Ramiz Lladrovci për ndërtimin e pishinës në shtëpi nuk e ka paguar borxhin rreth 30 mijë euro (Dokumenti i Gjykatës)

Politika

Ramiz Lladrovci për ndërtimin e pishinës në shtëpi nuk e ka paguar borxhin rreth 30 mijë euro (Dokumenti i Gjykatës)

Nehat Shaqiri Nga Nehat Shaqiri Më 15 gusht 2019 Në ora: 14:27
Ramiz Lladrovci

Kryetari i Drenasit, dhe ish ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Ramiz Lladrovci, për ndërtimin e pishinës në oborrin e shtëpisë së tij, nuk e ka paguar punërkyesin.

Lladrovci, punërkyesit të pishinës, N.P.SH “Paradiso” me seli në Shkabaj të Obiliqit, i ka mbetur borxh mbi 28 mijë euro.

Kryetari i Drenasit, i cili thirret në respektimin e ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës, është paditur nga “Paradiso” e cila me anë të përmbaruesit privat ka arritur që Lladrovcit të ia marrë borxhin.

Lladrovci tash është i detyruar që të paguaj shumën e borxhit plus 8% të kësaj shume që vlera totale i bie të jetë rreth 42 mijë euro.

Gazeta “Bota sot”, ka siguruar një dokument të Gjykatës Themelore në Prishtinë e cila e ka refuzuar ankesën e Ramiz Lladrovcit.

Tash Lladrovcit i tërhiqet rreth 50% e shumës së pagës së tij për pagesë ndaj kompanisë e cila ishte punëkryese e pishinës së tij.

Lladrovci në ankesën e tij, duke u munduar të arsyetohet për mos pagesën ndaj kompanisë “Paradiso”, ka thënë se nuk pajtohet me cilësinë e ndërtimit të pishinës, ndërsa nuk ka paraqitur asnjë provë në lidhje me këtë.

E gjykata ka vendosur që këtë ankesë ta hedhë poshtë pasi nuk ka argumente në pohimet e Lladrovcit.

Ramiz Lladrovci gjithmonë thirret në ligj, në pohimet e popullatës, por me këtë vendim të Gjykatës, shihet se nuk është që e respekton ligjin, nuk i respekton punëtorët e as popullatën.

Milionët e Lladrovcit

Lladrovci në deklarimin e pasurisë ka paraqitur pagën vjetore prej mbi 13 mijë euro si kryetar i Komunës së Drenasit.

Ai ka deklaruar si pasuri të tij me qindra hektar tokë, banesa, lokal, vetura, stoli ari madje edhe orë dore të shtrenjta, shumicën e të cilave, thotë se i ka blerë nga kursimet familjare.

Në deklarimin e pasurisë ka përmendur shtëpinë e trashëguar nga familja me 480 metra katror, banesë me 199 metra katror, të blerë sipas tij, nga mjetet e kursyera në Gjermani, pastaj tokë 13.489 metra katror, një tokë tjetër me 139 metër katror, mjete të kursyera nga familja dhe shitja e një veture. Ndërsa, toka tjetër është 50 mijë metra katrore, të cilat janë huazim i likuiduar në vitin 2014, nga mjetet të kursyera nga të ardhurat familjare.

Gjithashtu, tokë 20 mijë metra katror, të cilat janë huazim i likuiduar në vitin 2014, nga mjetet të kursyera nga të ardhurat familjare.

Lladrovci në pasurinë e tij ka edhe dy trolle me 8 mijë metra katror, të ndara nga komuna e Drenasit për familjet e dëshmorëve, një banesë me 38 metra katror të blerë me mjete të kursyera nga familja dhe një lokal me 70 metra katror, të blerë me mjete të kursyera nga familja.

Familja Lladrovci ka tri vetura, njëri Golf e blerë me mjete të kursyera nga familja në vlerë 9.500 euro, pastaj tjetra Mercedes në vlerë 15 mijë euro, e blerë me mjete të kursyera nga familja dhe një Audi A6 e blerë me mjete të kursyera nga familje në vlerë 40. 500 euro.

Kryetari i Drenasit ka edhe orë dore Rolex, e blerë nga buxheti i familjes në vlerë 9 mijë euro, orë dore Cartier e blerë nga buxheti i familjes në vlerë 3 mijë euro, stoli ari e blerë nga buxheti familjar në vlerë 11 mijë euro.

Kurse, si para të gatshme të mbajtura në institucione financiare ka deklaruar 7.540 euro. Kurse, detyrim financiar ka 25 mijë euro.

Në deklarimin e pasurisë, Lladrovci ka njoftuar se të hyra vjetore ka paraqitur edhe një kompensimin burgu mbi 28 mijë eurosh.

Në fund, nuk është e arsyeshme dhe është e pandershme që të kesh miliona pasuri dhe mos të paguhet punëkryesi, e aq më pak kur një kryetar i komunës vepron në këtë mënyrë.

Duhet rikujtuar se pas gjithë kësaj pasurie që e gëzon kjo familje, gruaja e Lladrovcit kishte deklaruar se “bëjmë jetë mesatare si gjithë qytetarët e Kosovës”.

Por qytetarët e Kosovës, nuk kanë pishina në oborret e shtëpive të tyre, dhe nuk thërrasin kompani të kryejnë punë në vlerë rreth 30 mijë euro, e pastaj të mos u bëhet pagesa.

Ndryshe, Lladrovci ka deklaruar se është para doktorimit dhe nga “leximi e përgatitja e madhe” që po bën nuk ka gjetur kohë të kryej këto pagesa.

Gjithashtu ai ka treguar se ishte një çoban i mirë dhe se i pëlqente shumë loja me “gugja” dhe “pilifunci”.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat