Zgjedhjet e reja, analisti ka një parashikim: Nuk është në dorën e VV-së dhe PDK-së – ka disa fjalë për vendimin e Kushtetueses

Politika

Zgjedhjet e reja, analisti ka një parashikim: Nuk është në dorën e VV-së dhe PDK-së – ka disa fjalë për vendimin e Kushtetueses

Nga: A.SH Më: 10 maj 2020 Në ora: 21:21
Albin Kurti dhe Hashim Thaçi

Kosova ka mbet në një pozitë jo të favorshme, sa i përket formimit të qeverisë duke mos harruar virusin e padukshëm COVID-19, e duke mos anashkaluar as partitë të cilat po kërkojnë zgjedhje pas pandemisë.

Vetëvendosje me këmbëngulje po kërkon zgjedhje te jashtëzakonshme sikurse edhe PDK, e cila ka thënë se pas pandemisë vendi duhet të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Lidhur me këtë, analisti, Faton Mehmeti, në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se, kjo që po kërkojnë këto parti është krejtësisht e kuptueshme dhe e natyrshme.

“Faktikisht është e natyrshme se VV dhe PDK të kërkojnë zgjedhje, pasi mendojnë se janë rritur dhe kjo është krejtësisht e natyrshme. Me sa kam kuptuar unë asnjëra nuk kërkon zgjedhje në kohë pandemie, por sapo ajo të përfundojë, dhe në gjykimin tim kjo është krejtësisht e kuptueshme”, thotë Mehmeti.

Ai specifikon se, duhet pritur Gjykatën Kushtetuese që ta thotë fjalën e saj vendimtare.

“Është Gjykata Kushtetuese ajo që pritet ta thotë fjalën e saj, nëse Gjykata i njeh të drejtën LDK për të propozuar kandidatin e saj për kryeministër, atëherë VV dhe PDK le t'i harrojnë zgjedhjet së paku për këtë vit. Pra, nuk është në dorën e PDK dhe VV për të vendosur për zgjedhjet, në këtë rast partitë politike i kanë drejtuar Gjykatës që ajo të vendos lidhur me këtë çështje, e cila pritet që brenda këtij muaji edhe të merr formë” thotë Mehmeti.

Me tej ai shprehet se, do të kemi kërkesa të tilla vetëm sa për t’i bërë presion gjykatës.

“Deri atëherë do të kemi kërkesa të tilla vetëm sa për t’i bërë presion gjykatës, e cila besoj se do të marr vendimin konform ligjit dhe jo interesave të njërës apo palës tjetër. Deri atëherë presim” përfundon Mehmeti, për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat