80 vjetori i lindjes së akademikut z.Gazmend Zajmit

Opinione

80 vjetori i lindjes së akademikut z.Gazmend Zajmit

Nga: Mr.Donika Hoti Më: 7 shtator 2016 Në ora: 13:16
Donika Hoti

Akademia e Shkencave dhe Arteve të Republikës së Kosovës gjatë gjithë historisë së saj ka pasur anëtarët e saj të nivelit të lartë akademik të vlerësuar edhe me akademikët e shteteve evropiane dhe botërore. Mirëpo, me rastin e 26 vjetorit të miratimit të Kushtetutës së Kaçanikut dhe 80 vjetorin e tij të lindjes kam përzgjedhur të flas për akademikun Gazmend Zajmin dhe kontributin e tij të jashtëzakonshëm në të drejtën kushtetuese.

Kush ishte akademiku Gazmend Zajmi?  Gazmend Zajmi ka lindur me 20 qershor të vitit 1936 në Krumë të Hasit të Shqipërisë. Shkollimin fillor dhe atë të mesëm e kishte kryer në qytetin e lashtë të Prizrenit. Ndërsa, fakultetin juridik e kishte kryer në Beograd, mirëpo ambiciet e tija në sferën shkencore nuk kishin të ndaluar, ai përfundoi edhe shkallën e tretë të studimeve universitare në drejtimin juridik dhe politik në Beograd. Ndërsa, në vitin 1972 e kishte mbrojtur disertacionin e dokturaturës së tij në fakultetin e Shkencave Politike në Beograd me tezën e tij shkencore “Mbrojta e trajtimit kushtetues – juridik i gjuhëve të pakicave kombëtare në Evropë në mes dy luftërave botërore”. Pas mbrojtjes së tezës së tij shkencore në shkallën e tretë, z.Zajmi ka ushtruar për tri vite me rradhë funksionin e gjykatësit dhe kryetarit në Gjykatën e Rrethit të Prizrenit. Ndërsa me themelimin e Fakultetit Juridik në vitin 1961, u zgjodh si asisenti i këtij fakulteti në lëndën “E drejta kushtetuese”. Gjatë periudhës së viteve 1963-1967, z.Zajmi ishte zgjedhur si “sekretar i Kuvendit Krahinor” të Kosovës apo ekuivalenca e sotme“deputet i Kuvendi të Kosovës”.z.Zajmi edhe pse ishte përzgjedhur si “sekretari i Kuvendit Krahinor”, asnjëherë nuk e kishte lënë anash funksionin e pedagogut në Fakultetin Juridik.

Cili ishte kontrbuti i tij si profesor? Që nga viti 1968 z.Zajmi vazhdimisht kishte dhënë kontributin e tij në cilësinë e pedagogut në Fakultetin Juridik, pastaj ishte zgjedhur edhe kryetar i Shoqatës Krahinore të Pedagogëve Universitarë të Kosovës, duke vazhduar karierrën e tij profesionale si prorektorë i katredës së juridikut në Prishtinës, më pastaj bëhet edhe Rektor i Universitetit të Prishtinës, i katërti me rradhë pas z.Dervish Rozhajës, z.Idriz Ajeti dhe z.Feriz Krasniqi. Që nga viti 1979 z.Zajmi zgjedhet si Rektor i Universitetit të Prishtinës, pas emëritmit të tij si rektor mbahet mbledhja urgjente e Kryesisë së Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës dhe e Kryesisë së Komitetit Krahinor të Lëvizjes Komuniste të Kosovës dhe kuadrove kosovarë në nivelin e Republikës Federative të Jugosllavisë, në këtë mbledhje z.Zajmi ishte kundërshtuesi më i fuqishëm i ndërprerjes së “Protokollit të Bashkëpunimit të Universitetit të Prishtinë me atë të Shqipërisë në Tiranë”, z.Zajmi sërisht e kishte përpiluar një Protokoll ku parashihej riintergrimi i kombit shqptar në hapësirat e tij etnike, ku u përpjek me disa kolegë të tjerë ta kundështojnë këtë kërkesë antikombëtare, duke qenë këmbëngulës kategorikisht për prishjen e këtij “Protokolli”.

Cila ishte veprimtaria politike e akademikut Gazmend Zajmit? Pas pjesëmarrjes së tij në protesta studentore pushteti serb, e anatemoi bashkëpunimin në mes Universitetit të Prishtinës dhe atij të Tiranës, duke e akuzuar z.Zajmi nga niveli i kryesisë së KSAK-së, për organizimin e demostrave, pjesëmarrjen dhe kërkesën për t’u vazhduar  marrëdhëniet bilaterale në mes Kosovës dhe Shqipërisë për “Marrëveshjen Arsimore”. Për këtë arsye ishte suspenduar edhe nga pozita e Rektorit në vitin 1981.

Cili ishte roli i tij në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës? Si kryetar i “Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës” kishte arritur të hartonte këtë deklaratë kushtetuese, pas suprimimit të “Kushtetutës së Krahinës së Socialiste Autonome e Kosovës”. Por hartimin e këtij akti formal – juridik e kishte shtyer ta hartonte pas fjalimit të mbajtur të Sllobodan Millosheviçit në Fushë-Kosovë për ndër të “600 vjetorit të Gazimestanit”, ku i kishte paralajmëruar autoritetet dhe akademikët e Kosovës se çfarë do ta priste Kosovën tani dhe tutje pas suprimimit të Krahinës Autonome Socialiste të Kosovës.

Ndërsa, me 27 qershor të vitit 1993 deri me 20 qershor të vitit 1994 ishte kryetar i “Akademisë së Shkencave dhe Artëve të Kosovës” me përzgjedhjen e tij si kryetari i Akademisë ai kishte arritur të bëhet një vrojtues aktivë në jetën politike, mandej kishte lobuar për pozitën politike të brendshme dhe ishte lobuesi më i fuqishëm në botën e jashtme për të vërtetën e popullatës shqiptare në Kosovë.

Për çfarë njihej personaliteti i tij te popullata shqiptare? Z.Zajmi ishte përpiluesi i “Deklaratës mbi Çështjen Kushtetuese të Akademisë së Shkencave dhe Arteve” me 15 qershor të vitit 1990. Pastaj ishte përpilues i “Forumit Demokratik”, që i’u bërë kërkesa nga të gjithë përfaqësuesit e të gjitha subjekteve politike dhe shoqatave shqiptare me të cilën u kërkohej deputetëve të Kuvendi të Kosovës që të mbronin pozitën e tyre kushtetuese si “akt më të lartë juridiko-shtetëror”. Personaliteti i z.Zajmi zë vend të veçantë tek popullata shqiptare në Kosovë, pasi që vetë ky i fundit si kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve në kohën me kritike të çështjes politike shqiptare në Kosovë, ai e kishe hartuar deklaratën  kushtetuese e njohur si “Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut”, ku këtë akt juridik e kishtin lexuar deputet para ndërtesës së “Kuvendit Krahinor të Kosovës” apo “Kuvendi i Republikës së Kosovës”, nga deputetet e atëhershëm z.Bujar Gjuregjala  dhe z.Muharrem Shabani, figura e z.Zajmi u bë me e njohur më hartimn e “Kushtetutës së Kaçanikut”, ku ishte përkrahësi më i fuqishëm ndaj deputetëve të cilët e mbajtjen Kuvendin e Kosovës në Kaçanik edhe pse ishte e planifikuar të mbahet në qytetin e Gjakovës, por një gjë e tillë nuk u realizuar për arsye se forcat policore serbe kishin mbajtur tërë ditën orë policore.

Cila ishte krijimtaria e tij artistike? Një karakteristikë që e përben z.Zajmi është se ai ka qenë edhe anëtar i “Shoqërisë Kulturore Agimi” e themeluar në nëntor të vitit 1944 në qytetin e Prizrenit. Ai kishte marrë pjesë në Grupin e Muzikës Zbavitëse si udhëheq i dalluar së bashku me mikun e tij Petrit Nushin. Ku u vlerësohet ndër konbtribuesi më të madh për Shoqërinë Kulturore Agim dhe ishte bërë i njohur në kulturën arstike mbarë shqiptare.

Çfarë kontributi shkencore kishte dhënë gjatë veprimtarisë tij akademike? Të dhënat faktike tregojnë se z.Gazmend Zajmi i ka gjithsej 30 punime shkencore të publikuar, përbërja e tyre është katër me karakter monografik si dhe autor i librave universitare të Universitetit të Beogradit “Drustveno politiçki sistem Jugosllavije” apo në gjuhën shqipe “Politika shtetërore në sistemin e Jugosllavisë”. Në këtë sferë akademiku z.Zajmi është autor i një varg eseve që iu dedikohen fushës politike, si dhe njëherësh është autor i tre librave komponimesh dhe i librave me vargje në fushën e krijimtarisë muzikore dhe të poezisë.

Cilat ishin funksionet e tij gjatë karrierës?  Profesori i nderuar z. Zajmi gjatë karrierës së tij shkencore dhe atë profesionale kishte dhe këto funksione si shef i “Katedrës së Shkencave Shoqërore – Politike”, kryetar i “Shoqatës Krahinore të Politikologëve”, anëtar i “Kryesisë së Lidhjes së Shoqatës të Shkencave Politike të Jugsllavisë”, anëtar i “Këshillit Ekzekutiv të Shoqatës të së Drejtës Komparative të Jugosllavisë”, anëtar i  “Pleqësisë  Federative Juridike”, kryetar i “Bashkësisë së Univerteteve të Jugosllavisë”, anëtar i “Komitetit të Përhershëm të Konferencës së Rektorëve të Evropës”.

Si njihet akademikut Gazmend Zajmit në botën akademike? Gjatë karrierës së tij profesionale dhe në botën e tij akademike, z.Zajmi ka marrë pjesë në një varg supoziumesh shkencor si në atë vendore dhe ndërkombëtare. Gjithashtu ishte anëtar i Redaksisë së Enciklopëdisë Politike në Beograd. Ndërsa, vitin e kaluar i është bërë 20 vjetori i vdekjes së tij, pasi që ai kishte ndërruar jetë me 10 mars të vitit 1995 në kryeqytetin kroatë në Zagreb.

Me çfarë mirënjohje është shpërblyer për veprimtarinë e tij shkencore? Për sa i përket rezultateve të arritur në botën akademike të këtij personalitetit puna e tij shkencore u dekorua me tri urdhra me “Urdhrin e Punës me Kurorë të Artë”, me urdhrin e dytë “Urdhrin e Vëllazinim Bashkimit” dhe me urdhrin e tretë  “Kurora e Artë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat