Largimi i zyrtarëve nga LDK, analisti: Ndikimi i tyre nuk do të jetë i madh nëse LDK, di ta menaxhoj situatën

Politika

Largimi i zyrtarëve nga LDK, analisti: Ndikimi i tyre nuk do të jetë i madh nëse LDK, di ta menaxhoj situatën

Nga: A.SH Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 22:09
LDK

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka nisur largimet.

Së fundi, Këshilltari i Presidentes Vjosa Osmani, Faton Peci, ka thënë se 33 zyrtarë të LDK-së në Mitrovicë, iu bashkuan në Iniciativë të Vjosa Osmanit.

Analisti Leon Duhanaj në një pronocim për “Bota sot”, ka thënë se, Osmani, nuk është që ka arritur të marrë shumë nga strukturat qëndrore dhe se tani ajo çfarë mund të bëj është të marrë njerëz nga niveli lokal.

“Në çdo përçarje, pa marrë parasysh peshën e ndikimit publik, ndodhin edhe thyerje, përkatësisht ndarje në vijën e dytë, përkatësisht lokale të frontit. Në rastin konkret, znj. Osmani, nuk është që ka arritur të marrë shumë nga strukturat qëndrore. Atë çfarë ajo mund të bëj, është të marrë njerëz nga niveli lokal, duke i shfrytëzuar ambiciet e tyre për karrierë, pasi që në u duket si rrugë më e lehtë drejtë suksesit”, thotë Duhanaj.

Image
Leon Duhanaj

 

Sipas tij, njerëzit e tillë mund të përfitojnë nga momenti, por ndikimi i tyre nuk do të jetë i madh nëse LDK, di ta menaxhoj mirë këtë situatë.

“Natyrisht që të tillët mund të përfitojnë nga momenti, nëse znj. Osmani i bashkohet listës së VV-së dhe, nëse VV fiton apo bëhet pjesë e Qeverisë së ardhshme.

Megjithatë nuk mendoj që ndikimi i tyre do të jetë i madh, nëse LDK, di ta menaxhoj mirë këtë situatë”, përfundon Duhanaj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat