Nuk na befason testi i PISA-s, ç’farë ka brenda kuadrit në arsimin tonë

Opinione

Nuk na befason testi i PISA-s, ç’farë ka brenda kuadrit në arsimin tonë

Nga: Dedë Preqi Më: 7 dhjetor 2023 Në ora: 21:59
Dedë Preqi

Për çfarë arsye shteti i Kosovës dallohet në nivelin më të ulët të arsimit, i cili u vlerësue këto ditë nga Instituti ndërkombëtar i  « PISA-s », për edukimin fillor dhe të mesëm, që merr për bazë fushën e shkencës, leximin dhe matematikën ? Në këtë Test, muarën pjesë shumë vende të rajonit dhe botës, ndër të cilat Kosova, radhitet një ndër vendet me nivel të dobët arsimor, apo në vendin e 76, nga 80 vende pjesëmarrëse.

Çka do të thotë kjo, se vendi jonë qëndron në një krizë arsimore dhe edukative, sepse vetë këto rrezulltate e tregojnë përspektivën e gjeneratës së re dhe të shoqërisë tonë, dhe jo se ky pozicion i jonë tregon gjithë shpërthimin e pozitivizmit në këtë shoqëri, duke treguar vet se i mungon diçka shumë e rëndësishme, që fillon dhe brumoset nga gjeneratat e reja.

Sëcila shoqëri njerëzore në aspektin e zhvillimit të saj, së pari duhet të merr obligim moral dhe institucional,  që ti mësojnë dhe edukojnë gjeneratat e reja, duke i verifikuar në bazë të procedurave pedagogjike, ashtu që këto gjenerata të përvetësojnë dijen dhe kulturën që trashëgojnë, dhe për të arritë qëllimin e dëshiruar, duhet shkencërisht identifikuar metodën e punës mësimore për të korrë suksese të nevojshme.

Edhe në shoqërinë tonë kosovare duhet të aplikohen këto metoda, të cilat janë të nevojshme, duke përcaktuar rrugën zhvillimore përmes normava dhe metodave pedagogjike, në kërkim të kërkesave reale të shoqërisë tonë bashkëkohore në avansimin e gjeneratave të reja. Tani mund të flasim natë e ditë dhe të japim leksione të ndryshme, pothuaj se e kemi të njohur modelin e punës frontale, por në shoqërinë tonë kosovare mungon vullneti dhe puna praktike, që janë detyrat më primare dhe esenciale për të ardhë deri te rrezulltatet e nevojshme.

Për fat të keq, problemet janë të lloj-llojshme në shkollat tona, jo vetëm të natyrës objektive, por edhe subjektive, meqenëse kemi shkolla me objekte dhe inventar jo të përshtatshëm dhe të shkatërruar për të zhvilluar proceset mësimore, sepse investimet kryesore nga pushtetet e mëhershme i kemi të orientuara dhe të adresuara më shumë në asfalte, se në asim.

Në planoprogramet mësimore të shkollave tona në arsimin e përgjithshëm hasim në shumë defekte,  në aspektin e lëndëve shoqërore, veqanarisht në lëndën e historisë, ku historia kombëtare merr kahe tjetër dhe jo ajo që është reale dhe e shkruar në arkivat shkencore. Prandaj, edhe në  disciplina tjera të karakterit shkencor ka mangësi të shumta organizative, ku ndjehët një vakum i madh dhe mungesë e unitetit ndërmjet nevojave konkrete të nxënësve që kërkojnë me të vërtetë dituri funksionale, gjegjësisht konkrete dhe aplikative.

Të gjitha këto metoda dhe shumë të tjera mungojnë në shkollat tona dhe nuk duhet të fajësohen vetëm nxënësit për praktikat e tilla, por duhet ta pranojmë se në shkollat tona, jo vetëm që nuk stërvitën shkathtësi dhe shprehi të caktuara pune, jo vetëm që nuk kultivohet qëndrimi mbi aplikimin e diturive në jetë, por në shkollat tona  përditë po shtohen  praktika të importuara dhe jo njerëzore, që anojnë drejtë mutacioneve jo normale dhe për gjeneratat e reja  po shkakëtojnë rrezikshmëri me pasojat të pa riparueshme.

Konsumimi i drogës dhe morfiumëve tjera të rrezikshme në shkollat tona të Kosovës është shumë evidente, me ç’rast janë evidentuar dhe ka shumë raste të pa evidentuara, që këtë produkt e marrin në forma të ndryshme nxënësit, apo fëmijë tanë në shkolla, në formën dhe shijen e cigarëve, duke e përdorë dorë nëpërdorë deri te më të vegjëlit, atëherë, çfarë po bënë kjo shoqëri kosovare dhe çka mund të presim nga gjeneratat e ardhshme, e cila po na shkatërrohet para syve tanë…

Kush duhet të kujdeset dhe të parandalojë këtë fenomen dhe fenomenët tjera të rrezikshme nëpër shkollat tona, kush duhet të jep këshilla dhe të zbatojë ligje, që këto dukuri të evitohen, apo të kontrollohen nën masa të rrebëta nga organet përkatëse dhe kontrolla e tyre të bëhët në çdo klasë dhe te çdo individ, në mënyrë që mos të dëpërtojë ky fenomen shkatërrues te fëmijët tanë. Të gjitha këto duhet të shkojnë përmes kanaleve përkatëse, por shtylla e të gjithave përveq prindërve, është edhe qeveria me ligjet e veta funksionale dhe efektive.

Arsimi në Kosovë, ka filluar rrënimin e vet që nga mbaslufta, me çrast nuk i është kushtuar përkushtim dhe seriozitet kësaj çështje të rëndësishme, por në një mënyrë ky institucion është shfrytëzuar në forma profitabile, me ç’rasdt janë krijuar Universitete dhe shkolla superiore pa kritere përkatëse, të cilat këto kritere të dobëta e kanë krijuar edhe frytin e tyre të dobët, me diploma të falsifikuara dhe të pa meriturara, që po na del sot para botës në këtë nivel të dobët, sikur është edhe rasti i PISA-s.

Dhe tani, sikur kemi të drejtë të kërkojmë se shkakëtari i këtij mos suksesi të PISA-s, të kërkohet vetën nga një përson apo duke iu drejtuar ministres së Arsimit z. Nagavci, dhe për atë, të kërkojmë shkarkimin e saj nga ky Institucion, jo kjo është një logjikë e sëmuar shoqërore dhe politike, e cila na i mjegullon rrugët tona, sepse një përson i vetëm nuk mundet ta zhvillojë dhe as ta zvetënoj arsimin tonë, por këtu ekziston një zingjir i vazhdueshëm i qeverive të kaluara dhe duhet të kalohet një periudhë e gjatë që ky zingjir të  shkëputët nga hallkat e tyre, duke ia zënë frymën arsimit tonë në gjitha nivelet e saj, duke ia zënë frymën dhe gjithë kësaj shoqërie dhe këtij shteti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat