Rrugët e Linda Ballukut, më të shtrenjta se ato të Luksemburgut!

Opinione

Rrugët e Linda Ballukut, më të shtrenjta se ato të Luksemburgut!

Nga: Xhevat Mustafa Më: 23 shkurt 2024 Në ora: 10:01
Xhevat Mustafa

Shkatërrimi, pa mbaruar akoma, i rrugës Korçë- Ersekë është një nga "kryeveprat" e panumurta të Rama- PS- qeverisjes! Ky lajm jo i beftë dhe jo i rrallë në këta mbi 10 vjet, krahas rasteve në "Autostradën e Arbrit" dhe gjetiu, përbën një nga skandalet e saj të panumurta për shpërdorimin apo më SHQIP, përvetësimin e shumë milionave në dëm të cilësisë, standardeve dhe jetëgjatësisë së rrugëve apo gjase autostradave në Shqipëri. Duke përsëritur veten dhe të tjerë, nuk përbën shkas apo arsye për çudi se 1 km rrugë me 2- 3 korsi apo "autostradë" me 4 korsi, të standardit allashqiptar, edhe në terren fushor e në periferi të qyteteve( si psh tek Astiri) ka kushtuar dhe kushton rreth 2- 3 fish më tepër se 1 km rrugë me 3 korsi, me cilësi të lartë dhe jetëgjatësi të madhe si dhe autostrada me 6 korsi në Gjermani, Belgjikë, Holandë, Luksemburg...Po kështu jo rastësisht e jo për çudi, edhe pse Rama me shoqe e shokë mburren vetë e nga ca miq ndërkombëtarë(sorosianë) se kanë bërë " veting e reformë në drejtësi" dhe kanë arritur "suksese" në luftën kundër korrupsionit, nuk i preket një qime floku e nuk i bëhet asnjë "pickim" ministres që ka firmos e vulos e mban më shumë apo e para përgjegjësi. Idea dhe mundësia e ndëshkimit ligjor të saj apo e atyre në të dy krahët apo poshtë saj, është fantazi apo si mrekullitë në ëndrrat e 1001 netëve...!? Por, edhe si "mrekullitë" që kanë përjetuar qytetarët amerikanë, ukrainas, palestinezë(kryesisht ata në Gaza)..., gjatë 3 viteve të mandatit presidencial Biden- Harris- Blinken!? Mbetet që ministrja Belinda Balluku, që na nxin për natë ekranet duke inspektuar projektet e veprave të saj dhe duke reklamuar mënyrat e ecjes e të buzëqeshjeve, efektet e seancave të kozmetikës, në palestra aerobie, të dietës si dhe rinovimin e garderobës së saj, të çojë ndërmend se në raste të tilla në vende ku ka shtete ligjor dhe drejtësi të vërtetë dhe të zbatueshme për cilindo, zbatohet, edhe pa u kërkuar, pra vullnetarisht, tradita, praktika apo akti i dorëheqies! Në mos të ketë menduar vetë ministrja dhe zv.kryeministrja Belinda Balluku dorë...heqien, të paktën të vendosë të heqë vetëm për tri ditë të këtij viti, më 29 shkurt 2024, më 9 tetor (në ditëlindjen e saj) dhe më 8 nëntor 2024( në ditëlindjen e partisë së gjyshit e të zemrës) "vesin gjenetik", edramisto- qeveritar..., të përthithjes apo të përlarjes së milionave dhe "veprave" me firma e vula, sikur të ishin gjela e pula!? Është e lehtëkuptueshme: t'i kujtosh dorëheqien Edi Ramës me shoqe e shokë dhe të shpërblehesh prej tyre me mirëkuptim, mirënjohje dhe reflektim konkret e të shpejtë, me këtë akt, është ngjashëm sikur të kërkosh e gjesh qytete dhe fshatra me alienë kudo nëpër tokë e botë! Ose: sikur SPAK- u të kujtohet se është sajuar e paguhet 10 fish më shumë se një rrogëtar e rreth 20- 30 fish më tepër se një pensionist shqiptar, vetëm për t'i vënë njerëzit, punët, drejtësinë, shtetin ligjor..., në këtë vend, pa u kompleksuar nga postet dhe pasuritë, në rrugë sa më të mbarë!? Kjo është një kërkesë elementare e normale qytetare dhe demokratike e aspak pretendim egoist i tepruar apo dëshirë përtej globale...!!!

Në mbyllje, për larmi forme, këtij shkrimi po i bashkëngjis tri fraza me doza humori, nga statuse të mia në facebook dhe një të një bariu rreth 45 vjeçar nga Kurveleshi, një muaj pa fjetur me gruan...:

Edhe opozitarët nuk u ngopën dhe lodhën duke "ia bërë mizën buall" Lindës!? Vërtetë është e kolme, po ajo nuk e hëngri rrugën?! As e futi në xhep...ose në një vend tjetër në trup...?!

Edhe këtë "goditje pas shpine", edhe pse i mbyllur në shtëpi, ia bëri Berisha, "të përgjumëve apo të pagjumëve për 1001 hallet e Shqipërisë e të shqiptarëve", Edi Ramës dhe Linda Ballukut??? "Sa të gjata i paska duart" edhe ky Berisha...???!!!

"Çfaj ka" Linda Balluku, që nuk i mbushet me miliona..."sëndyku"...???

Tundu- shkundu, moj bejkë e zezë, në më rënsh në duar, do të bëj të të fluturojnë mendt e kresë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat