Njefsh e mos pafsh apo mos njefsh e mos pafsh! - Bota Sot
Njefsh e mos pafsh apo mos njefsh e mos pafsh!

Opinione

E enjte, 18 tetor 2018

Njefsh e mos pafsh apo mos njefsh e mos pafsh!

Nga: Sinan Kastrati Më: 13 prill 2018 Në ora: 10:21
Sinan Kastrati

Edhe njëherë rreth deklaratave të “doktorit” të historisë, Jakup Krasniqit  “Në luftë kishte vetëm një UÇK, sa për FARK-un lufta s’do të ndodhte”

Dhe mesele e mahi të katundit Turjakë e Zatriqit

Nuk iu besova syve se edhe Jakup Krasniqi, “dokror i shkencave humanitare” mundet me thënë se sa “për luftë”, nuk do të kishte sikur mos të ishte “uçk-ja”.

Unë shpesh jam kritikua nga “shokët” komunistë, të sojit të Jakup Krasniqit pse po i fus në thonjëza (“ “) fjalët “luftë”, “beteja”, “uçk” etj. dhe... “uçk-në” e Jakup Krasniqit.

Thonjëzat nuk do ti heq.

Por, JO, në asnjë mënyrë, dhe me asnjë fjalë, nuk e kam nënvleftësuar luftën e vërtetë të popullit tim, sakrificën e jashtëzakonshme për liri dhe pavarësi, ku është bërë kurban gjaku i shenjtë i Familjes së Mixhës Shaban Jashari nga Prekazi, djemëve e dajëve, Hamzë e Adem Jasharit dhe mijëra luftëtarëve të vërtetë anembanë Kosovës.

Te reagimet e juaja nuk është halli te lufta dhe vlerat e shenjta të saj por, ju shihet se shqetësimin e keni se si të mbeteni në pushtet sa më gjatë e ta vidhni edhe më shumë at popull të mjerë në Kosovë.

Ju, e në radhë të parë ti, Jakup kerkushi,  nuk duroni që dikush  te kritikojë padroniët e juaj që ti ke më së shumti, si në rastin konkret, kur ju hartalloseni kunder FARK-ut dheheronjëve të vërtteë, ushtarakëve të karierës e atdhetarëve të dëshmuar të shqiptarisë.

Përndryshe, pse ti Jakup Krasniqi, si kur të kishe luftua për Kosovën, asnjëherë nuk e përmend Metush Krasniqin, atdhetarin më të madh në këto 100 vjet? Pastaj, Kolonel Ahmet Krasniqin ... por vetëm Adem Demaçin dhe komunistët e Shqipërisë, që s`janë tjetër por bolshevikë të konvertuar në “socialistë”.

Jakup, po dal te deklarata e jote që u publikua në shumë portale por pasi që unë nuk kam mundësi me i pasur gazetat, u bazova në ato çka ti kishe thënë, nëse janë për ti besuar:

“NË LUFTËN E KOSOVËS KISHTE VETËM NJË UÇK

Nga Konferenca Ndërkombëtare e Rambujesë, pas pjesës se dytë të mbajtur në Paris, me FARK-istët që mrizonin në Shqipëri kam pasur disa takimi në Laprakë të Tiranës dhe ju pata bërë ftesën për të hyrë në Kosovë ku edhe zhvillohej lufta. Në ketë kohë është përgatitur edhe Plani për Operacionin Shigjeta të cilin e pat udhëhequr z.Ministri i Mbrojtjes, Fatmir Limaj.

Pra se të hartohej Operacioni Shigjeta, unë asokohe si zëdhënës i UÇK-së dhe Zëvendëskomandant i saj isha në Tropojë ku ekzistonte një formacion i armatosur që pretendonte të hynte në Kosovë. Në atë kohë vec kishin filluar bombardimet e NATO-së dhe udhëheqësit e ati formacioni ushtarak që më vonë u shndërrua në Brigadë pas vrasjes se dëshmorit Agim Ramadanit dhe u pagëzua me emrin e tij, pra Brigada Agim Ramadani. Në ketë formacion edhe kishte pjesëtarë të Farkut të Laprkës, por simbolet e tyre ishin të UÇK-së. Aty kishte edhe shumë pjesëtarë që e kishin themeluar UÇK-në, siç ishte edhe dëshmori Xhemajl Fetahu, Nasim Haradinaj e shumë të tjerë. E dija historinë e disave, por kur unë isha atje e formova bindjen se ishin shkëputur nga ajo që po e thonë sot. Ndoshta prezenca ime i kishte bërë atëherë që të heshtin. Ky formacion ishte i UÇK-së, individualisht kush si e ka quajtur veten e tij, nuk dua të merrem, s e kjo çështje as atëherë e as sot nuk ka ndonjë rëndësi. E rëndësishme është se ishte momenti i fundit që ai formacion t’i arsyetonte shpenzimet financiare që i bënte. Këtij formacioni i është dhënë ndihma e nevojshme dhe e kërkuar nga SHP i UÇK-së. Ketë (ndihmën) mund ta konfirmoj edhe Gjenerali (Komandanti ) i nderuar i Shqipërisë – Kudusi Lame, i cili edhe ka shkruar për ketë çështje.

Veç edhe një gjë dua të them. Sa për Farkistet lufta në Kosovë kurrë nuk do të ndodhte, ata veç emrit nuk kishin asnjë aktivitet tjetër. Dhe thirrja sot pas 19 viteve në farkizëm nuk i nderon as të rënit e as të gjallët e mbetur.

Të gjitha aktivitetet politike, brenda e jashtë atdheut i kanë bërë drejtuesit e SHP të UÇK-së. Diçka nga këto i kam sqaruar mirë edhe më gjerësisht në librin tim: Kthesa e Madhe – Ushtria Çlirimtare e Kosovës.”

Jakup, unë do të besoja sikur ti dhe shku yt, i partisë së re, “nisma”- Fatmir Lima, të dinit së pakut për termat ushtarakë,  më të thjeshtë siq është psh fjala (termi)  “Batalion”, “Brigadë, “Luftë”, “Fitore”, “Taktikë”, “Tërheqje”, “Kapitullim” etj. A i keni dëgjuar këto fjalë?

Sa për “kapitullim” e “shpartallim” e di se edhe ti i din pa lexuar asnjë Enciklopedi Ushtarake” e sa për me lujt, shulin e me e shkrep naj pushkë e pishtole në ndonje ndejë, odë apo hotel, këte e besoj, hiç mos trego.

Jakup, atherë, kush ishte Sali Çekaj, Anton Çuni edhe ushtarakët e tjerë, me dhjetëra?

Jakup, a e kupton fjalën “idiot” në pedagogji?

Më duket se ti po mirresh edhe me prejardhjen e fjalëve dhe me “Etimoligji”

E pra, ti je idiot, që as rrobat ushtarake nuk ke ditur me i veshur.

Ti e Fatmiri, bashkë me Kudusi Lamën e ... Agim Cekun edhe ata pakë “dokumentarë” e ndonjë letër që e kanë hudhur FARKISTËT në WC, ju e keni marrur si të TUAJÊN, sikurse edhe kumtesat e lpk-së, ku Serbia vrante e ju shanit, ose ju vranit (shqiptarë) e Serbia shante.

Rrustem Berishën nuk ta përmenda për shkak se ai i ka hy në B... Ramushit e nuk don të tregoj se cila ka qenë e vërtata dhe “e vërteta” e asaj “lufte” dhe “shigjetës” që edhe ti paske qenë “zëvendëskomandant”, he mozamakeq.

Jakup, ju e keni humbur busullën e durimin dhe me plot gojën po të them se NUK KENI LUFTUA, AS NUK KA PASUR LUFTË.

Luftën e kanë bërë NATO-ja kundër Serbisë për shkaqe humanitare. Kjo është katër cipërisht e vërtetuar që vetëm qorrat partive në pushtet nuk e pranoni. Shul e shqip, ju nuk e keni çlirua Kosovën.  

Jakup, nëse pretendon me shkruajt ndonjë libër “historie” ndonjëherë, hiç dorë nga ilizionet, fantazia e ... konspiracioni e inati sepse ti as nuk e ke pasur vendin në luftë e as në politikë. Ty, të ka takua një në vend ne hajat të odës e me profesion, me qenë qaban i dhenëve.

Mëso më shumë e lexo doracakët e historisë, jugosllave sepse, bindu se është në intersin tënd!

Serbët kanë luftua dhe janë më atdhetarë se ti e udheheqja e atyre formacioneve që ti e ju iu thoni “u ç k”. Ketë, për serbët e pranon edhe ish Gjenerali i NATO-s, Wesley Clark, që e ke të përktyer një libër në gjuhën shqipe, se ti tjetër gjuhë përveç, me “shkrua” se me folur nuk e dinë.

Edhe pakëz për titullin “Doktor Shkence”.

Jakup, titullin shkencor, Doktor” në Angli, Gjermani, ish Jugosllavi ... dhe në Suedi, e marrin ata që janë njohës të shkencave, ata që njohin disa gjuhë dhe ata që me punën e tyre shkencore e pushtojnë botën shkencore, pa frigë.

Doktora të shkencës kemi pasur, dikur edhe në Shqipëri e në Kosovë.

Po ti përmendi disa se të mbetet “hatri”: Aleks Buda, Gazmend Shpuza, Hysni Myzyri, Dhimitër Antoni, Hysen Kordha, Hamit Kaba, Kristo Frashëri, Marin Barleti, Muin Çami, Selami Pulaha, Stefanaq Pollo, Zihni Haskaj, Zija Shkodra, Xhelal Gjeçovi, Viron Koka, Muharrem Dezhgiu, Shaban Braha, Myslym Islami, Kristaq Prifti, Ali Hadrie ... “Jakup Krasniqi” etj. Në “fushën” tënde më i njohuri ka qenë historiani, ish ministër cili e ka njohur italishtën më mirë se italianët. E ai është  .... Aleks Buda ndërsa në shkencën albanalogjisë ka shumë. Albanologët, pra edhe historianët, historiografët, nuk po ti tregoj se të dhemb kryet e të ngritet “shiqeri”.

Në Suedi, Jakup doktora të shkencës, ka ndoshta sa në Kosovë, gjithashtu shumë. Ani pse këtu është djepi i shkencave të natyrës dhe të atyre humanitare, Akademia Mbretërore, Univerizteti i Upsales, Univerziteti i Lundit. Në Suedi ndahet edhe çmimi NOBEL, në disa fusha dhe një në Osllo Njëri nga ta është edhe Styre Alen, tash pensionist i cili e ka pasur vendin në karrigen e 18-të Akademisë së shkencave dhe është kryeredaktor i fjalorëve enciklopedikë në 28 vëllime. Ai ka njohur shumë gjuhë e shumë shkenctarë, perveç teje.

Për këtë “çmim” e patët propozuar edhe Hashim Thaqin, ish artakin tënd.

Tash e ke radhën ti të propozohesh për NOBEL. Do të kesh mundësi, nëse vjen të ulesh me pricesha e me mbretëresha, drenicaku i fillim viteve të 1950-ta.

Një pyetje për funs, ty Jakup, “doktori” i shkencave të “historisë” dhe tash edhe i atyre “ushtarake”: Pse ndahet çmimi NOBEL, dhe pse ndahet një çmim, çmimi NOBEL për paqë në Osllo të Norvegjisë kur dihet se A. Nobeli është suedez?

Prap nuk po mund të shkruaj për Turjakën se shkrimi për Jakupin doli i gjatë dhe nuk po mundem me u “nda” ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test