Kadriaj: Pandemia Covid-19, dëmtoi ekonominë e Kosovës

Politika

Kadriaj: Pandemia Covid-19, dëmtoi ekonominë e Kosovës

Nga: D.B. Më: 5 maj 2020 Në ora: 15:01
Foto Ilustrim

Se a duhet të ketë shteti strategji për të përballuar situatën ekonomike pas karantimit, eksperti i ekonomisë Mustafë Kadriaj ka thënë për gazetën “Bota sot” se pandemia Covit 19 krahas vdekjeve dëmtoi ekonomin që pa e injoruar çdo vdekje si në Kosovë ashtu edhe në botë.

Sipas tij, zgjatja e izolimit në emër të mbrojtjes së shëndetit dëmtoi ekonomin duke paralizuar të gjithë sektorët ekonomike, administratën, arsimimin dhe jetën institucionale në përgjithësi.

Image
Mustafë Kadriaj

“Duke qenë dëshmitar institucionet relevante veçanërisht shëndetësia dhe organet e rendit kanë qenë në krye të detyrës, me ndonjë përjashtim por krahas pandemisë kryeministri me sjelljen e tij kryeneçe, dhe njeherit duke luajtur viktimën provoi krizën që e gjithë pandemia po kalon me krizë politike, por edhe institucionale. Tani kemi qeveri në detyrë dhe për fat jo të mirë, si duket kriza politike vetëm po polarizohet për shkak të dallimeve të mëdha, që ka skena politike që kjo do e dëmtoi perspektiven e Kosovës politikisht dhe ekonomikisht”, ka thënë Kadriaj.

Sipas tij, në vend që në kohën post-koronavirus Kosova të ketë strategji për të rimëkëmbur ekonominë, dhe të jetë në hap me shtetet demokratike në rehabilitim të gjendjes ekonomike, politika në Kosovë, për interesa të ngushta ideologjike dhe politike, po e dëmton çdo ditë interesin e qytetarit dhe të ekonomisë si dhe imazhin e Kosovës tek miqtë ndërkombëtar.

“Si përfundim polarizimi politik ku qeveria në detyrë dhe mos gatishmëria e subjekteve politike parlamentare për të krijuar një qeveri të re, përderisa lëvizja VV kërkon zgjedhje Kosova si rezultat ka pezullim të mandatarit për kryeministër, ku edhe si rezultat i kësaj do thellohet kriza edhe më shumë. Duke u bazuar ne gjendjen e tanishme politike, mese paku do kemi strategji për rimëkëmbje ekonomike, ku për fat jo të mirë do kalojë vera me një qeveri në detyrë që nuk mund të sponsorizojë ligje dhe strategji dhe njeherit me hy në marrëdhënie financiare ndërkombëtare që kjo do e godas ekonominë edhe qytetarin e Kosovës”, është shprehur eksperti i ekonomisë Musafë Kadriaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat