik të së drejtës ndërkombëtare dhe të dispozitave të Kartës së Kombeve të Bashkuara deri më 17 shkurt 2008, kur më 18 shkurt Amerika me George W.Bush në krye e njohu de fakto dhe de jure shtetin e ri të Kosovës, jo kurrfarë “kombi kosovar”. (Shih : “The United States has today formally recognized Kosovo as a sovereign and independent state. We congratulate the people of Kosovo on this historic occasion…” (https://2001-2009.state.gov/secretary/rm/2008/02/100973.htm 0

Në një kohëzgjatje të tillë të status quo-s së mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës, nuk ndikuan vetëm vendimet politike të njëanshme të Bernard Kushnerit (kryeshef i UNMIK-ut), por , para së gjthash gabimet kardinale politike të udheqjes së Kosovës, sepse asnjëherë nuk e morën mendimin e lirë, demokratik, të ligjshëm dhe paqësor të SOVRANIT.

(1) Së pari, në arritjen e Marrëveshjes së Rambujesë (23 shkurt 1999), nuk parashikuan mbajtjen e REFERENDUMIT për pavarësinë dhe vetëvendosjen e Kosovës;
(2) Së dyti, UÇK-në, cila kishte fituar luftën kundër Serbisë, e hodhën në rrugë si “organizatë pastruese’, pa bërë referendum, edhe pse ishte e njohur ndërkombëtarisht sipas kësaj Marrëveshjeje;

(3) Së treti, e shuan Qeverinë e Përkohshme, që ishte dalë nga lufta çlirimtare kombëtare e UÇK-së, pa referendum. Kështu, Kosova ngeli pa ushtrinë e saj çlirimtare;

(4) Së katërti, s’pati referendum për shpalljen e pavarësisë së Kosovës nën UNMIK-un;

(5) Së pesti, s’pati referendum për nisjen e Dialogut të Brukselit (2011-2023);

(6) Së gjashti, s’pati referendum për formimin e Gjykatës Speciale të Kosovës për Krime të Luftës në Kosovë;

(7) Së shtati, s’pati referendum për ndryshimin e emrit Kosova në Dardani ( të propozuar nga ASHASHA në Nju-Jork, 27 mars 2021) sipas

“M  E  M  O  R  A  N  D  U  M  I T

Me anë të cilit Akademia Shqiptaro-Amerikane e Shkencave dhe e Arteve  e Nju-Jurokut në Amerikë, me  vetëdije dhe me arsye të plotë (historike, politike e kombëtare)  KËRKON nga institucionet e sipërtheksuara që  në kuadrin e autorizimeve dhe të kompetencave ligjore dhe kushtetuese shtetërore si përfaqësues legjitimë dhe legalë të përfaqësimit dhe të mbrojtjes së interesave vitale të KOMBIT dhe të ATDHEUT, ta  MARRIN NË SHQYRTIM këtë MEMORANDUM tonin, që ka të bëjë me NDRYSHIMIN e  sintagmës  emërtuese nga  “REPUBLIKA E KOSOVËS” në  “REPUBLIKA E DARDANISË”. (Akademia shqiptaro-amerikane e shkencave dhe e arteve në SHBA, kanë një kërkesë për Kurtin dhe Konjufcën - Bota Sot ).

Fundja, edhe nëse Beogradi zyrtar  de fakto dhe de jure e njeh Republikën e Kosovës si kundërshpërblim për formimin e “Asociacionit serb”, qeveria dhe parlamenti i Kosovës, janë të obliguar që këtë opsion ta hedhin në REFERENDUM, sepse ligjërisht, do  të mbështetej edhe nga OKB-ja, sepse ka karakter ndërkombëtar, duke qenë se  shpallja e pavarësisë së Kosovës është në përputhje të plotë me parimet e së drejtës ndërkombëtare, ashtu siç ka konstatuar edhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë, më 10 korrik 2010.

Prof.Dr.Skënder Kodra (kryetar),

Prof.Dr.Mehdi Hyseni (nënkryetar)

Nju-Jork, më 7 dhjetor 2023

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat