Shkrepja e thatë

Opinione

Shkrepja e thatë

Bekim Rexhepi Nga Bekim Rexhepi Më 1 dhjetor 2018 Në ora: 16:21
Rexhep Qosja

Qosja përmes elaburimit të idesë së shkëmbimit të territoreve legjitimon faktet e gjenocidit dhe terrorit serb mbi Kosovën. Njohja e këti realitet (me gjithë gjenocidin dhe terrorin e Serbisë mbi Kosovën) nuk mund të jap luks të mjaftueshëm askujt, për të krijuar fakte pragmatike e politike të tregtoj strategjitë nacionale të shqiptarëve, ngutshëm...

Asnjëherë nga Shqiptaret nuk është bërë publike ideja e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, ato janë përfolur kaluarve por asdhekush nuk ka nxjerrë një ide për të treguar materien e shkëmbimit. Madje as nga ideatorët e çoroditur të idesë se shkëmbimit nuk është sqaruar minimumi i shkëmbimit të asaj çka duhet shkëmbyer?. Pa marrë miratimin real të masave, a mund të tregtohet një lloj shkëmbimi qorr i territoreve shqiptaro-shqiptare!?. Qosja si akademik “i shëndoshë” ende do të duhej ta sheshonte pak strategjinë serbe “Çka është e imja është e imja dhe çfarë është e jote duhet të diskutohet”. Rendja në kurth e a(n)kademikut Qosja, nuk mund të jetë opinion serioz përmasat dhe elitat politike në Kosovë. Shkrimi i tij mund të jetë opinion i natyrës sensasive antishqiptare. Pse? Nuk i takon asdhekujt të tregtoj çoftë edhe me ide territoret shqiptaro-shqiptare. Ideja e Qosjes është përafruese me idenë e akademikëve serb, sepse ata kanë synuar qe ne rast të mos marrjes se gjithë territorit të paktën ta ndajnë atë.

Qosja përmes elaburimit të idesë së shkëmbimit të territoreve legjitimon faktet e gjenocidit dhe terrorit serb mbi Kosovën. Njohja e këti realitet (me gjithë gjenocidin dhe terrorin e Serbisë mbi Kosovën) nuk mund të jap luks të mjaftueshëm askujt, për të krijuar fakte pragmatike e politike të tregtoj strategjitë nacionale të shqiptarëve, ngutshëm... Qosja gjithashtu spekulon me çështjen e idesë së shkëmbimit të territoreve duke e futur atë kinse si agjendë gjithë shqiptare. Janë të pakt dhe po kaq do të mbesin të vetmuarit edhe për kohë të tjera, që mund të mendojnë se u ecën tregtia me territoret shqiptare. Koncepti i Qosjes më shumë duket të jetë një koncept i plastelinës, qëllimisht e tërheq në njërën anë si një element të parëndësishëm ndërkombëtar frikën e domenit qe mund të sjellë lëvizja e kufijve me marrëveshje, por e abstraktojmë frikën tonë se marrëveshja nga ne nuk do të ndryshoj sepse ne jemi për marrëveshje përfundimtare. Por kurrë nuk do të mund ta abstraktojmë frikën se Serbia do ta praktikoj ndonjëherë marrëveshjen e saj, sepse këtë marrëveshje pas miratimit te të dy vendeve do ta bëjë çështje të sajë, përfundimisht vetëm të saj. Dhe prapë do të insistojnë në çështjen tonë, që ende diç ta diskutoj sepse ekspansioni serb nuk ndalet, sepse ata e thonë serbet dhe Serbia do të ndalet (lodhet) e fundit. Në këtë logjikë serbe, nuk ka dyshim se Qosja vetëm kundërmon një zgjidhje, në zgjidhje qe do ta quaj si zgjidhje e  mirë mes dy popujve dhe shteteve.

Rexhep Qosja kërkon ende moral politik sikur të ishte një profet politik dhe madje sugjeron autoret kundër shkëmbimit të territoreve që të mos nxitojnë t’i shpërfillin shprehjet, mirëkuptuese ndaj lëvizjes së kufijve, apo edhe ndaj shkëmbimit të territoreve mes Kosovës e Serbisë. Mëkatet e tua “profet” Qosja, nuk mund të bëhen edhe mëkate tona çoroditëse, këtë duhet ta kesh ne mendje.

Se çka një lojë antidemokratike Qosja, kur çështjen e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, do ta shtrojë në Bruksel, në nivele të presidentëve dhe vetëm të presidentëve Thaçi – Vuqiq. Sikur pushteti demokratik i të dy vendeve të ishte i njëjtë, në përcaktime shtete. Serbia është shtet presidencial ndërsa Kosova është shtet parlamentar, pra pushtet ekzekutive nuk janë të njëjta. Qosja demokracinë e ka me kute, po të ishte Ibrahim Rugova sot President, nuk do ta mbështeste çoftë edhe për këtë idenë për shkëmbim të territoreve, por as për nivelin e pushteteve nuk do ta mbështeste, sepse do të këmbëngulte qe kjo pozitë do të ishte për kryeministrin sepse do ti referohej kushtetutës. Kushtetuta vlen për akraballëkun e për Qosjen do të vlente për të preferuarit politik.

Nuk i shpëtoj sidomos merrja me togfjalëshin e Thaçit, që besoi ka edhe vet probleme se çka do? Madje, Thaçi me togfjalëshin e tij prej mëngjesit ne darkë deformon njëra tjetrën e, sidomos kur i shpërfaq retina politik që disi ja kujton pasojat dhe dëmet. Nuk kuptoj në skajmëri çka i duhet Rexhep Qosjes të bëhet parantezë tjetër në syrin e kalit, kur paranteza e Dobrica Qosiqit tashmë është vënë vet nga Thaçi. Ndofta ka edhe një indice se mbiemrat Qosja-Qosiq, mund të ngrenë debate nëse tema bëhet bujë dhe nëse kjo thonë diç për të pathënat e ideve konspirative.

Nëse, Dobrica Qosiqi ishte për ndarjen e Kosovës në Veri, atëherë ku na dallo ideja e Rexhep Qosjes për lëvizje të kufirit po në veri të Kosovës, pak a shumë e njëjta gjë, jo buka po kulaçi. Ideja për shkëmbim të territoreve Kosovë - Serbi nuk mund të bëhet çështje sepse nuk ka një shumicë legjitime qe ta mbështesë dhe po ashtu nuk mund të bëhet çështje private e askujt, si çështje tregtie me territoret e Kosovës, sepse për këtë tokë shqiptare është derdhur mjaftë gjak. Madje nuk mund të bëhet çështje pse do Qosja, dhe pse Qosja publikisht abuzon se kinse kjo çështje tashmë është një çështje që nuk mund të hiqet nga agjenda, sepse në të janë përfshijë shumë autor, që as vet Qosja si gjen me emra, por vetëm na thotë si shpjegim se janë shumë dhe prej vitesh.

E pritshme që ideja e Qosjes për shkëmbim të territoreve Kosovë – Serbi do të ketë reagime të vrazhdët me patriotizëm mëhalle, kjo i duket se përbënë një shqetësim të vogël për të por ne anën tjetër përbën një shqetësim po aq të vogël për ata qe tashmë këtë ide të Qosjes dhe Thaçit nuk e bëjnë çështje tregtie.

Për gjendjen reale në vend përshkrimi ka hapësirë dhe përsiatje por vendimet për ta rregulluar dhe afirmuar atë gjendje, i mbete qeverisë dhe subjekteve politike parlamentare dhe jo e me pak ideatorëve të mbyllur në mure e me mykun e librave klasike që nuk përkojnë me zhvillimet e teknologjisë se sotme e, që për Qosja janë pakuptimësi moderne. Nuk më duket i pranueshme profitezimi i Qosjes me medikamente sterilizuese për çështjen e rëndësishme të Kosovës.

Ofsajd je plaku...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat