Rama paralajmëroi vizitë në Kosovë, që të loboi mbi draft-statutin e tij!

Opinione

Rama paralajmëroi vizitë në Kosovë, që të loboi mbi draft-statutin e tij!

Nga: Sherif Ramabaja Më: 9 dhjetor 2023 Në ora: 15:15
Edi Rama

Rama këto ditë paralajmëroi vizitë në Kosovë. Ai do të loboi mbi Draft Statutin e tij mbi Asociacionit, që Kosova po detyrohet (deshi apo s´deshi) ta pranoi për Veriun e Kosovës.

Rama siç dihet para ca muajsh është deklaruar se ka hartuar një Draft Statut mbi Asociacionin dhe të njëjtin ia ka prezantuar bashkësisë ndërkombëtare, pa e njoftuar fare Kosovën, mbi veprimin e tij.

Këtë e arsyetoi se e ndiente obligim si kryeministër i shtet amë që ta avanconte përpara procesin e Kosovës, duke llogaritur që Kurti po shkonte drejt një konfrontimi me EU dhe SHBA.

Nga ngurtësia e qeverisë së Kosovës, kryeministrit Kurti, presidentes Osmani dhe organeve relevante të Kosovës, kemi arritur në një situatë që të tjerët të na prezantojnë Draft Statute, duke i përbuzur organet relevante të Kosovës.

Kësaj valleje i priu i pari Rama, po tash edhe EU doli me draft statutin e saj, e nesër nuk e dimë (Serbia, Rusia, Kina, Korea Veriore, Bjello Rusia, Palestina, Turqia etj.) se cilët do të paraqiten me D.Statutet e tyre.

EU po e mban ende të fshehur përmbajtën e tij dhe askush nuk e din saktësisht se si do të duket ai, po shqiptarët janë të sigurtë se do t´i acaroi edhe më tepër marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë, kur dihet që me Asociacionin do të udhëheqë Serbia e jo Kosova.

Tragjedia më e madhe është se Luginën askush nuk po e zë në gojë, kur realisht shqiptarët atje u janë nënshtruar diskriminimit e racizmit e jo serbët e Kosovës, të cilët jo që i gëzojnë të gjitha të drejtat, për të cilat edhe bashkësia ndërkombëtare është e bindur.

Sa për ilustrim vlen të ceket se serbët qe dy decenie nuk paguajnë as ujë e as rrymë, sillen e bëjnë çfarë duan, pa guxuar kush tua prish tymin e cigares, por Kosova po obligohet që t´ua ofroi edhe Asociacion.

Pra tash Rama po ballafaqohet edhe me konkurrencë nga bashkësia ndërkombëtare dhe për të lobuar mbi Draft Statuti i tij, ka vendosur që ta marr një tur nëpër Kosovë që ta shpalosë dhe prezantoi punën e tij para opinionit të gjerë.

Problemi më i madh është se Rama me qëndrimet e tij është shumë mirë i njohur për popullin e Kosovës, prandaj nuk dihen si do të reagojnë dhe çfarë qëndrimi do të mbajnë ndaj tij.

Të gjithë do të dëshironin që atmosfera të jetë vëllazërore, pa marr parasysh qëndrimet e kundërta që do të paraqiten, po mund të ketë edhe emocione të fuqishme, duke e llogaritur skajshmërinë e qëndrimeve kundërthënëse.

Rama do të përqendrohet vetëm në dokumentin e hartuar dhe të formuluar në letër, kurse populli i Kosovës nisen në gjërat praktike, zbatimin e tij. Letra dhe përmbajtja në te do të jetë vetëm formalitet. Me një fjalë me vetëdije apo pa vetëdije po përgatitet Bosnja e dytë dhe do ta kemi po ashtu kopjen e nacionalistit dhe racistit Dodik në Kosovë.

Kosova duhet ta kuptoi se Rama, i cili i ka përfunduar kurset e enverizmit, nuk i kupton apo nuk donë t´i kuptoi këto gjëra .

Ta kujtojmë kur diktatori Enver Hoxha deklaronte: për çështjen e Kosovës (këndej apo andej)  me jugosllavët nuk do të kemi problem. Pra e njëjta maksimë vlen edhe për Ramën tash. E pranuam këtë apo jo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat