“Skandërbegët” e Fishtës me flamuj partiak - Bota Sot
“Skandërbegët” e Fishtës me flamuj partiak

Opinione

E diel, 21 tetor 2018

“Skandërbegët” e Fishtës me flamuj partiak

Nga: Kalosh Çeliku Më: 11 tetor 2018 Në ora: 08:54
Kalosh Çeliku

Im Atë, Emin Çeliku: kaçak mali me mauzerrin nateditë gjithë jetën hedhur krahut e mbi krye në shtrat, “nagëntin” me fishek në gojë, hanxharin nën jastëk me mollët e kuqe të iltaljanit dhe “kashikarat” e serbit (dardhat “turke”) në xhepat e strukes pas dere, si fëmijë sugar i pushtuar nga ajo kohë me xhinde në Vendlindje rrëzë Çukës, shpeshëherë ma përsëriste edhe një thënje të tij historike brez pas brezi pranë Oxhakut me zjarr, flakë, shpuzë mbi saç e nën çerep, në Shtëpi: Kush, e pickon me guxim si burrat në felet e hazdisura fushore Xhypkën azgane, që i kanë kërcyer bythët gati mbi shpinë si dy kunguj Stambolli palare, e ndezë zajarrin tymeflakë nën Dardhat e shartuara gorrice me dardha “turke” të Xha Derallës. Edhe, atë: Flakada, mes shiut rrebesh e borës me stuhi maleve, përmes mjegullave e Qiellit në “hava”, në Shqipëri Etnike. Përtejë Hënës kulaç me yje mbi kokë, nën hijet e Dardhave “turke” tek Përroni i Thanës me burime malore: Dimrin e Madh Historik përmbi lisa, xixa-xixa në Çelëvjollcë. Shiu, kur bie litarë, rrëke mbi Shtëpi goditur me breshër e rrufe: borë, acar e akull nën strehet e çative, për Atdhe. Me sa duket, është edhe Porosia e tij e fundit historike përpara ikjes nga kjo jetë e “vëllazërim-bashkimit” e tim Ati. Zjarrit Madh Shqiptar me flakë duke i fry maleve dhe për oxhaku nëpër frengji me vite përmbi çati.

Zjarr me flakë, rrëzë Çukës të cilin e përcillte nateditë Oxhaku tradicional i Babait, pasardhës i Dervish Emin Çeliku (Xhambazi). Krahut djathtë të Dervish Carës, në Betejën e Katllanovës (1844). Kaçakut të maleve, që brez pas brezi përmes oxhakut të Shtëpisë mbi çati, përcillte xixa zjarri në Qiell, Dimër e Verë ndizte zjarre. Qoftë, Dimëri Madh me borë e akull, apo Verë me vapë. Trashëgimi e përditshme tradicionale kaçake, që shumë politikanë, rrufjanë: “artistik”, kakademikë e “analistë” politik me këmbët dhe trutë në legen para kamereve televizive, sot non-stop lehin laam-laaam në Facebook për “liri”. Dukuri e zakonshme “patriotike” politike që vazhdon edhe sot e kësaj dite për “Shqipëri Etnike”. Fatkeqësisht, më shumë e pështyjnë veten e ngritur palare shullani mes ferrave kulaq “përhava” në Qiellin e hapur me yje e Shqipërisë martire, sesa Skënderbeun dhe Popullin Historik Shqiptar?!

Thashë, herët në shkrimet e mia publicistike, se: në politikë nuk ka besë. Selën e “dogji” Taçi Vojvoda dhe, e vrau Lëvizja “Besa” për pushtet argati në zgjedhjet lokale (2017), e jo huliganët e “vëllezërve” të Shtetit të “përbashkët”. Aqmëpak, Ali Ahmeti me BDI -në. Politikanët e paaftë shqiptarë me bagazh të trashëguar komunist mbi samarë, ishin ato kalorës të arratisur neokomunistë, apo “demokratë me besë”?! Qafë për qafe me “vëllezërit” e Njerkës në Qeveri. Shumë pak rëndësi ka në këtë shkrim publicistik, fenomeni trashëguar me vite i partive politike shqiptare. Përmëtepër, si Dukuri negative “ptriotike” në politikën shqiptare të “vëllazërim-bashkimit”. Kohën e PPD -ës (Pavarësisë të IRJ të Maqedonisë)  pa asnjë kusht politik, në fillim si Lëvizje Politike Shqiptare e më vonë si parti politike, që e përbaltën plisin e bardhë shqiptar tradicional duke e vënë në kokë si dukje “patriotike” e reklamimeve (mashtrimeve) nëpër manifestime partiake, dhe zvarritur rrugëve për pushtet argati nën flamurin partiak?! Pastaj, PDSH -ja Shqiponjën dykrenare kuqezi. Simbolin e flamurit kombëtar të Shtetit Shqiptar e “murosi” pa njërën kokë e fletë jashtë Kalasë Dardane në flamurin partiak si një sorrë skelete e varur në një shkop shelgu mes fushe e livadheve partiake.

Kulminacioni politik, i pjellave tyre të radhës mes shqiptarëve me nënë e pa “babë” në Shtëpinë Publike(?!), Lëvizja Politike Shqiptare me “besë”, e përdhosi Besën Historike Shqiptare, mu si motrat e saja paraprake rrospia me nga dy-tre “burra” në shtrat të partive politike shqiptare. Edhe, sot e pyes Veten dhe Popullin Shqiptar: Ne, shqiptarëve: A, na ka mbetur më pa e përdhosur edhe ndonjë hero, ose simbol trashëgimie të të parëve tanë trima, krenari historike shqiptare?!

Po, e them me plot gojën edhe në kët shkrim publicistik: Viti i Skënderbeut. Hero kombëtar legjendar, që trumbetohet sikur të ishte festë historike e partive politike në pushtet: Shqipëri, Kosovë e IRJ të Maqedonisë, a është “fitore” e partive politike shqiptare, apo e mbarë popullit shqiptar?! E di populli shqiptar. Ndoshta, kjo edhe është “fitorja madhore” e fundit e kopilave të Njerkës! Jo se, ne shqiptarët: Nuk kemi ende burra “mejdani” me nga dy-tre kryetarë të Partive Politike e “komandantë” lufte pa ushtarë pas Lufte, vetëm me një “Asker”?! Edhe, ai: i vetëshpallur si Komandant “Askeri”, por nuk kemi më simbole historike e heronjë kombëtar për ta varrosur për së gjalli popullin shqiptar. Themelimin e partive të reja politike, pela fushe me çka do ta mashtronim ende me “fitore” njëpartiake politike dhe përbaltim edhe në të ardhmen të kaluarën tonë historike. Paaftësi politike e këtyre politikanëve të dalldisur dhe arratisur, që sot janë rrokur jo për herdheve të Kalit Skënderbeut, por për hebeve të Kalit Shemës pas porte. Pavetëdije, mu si tek ajo përralla popullore, kur Dhelpëra dinake bie në gropë dhe i thotë Ujkut: Kumbarë, lësho rrënjën, kape këmbën!

Tashti, si shpesh pa pikë marreje e turpi në konferencat maratonike partiake - propagandistike politike para kamerave televizive në mjetet e informacionit, pas përçarjeve të zakonshme historike në Partitë politike shqiptare me “besë” e pa besë, liderët “kuqezi” e përmendin edhe, Pajtimin Kombëtar të Rilindasëve Shqiptar: Platformë e “përbashkët” e partive politike shqiptare. Cili do ta thirrë Takimin e radhës në Tiranë?! Radhën, thonë ato e ka PDSH -ja e Taçi Vojvodës. Edi Rama, shkon edhe më larg: gjatë fjalimit para Forumit rinor të partisë së tij ka deklaruar se Partia Socialiste ka meritën më të madhe për miratimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve në Maqedoni. Sipas tij, pa Partinë Socialiste, dikur miratimi i tij as nuk mund të imagjinohej. Pavetëdije,  e pohon dyshimin e palës “maqedonase”,  se: Platforma e “përbashkët” e Partive Politike Shqiptare është nënshkruar në Tiranë?! Platformë politike, që asaj kohe çoi mjaftë pluhur koluareve të partive politike “maqedonase” në mjetet e informacionit.

“Fitore” e Pirros, që pak para disa ditësh në një emision debativ televiziv, i doli zot edhe “Skanderbegu” i fundit Zaev (”Shpëtimtari” i shqiptarëve)?! Ende jo, Lëvizja me “besë” shqiptare edhe, në Përvjetorin e vdekjes të Skëbderbeut. Ali Ahmeti (nuk e mori mbi vete): Pyetjeve provokuese të gazetarëve iu përgjigjë, kodër pas bregu: Miratimi i ligjit për Gjuhën Shqipe në Kuvend, është meritë e atyre heronjëve dhe dëshmorëve, që e dhanë jetën dhe derdhën fushave e maleve gjakun e tyre për Atdhe. Ndërhyjë, Unë si autor i këtij shkrimi publicistik: Përkarshi, sokaqeve të “turqëve” myslimanë të Shkupit me “Din, Iman e Besë”, që në vend të shkollave shqipe, haptas kërkojnë ndërtimin e xhamive me dy e tri minare edhe në mes të parqeve (gjelbërimit). Dhe, hapjen e gjimnazit në fshatin Studeniçan, në afërsi të Shkupit edhe në gjuhën turke. Fshatra të Karshiakës, ku kam punuar pesëmbëdhjetë vite me radhë si mësues, në shkollat e para në gjuhën shqipe, asaj kohe të mbuluar me mësuesë shqiptar nga ministri i arsimit, Ernest Koliqi. Vendbanime të Malësisë Shkupit, ku fshatarët nuk e dinin as edhe një fjalë të vetme në gjuhën turke edhe pse deri në vitet e ’80 –ta, ishin të regjistruar si turq “ehamdurila”.

Pas demonstratave të studentëve (1981), banorët e kësaj ane u regjistruan si shqiptarë. Shkaku kryesor, që në IRJ të Maqedonisë edhe sot e kësaj dite ende nuk kemi regjistrimin e banorëve që jetojnë dhe vdesin në shtetin e “përbashkët”. Rrezik, që në regjistrimin e ardhshëm me hapjen e shkollave në gjuhë turke me “arsye” materiale dhe fetare, këto banorë të kësaj ane, përsëri të deklarohen si “turq ehamdurila”.

Kohë shterpë kjo, pasi Kuvendi i IRJ të Maqedonisë, javën e kaluar e miratoi Ligjin për përdorimin e gjuhëve të bashkësive etnike me të cilin avancohet përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe në të gjitha organet e pushtetit qendror. Ligji u miratua me 69 vota për, asnjë kundër dhe asnjë të përmbajtur. Në seancë nuk morën pjesë deputetët e opozitës maqedonase të udhëhequr nga VMRO DPMNE e cila këtë ligj e cilëson si antikushtetues. Ligjin, pas disa ditëve nuk e nënshkroi edhe Presidenti i Republikës (Ivanovi), e ktheu prapë në Kuvend. “Ligj” për të cilin sotpërsot, nuk ka nevojë populli shqiptar. Rrethana politike në IRJ të Maqedonisë, me rritje të dukshme të ekstremizmit politik “maqedonas”, krah për krahu me politikën e sotshme shqiptare, kur fjalimi i Edi Ramës mund t’ju shërbejë qarqeve politike për të kundërshtuar ligjin me këmbëngulje. 

Kryeministri, Edi Rama ka pasur mundësi më të mira në kohë tjera për t’i shpalos planet e tij politike “patriotike” shqiptare. Proces politik me të cilin si popull mbytemi me shekuj, kur Shteti Shqiptar: Nuk ka pse të ngurojë për të drejtat e shqiptarëve në Trojet e tyre Etnike jashtë kufinjëve të Atdheut. Ndoshta, do të duhej të ishte edhe pak më i zëshëm rreth gjendjes politike të shqiptarëve, sesa për ligjin duke shfrytëzuar veton  si Kryeministër, apo me forma tjera politike të sanksioneve.

Amani, lëreni rehat popullin shqiptar! E kënaqët me Takimin e kaluar të Platformës “përbashkët” të partive politike shqiptare me të cilën edhe ngritët mjaftë pluhur përmes mjeteve të informacionit. Pajtimin e gjaqeve mes shqiptarëve gjoja të Anton Çetës?! Aqsa, për çdo natë në debate televizive të varura e të “pavarura” me “analistë” politik me këmbët dhe trutë në legen, tashti u “zgjuat” tym e mjegull para popullit shqiptar.

Edhe, bisedimet e fundit mes palës greke dhe “maqedonase”, pa palën shqiptare si argatë historik në ndërtimin e Shtetit “përbashkët” me emër gjeografik, dhe kusht: Ndryshimin e Kushtetutës, heqjen e emrave të rrugëve, aeroportit “Aleksanadër Makedonski”. Përmendores së tij në sheshin “Makedonija”, Olimbisë me fëmijë në bark, gji e prehër  dhe Filipit me grushtin lartë si Xhaxhi Enver në mes të Shkupit, janë kushte të papranueshme me rrënimin e tyre në emër të popullit shqiptar. Koha erdhi, siç duket këtyre grave e burrave me prejardhje shqiptare t’u dalim zot edhe në Shkup. Ndodhë, në rast rreziku po të jetë nevoja të dalim krahpërkrahu edhe me protesta paqësore.

E keni nëpërkëmbur me vite Popullin Shqiptar deri në vdekje me këto kalorës të dalldisur e arrtisur politik të nënkryem nëpër poste politike për interesa materiale personale, partiake, klanore e familjare me kërkesa “modeste” luksoze: këmisha, kravata e çorape. Pushime verore e pritje të Vitit Ri me çmime astronomike nëpër hotelet e botës. Vite krize ekonomike të shekullit, kur populli shqiptar është në rrezik me votat e të cilit erdhët në pushtet dhe, sot vdesë edhe për bukën e gojës. Mirë, do të ishte ju si parti politike shqiptare të mos thirrni më asnjë Takim të “përbashkët”, po të ikni me kokën nën këmbë në Histori. Burra tjerë do të jenë ato që do t’i prinë në ballë Popullit Shqiptar!

Mendjen e vrisja natedidë, shteg gardhi për ta shti gjithësesi në dorë një Xhypkë azgane! Zanë Mali që si fëmijë më kishte dhënë gji me Dy shtamba për jetë mes xhindeve tek Pragu i derës, në  Katund. Zjarri të më ndizet flakë me dëllinja të buta nën Dardhat Gorrice te Përroni i Thanës. Maleve, matanë Çelëvjollcës, përoxhaku t’i dalë flaka e tymi mjegull shtëllunga-shtëllunga mbi çati. Mëkat historik, edhe patriotik-erotik, që nuk e kishte ndezur me vite në Qytetin e qyqeve me zjarr  Mikja Di nën Rrap me dy shtamba verë e dy-tri shamia lidhur për brezi?! E, shi sot e ndizte Xhypka azgane tek “Parku i Grave” me dajre, së cilës atë natë i kishte vdekur papritmas burri pranë Lumit në breg të Vardarit. E bëri pazar Plakën me dy shtëllunga leshi që t’ia ruaj kufomën, përderisa ajo do të merrte pjesë në dasmën e kojshive, përdredhë bythët në valle. Dhe, me një këngë patriotike-erotike - zjarr: Përderisa, e hiqte vallen me shami iu përgjigjë me këngën antologjike Plakës Marsit të shtëllungave leshit në Prag të Pranverës Shqiptare:

      Plaka e Marsit:

      Nuse, a do të m’i japësh shtëllungat e leshit?

      Din-ka-kaaa. Din-ka-kanka. Dajret e cucave.

      Nusja me pashterkë të kuqe duke hequr vallen me shami pa e ndalur këngën, i përgjigjet me zë përmes dajreve:

      Në t’i jap -e, moj Nane, si s’ti jape -jo!...

      Unë, nuk jam Parti politike shqiptare me “besë”     

      E mbaj premtimin e dhënë, dhe besën -o...

Plakës duke e ruajtur “xhenazen” atë natë, dikur i ikën sytë në tavan, ku ishte e varur një copë pastërma për Dimër. E mori një shkam dhe hipi të pres me thikën e brezit një kafshatë. Papritmas, i rrëshqiti këmba dhe u rrëzua mbi “xhenaze”. Tëëërrt, pordhi “xhenazja”. Plaka u tremb dhe shkoi ta pyes përsëri Nusen, që në krye të grave e hiqte vallen me shami. Ngadalë, i afrohet dhe i pëshpëritë në vesh: Nuse, a pordhë xhenazja? Nusja duke hequr vallen pa e ndalur këngën i përgjigjet:

Pordhë moj nane, si nuk pordhe -o...

Përçudi, ato xhypka azgane tek “Parku i Grave”, përkarshi Kuvendit të “Qendrës Tregtare” në Shkup, edhe sot e ndezin Zjarrin festiv mes Dimrit Madh për “fitore”: në borë, shi, akull e stuhi?! Mesdite, në Shkupin Historik Shqiptar për çdo Vit të Ri me fishekzjarre. Përkarshi, “Parkut Grave” dhe “burrave” të partive politike neokomuniste. Strofkulla erotike ende partizane antishqiptare, kur unë si nxënës i Shkollës Normale “Zef Lush Marku” në Shkup, i kaloja netët e gjata mes Dimrit Madh qafëpërqafe me to si cuca “besnike” duke e rjepur barin e thatë me të dyja duart nën ferrat qytetare për shtroje shtrati dhe pritur Agimin, zbardhë Dita e Madhe Shqiptare për Nesër.

Ditë historike, sot për hakmarrje. Rast, kur Xhypka e “Parkut Grave” në një manifestim poetik mes maleve më la vetëm në sofër mes “miqëve” të mi historik: Ibrikëve të rakisë rrushit, Dy shtambave me verë dhe Mikes “besnike” Di. Xhindet, dihet atë natë me armë në dorë më prisnin në pusi pas dere. Iku me të katrat si qyqe Xhypka “besnike” duke e kërkuar lis më lis të “Vëllain”. Nuk e them, si ato “trimat” e  Partisë Politike “revolucionare me besë” para ngjarjeve në Kuvendin e IRJ të Maqedonisë (2017). Ngjarje historike, kur e zavrritën Selën korridoreve të Kuvendit ligjvënës.

Pasmesante, kur u ktheva në dhomën e gjumit, e gjeta Xhypkën e “Parkut Grave” të strukur nën jorgan si qyqe e lagur katundi. Mezi merrte frymë nën qebe mes maleve të Çelëvjollcës ajo zogëz e “egër” nate lakuriqe pa pupëla. Edhe, nuk e preka me dorë, ia përplasa në sy e fytyrë realitetin e Besës Shqiptare. Vargjet e asaj këngës legjendare - historike popullore shqiptare nëpër shekuj me çifteli: Çka po i thotë Dema Kadrisë?! Këngë historike shqiptare, kur Dema e pyet Kadrinë edhe përmes telave të çiftelisë:

Çka po i thotë Dema Kadrisë?!

A, ia di bre, rendin burrnisë, se:

tri herë deri më sot për mik jam fikë?!

Heshti, në errësirë dhe e zuri gjumi, mes ëndrrave dhe këngëve të bretkosave. Pasmesnate, filloi edhe të gërhasë, sharrojë shelgje.

Përmëkeq, ditën e nesërme pa fije turpi me bishtin e saj neokomunist, merr guximin, përpiqet të më imitojë mua si Shkrimtar duke vjedhur shprehje “artistike” nga shkrimet e mia publicistike e Libra, për Ditën e Nesërme. Nuk merret me fenomene të shoqërisë, Shtetit të “përbashkët”, por me përshkrime rasti shterpë pa gjak e shpirt, dhe shpifje “artistike” të Policisë Letrare për ta nxjerrë veten nga Hurdha e thellë politike...

1. Cucë e hazdisur rome boheme. Bjonde e arratisur tek “Parku i Grave, në Shkup...

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test