Zoti dhe krimineli

Opinione

Zoti dhe krimineli

Nga: Ilir Muharremi Më: 8 shkurt 2018 Në ora: 22:14
Ilir Muharremi

Gjykatësit fetarë nuk dëshirojnë ta vrasin kafshën sepse presin që ajo më parë të përulet pranë tyre. Ja fetari i zbehtë e ka ulur kokën pranë Zotit dhe syri i tij fillon të fletë  me shprehje përçmuese, në radhë të parë ja bënë trupit e pastaj në shpresat e kota shpirtit. Budallai fetarë nuk është i revoltuar, por i padijshëm, i revoltuar është njeriu ateistë i cili ngre krye kundër Zotit, ngjanë me të revoltuarin metafizikë sepse konteston qëllimet e njeriut dhe krijimit. Kontesti ndodh kundër fatit njëri dhe Zotit. Zotit jo si qenie, nëse e mohon si qenie përbuzë njerëzimin sepse njerëzimi e radhit aty, por mohimi i bëhet më shumë si zotërues. Ky ateistë mendon se ka të drejtë ta mohojë, ndonëse nuk e përjashton Zotin, por kërkon të fletë me të si me të barabartin.

Njeriu ateistë nuk është i mirësjellshëm në dialog me Zotin, por afirmon polemikën dhe dëshirën e fitores. Ateisti denoncon Zotin si baba të vdekjes dhe skandaleve të ndryshme, vrasës të pamëshirshëm dhe prurje të gjeneratave të reja në jetë, ndonëse pa dëshirë. Ateisti refuzon fatin e tij të jetuarit dhe të vdekurit. E refuzon fuqinë e cila e shtyn të jetoj në këtë fat. Edhe Zoti edhe ateisti ndodhën në të njëjtën histori dhe mbretërimi ateistë është shumë i përkohshëm krahas me mbretërimin e Zotit si superior. Por ateisti i cili vazhdimisht mohon, dallon nga i revoltuari metafizik i cili gjatë gjithë kohës sfidon. I revoltuari metafizik kërkon përmbysje të Zotit, sepse vetëm në këtë moment ai pranon drejtësinë, ta krijoj me duart e veta fatin, kurse ateizmi e mohon, por edhe në ateizëm ka revoltë siç  ndodhi me Nietzschen i cili njihet me “Zoti ka vdekur”. Pastaj ateisti fillon mbretërinë e re e cila do të kalojë nëpër krim të tmerrshëm, dhe pasoja. Pasojat nuk i detyrohen ateistit dhe revoltës, në radhë të parë revoltës. Ateisti fillon të lodhet ndërmjet pohimit dhe mohimit dhe i lëshohet mohimit të çdo gjëje ose e dërgon veten në nënshtrim të plotë.

A duhet të dënohet krimineli? Zoti zbret fjalët më të lehta ja çka vërejta te Zaratthustra: Armiku quhej keqbërës, jo armiku mbetet armik, fjalët e Zotit aty qenë të buta. Pastaj, rrugaçi u quajt i sëmurë, jo mbetet i sëmurë, dhe idioti u quajt mëkatar. Idioti mbetet idiot s’është mëkatar. Gjykatësi pyet për kriminelin: Përse e kreu vrasjen? Avokati vërsulet: E bëri nga vetëmbrojtja. Ndërsa, unë përgjigjem: Shpirti i tij qe i etur për gjak, nuk ishte viktimë krimineli. Ndjente erën e ëmbël të thikës. E tëra kjo ju dha mundësi nga Zoti sepse shpirtin dhe gjakun e trashëgoj nga ai. Kush është fajtori? Jo ekzekutuesi, por krijuesi i ekzekutuesit. Aty duhet të dënohet fajtori. Arsyeja e njeriut qe e mjerë në këtë rast dhe çmendia e tejkaloj. Arsyeja dhe çmendia e bindi për rëndësinë e gjakut. Nietzsche te Zaratthustra pohon: “Crëndësi ka gjaku” ajo i tha “Nuk po përfiton nga rasti që të paktën të vjedhësh? Apo të hakmerresh?”. Krimineli sheh drejtësi te arsyeja dhe fjalët e saj qenë shigjeta në momentin kur e kreu vrasjen dhe vjedhjen. “Nuk deshi të turpërohej nga çmendia e tij”, shkruan Nietzsche. Prapë pushton faji dhe arsyeja bëhet shumë e ngurosur dhe sikur vetëm pak kokën kjo arsye ta lëvizte, gjithçka te ai do të rrokullisej poshtë.

Krimineli është njëri me plotë sëmundje që vijnë nga shpirti dhe kërkojnë prenë e tyre. Në kokën e tij vërej lëmsh gjarpërinjsh dhe asnjëri nga ta nuk bënë paqe, secili për vete kërkon gjahun. Dhe ja: Shihni këtë njëri të mjerë të dënuar nga Zoti, plotë vuajtje në shpirt dhe këtë shpirt vetëm deshi ta interpretoj dhe interpretimi rrodhi si impuls krimi dhe vrasje, etje për thikën. Ky njeri u sëmur nga ajo që tashmë identifikohet si sëmundje. I shkakton dhimbje dhe shkakton dhimbje.

Nëse do ta gjykojmë Zotin, atë duhet ta bëjmë prej së larti dhe e keqja qe e nevojshme për krijimin hyjnor, për ateistin është e papranueshme. Ateisti krijon personazhin në vete i cili nuk do t’i besoj Zotit misterioz, por parimit më të lartë: drejtësisë. Ai e fillon sulmin njëkohësisht religjioz, radhitet i kundërt. Misteri refuzohet në formë eksplicite, por edhe Zoti si parim i dashurisë. Nëse Zoti në tokë e shpall vuajtjen e fëmijëve dhe vdekjen e hershme të tyre, e ku e vuajnë tmerrësisht prindërit, dhe faji mbetet në duart e Zotit për një të vërtetë e cila as që ia vlen të ketë ndonjë çmim në bazë të kësaj. Dhembja dhe e vërteta këtu refuzohen nga ateisti. Por, ja edhe nëse Zoti do të ekzistonte, e vërteta nuk duhet të paguhet me të keqen, vuajtjen dhe vdekjen e padrejtë të fëmijëve të pafajshëm. Një farë forme Zoti na ngarkon fajin që në lindje. Nuk e meriton dashurinë e njeriut. Pas vdekjes së fëmijëve të pafajshëm mund të vije edhe deri tek pranimi i fesë, ose ndodh nga thelbi i revoltës refuzimi total i Zotit , mallkimi në thellësi i tij. Këtij prindi nuk i nevojitet jeta e pavdekshme dhe një tregtim i tillë i Zotit është mallkim. Zoti nëse do ishte i mirë do ofronte mirësinë pa kushtëzim, por njeriu në këtë rast shtron kushtet e tij. Zoti këtë mund të dijë, andaj e dënon kështu njeriun. Pasi njeriu ndjehet i dënuar, shpëtimi i tij është te sfida dhe mohimi i Zotit. “Tërë shkenca e botës nuk ia vlen lotët e fëmijës” bërtet Ivan Karamazov. Ai nuk e mohon këtu të vërtetën, por shton se ka të vërtetë dhe kjo është e papranueshme sepse është e padrejtë. Ateisti shpall luftën e drejtësisë kundër të vërtetës. Ateisti i vetmuar pak edhe moralist duket si Donkishot metafizik.  Ai nuk solidarizohet me fetarët dhe kështu refuzon qiellin. Ateisti do të vazhdoj ta vë Zotin në pozitën e fajtorit duke refuzuar besimin në të ashtu siç refuzohet padrejtësia. Prapë, njeriu mund të heq dorë nga gjithçka përveç jetës së tij. “Unë jetoj” thotë Ivan-i duke vazhduar “Sikur të mos kisha besim tek jeta, sikur të dyshoja në gruan që e dua, në rendin universal, i bindur përkundrazi se gjithçka është vetëm një kaos ferri i mallkuar, edhe atëherë megjithatë do të dëshiroja të jetoj”. Ai vazhdon të dëshirojë të jetoj pa e ditur arsyen e jetës. Ateisti e di se nuk ka pavdekësi, e as ndëshkim ndaj së keqes, por beson në vuajtjen sepse ekziston, por prapë nuk ka fajtorë dhe se zinxhiri është i pranishëm, në fund gjithçka barazohet. Ky është ligji i natyrës e jo i Zotit. Gjithçka lejohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat