Kryeministër a të mashtruan, apo u mashtrove?

Politika

Kryeministër a të mashtruan, apo u mashtrove?

Nga: D. B Më: 3 qershor 2019 Në ora: 15:07
Ramush Haradinaj

Ditë më parë Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj nuk e ka përmendur fare që Çakorri është i Kosovës dhe me këtë kryeministri po na dëshmon se ai po bie në kundërshtim me deklaratat që i kishte thënë më parë.

Në lidhje me këtë profesor Dr. Binak Maxharraj ka thënë  se kalojë një vit e më shumë në pritje për fillimin e korrigjimit të kufirit me Malin e Zi dhe ende nuk u vendos asgjë.

Sipas tij, kështu ishin marrë vesh kur Hashim Thaçi, natën kishte shkuar në Podgoricë duke e sjellë një leckë letër të rrejshme se gjoja Mali i Zi pajtohet se do të këtë korrigjim të kufirit.

“Punë si e Hashimit pa kurrfarë mbulesë jemi mësuar të shohim. Por korrigjimi nuk po fillon, pasi premtimet i mori era. Madje nuk fajësohen aq shumë deputetet të cilët i mashtruan këta horrat e pushtetit, por fajtor janë veta horrat, banditit që i mashtruan deputetet duke ia fal 800 hektar tokë Malit të Zi. Kjo është e turpshme kjo dhe e pa falshme. Kjo është tradhti kombëtare ,por Ramush Harajdinaj, prapë se prapë assesi të pajtohet. Nganjëherë po krrokatë duke thënë se do ta kthej Çakorrin, se Çakorri është i jonë se gjithmonë ka qenë joni. Kryeministër është e tmerrshme të mos pajtohesh për diçka për çka je pajtua edhe vetë. Nuk e di a të mashtruan apo u mashtrove për një copë karrige të Kryeministrit”, ka thënë Maxharraj.

Sipas tij, për një gjë duhet të pajtohet kryeministri Haradinaj se Çakorri është i humbur njëherë e përgjithmonë.

Image
Prof. Dr. Binak Maxharraj

“Kryeministër duhet ta kesh të qartë se Cakorrin e ke humbur, por ti prapë nuk po dorëzohesh, sepse je kokëfortë Kryeministër, dhe ende po vazhdon të thuash se nuk është ngul ende gurë në kufi me Malin e Zi”, ka thënë Maxharraj. Unë veç po ta përkujtoi se guri me Malin e ZI është vu qysh në vitin 2008,në vitin e Pavarësisë, kur me dijen e Hashim Thaçit gurët e kufirit u rrokullisën për 6 kilometra në brendësi të Kosovës. Dhe këta gur nuk kanë lëvizë, dhe që atëherë qëndrojnë aty. Çudi se si nuk i paskeni  pa ju. Shpresën tënde për korrigjim të kufirit ta këputën vetë Krerët e Malit të Zi, kur Presidenti Milo Gjukanoviq dhe Kryeministri Dushko Markoviq deklaruan haptas se ‘çështja e demarkacionit më Kosovën është mbyll njëherë dhe për gjithmonë”, ka thënë Maxharraj.

Ai ka thënë se pas kësaj madje u shukatën të gjithë, bile u shukatë edhe Haradinaj, dhe nuk guxoi as Hashim Thaçin ta pyeste për manipulimet që e ka bërë me krerët e Malit të Zi.

“Ti nuk je më ai Ramushi kur për tri vite e ndalën orën për demarkacionin. Të admironin njerëzit, por ja që historikisht shqiptarët dorëzohen kur ju ofrohet kulaçi. Tash nuk po e bënë më zë Cakorrin se ta ka nxënë rrota bishtin. Po heshtë diçka, dhe ke nisë ta harrosh Çakorrin, madje po del se krejt kjo ishte një kamuflazh e një mashtrim i Hashim Thaçit. Por pse bjenë edhe ti në atë bërllok të tij se kam bërë mend. U pajtove edhe vetë, por se si do të dalësh nga kjo situatë tradhtie për humbjen e Çakorrit ti e dinë vetë. Ju horrat e pushtetit e humbët Cakorrin, e humbët, e falët apo e shitet kjo nuk dihet, por historia do të tregojë. Por një gjë e di se gjeneratave të reja u bëtë një tradhti kombëtare, dhe ua humbët për krenarinë e Kosovës Çakorrin për të cilin do të kenë mall përgjithmonë. Kryeministër e hëngre, por këqyre mos po e ha për së dyti. Mos ke besim në vetveten, sepse nuk ka ndarje të Kosovës. Ndarja veç është bërë po pretë të pëlcas. Zërat po dëgjohen dhe këtë e thonë njerëzit me krebilitet”, ka thënë Maxharraj.

Sipas tij, këtë e tha haptas këto ditë edhe David Philip ish Këshilltar i Departamentit të SHBA-së në kohën e Klintonit, Bush dhe Obamës, së Hashim Thaçi dhe Vuçiqit, ani pse nuk ka dialog të hapur, ata po punojnë fshehtas për ta ndarë Kosovën.

“Vuçiq dhe Thaçi do ta shpallin Marrëveshjen për ndarjen e Kosovës para 1 korrikut, pra para Samitit të Parisit. Madje sipas këtij Projekti Veriu komplet do ti jepet Serbisë në këmbim me një shtatë fshatra të Luginës. Se do të ndodhë kjo e konfirmon edhe Ëolfgang Petrisch ish komisari i BE-së për Kosovën (1998-1999) i cili thekson se kompromisi midis Vuçiq dhe Thaçit veç është nënshkruar. Pra Ramush, mos i ven veshtë në lëshe po kij mendjen, sepse Hashim Thaçi po punon pas shpinës tënde, për ti realizuar aspiratat e veta personale në dëm të Kosovës. Nëse edhe kjo do të ndodhë atëherë Kryeministër ku e ke vendin, jo nuk ke vend askund, do të shkosh në plehin e historisë”, ka thënë Maxharraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat