Paradoksi i kohës, janë shqetësuese protestat e Policisë së Kosovës!...  

Opinione

Paradoksi i kohës, janë shqetësuese protestat e Policisë së Kosovës!...  

Nga: Ismail Muçiqi Më: 9 dhjetor 2023 Në ora: 16:32
Ismail Muçiqi

Ka kohë që përmes lëvizjeve sindikaliste po shprehën pakënaqësitë e ndryshme të punëtorëve qoftë në sektorin publik njashtu edhe në disa ndërmarrje të cilat janë të lidhura me prodhimin e ekonomisë së Kosovës.

Deri tani si motiv i këtyre protestave është kërkesa për rritjen e pagave dhe beneficioneve tjera të cilat lidhen me rrezikun dhe natyrën e punës të Policisë së Kosovës.

Protestat e njësive elite që po ndodhin për here të dytë para Qeverisë së Kosovës dhe Institucioneve tjera të Shtetit janë të pajustifikueshme dhe shumë shqetësuese për opinionin Kosovarë. Këtë që e thamë po e bazojmë me shtetet me sisteme dhe rend Kushtetutës demokratik.

Njësitë elite të Policisë janë mekanizmat elitare të cilat duhet të garantojnë rendin, qetësinë dhe sigurinë qoftë nga brenda njashtu edhe sigurinë e sovranitetit të vendit. Këto lëvizje përmes protestave bëjnë me dyshu se diçka nuk është në rregull brenda institucioneve.

Është i pakuptimt veprimi dhe organizimi për ta shprehur pakënaqësinë nga ana e institucioneve të sigurisë kur dihet se Ministri i Punëve të Brendshme po ashtu edhe Drejtori i Policisë janë pjesë e qeverisë në pushtet.

Nëse në këtë drejtim Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sfeqla ka përgjegjësi për ndërtimin e politikave racionale në harmoni me interesat për rendin, ligjin dhe sigurinë e qytetarëve ai duhet të jetë në ballë të zgjidhjes së problemit për të ja përmirësuar kushtet e punës organeve të sigurisë, përkatësisht Njësive Speciale të Kosovës të cilat po përballen gjithnjë e më shpesh me rrezikun nga krimi i organizuar dhe kriminelët e serbisë gjithandej kufijve të Kosovës.

Duhet theksuar se këto lëvizje me protesta sindikaliste po krijojnë huti në opinion, duke shkuar në atë drejtim se mos vallë institucionet tona të sigurisë po politizohen nga partitë politike dhe grupet e interesit.

Uroj që kjo mos të ndodhë, por përvoja e ngjarjeve të mëhershme që ndodhën me punëtorët e arsimit përmes grevave dhe protestave sindikaliste e zbuluan të vërtetën se ishin të instrumentalizuar nga politika e interesit të grupeve të ndryshme duke i manipuluar punëtorët e arsimit.

Tendenca të këtilla pati edhe në minierën e Trepçës tek minatorët e stantërrkut, si dhe në korporatën energjetike të Kosovës. Ka ardhur koha që më në fund Qeveria në pushtet përkatësisht Ministri i Financave i cili është mbyllur në kabinetin e tij më në fund të rishikoj politikën e buxhetit financiarë për tu marrur më seriozisht për kërkesat e Policisë në mënyrë që mos të vihet në pikëpyetje funksionimi normal i ligjit dhe rendit Kushtetues të Republikës së Kosovës.

Në fund po theksojmë se njësitë elite të Policisë së Kosovës kanë detyra speciale në interes të vendit e asesi më nuk duhet të rreshtohen para Qeverisë dhe institucioneve të shtetit për ti shprehur pakënaqësitë duke kërkuar kushte, paga dhe dinjitet. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat