Kurti ballë për ballë me Vuçiqin, Ben-Meir: SHBA dhe BE mund ta bindin kështu Serbinë ta njohë Kosovën

Politika

Kurti ballë për ballë me Vuçiqin, Ben-Meir: SHBA dhe BE mund ta bindin kështu Serbinë ta njohë Kosovën

Nga: A.Zh Më: 13 qershor 2021 Në ora: 11:38
Alon Ben-Meir, Albin Kurti

Profesori amerikan për politikën dhe çështjet e Ballkanit në Universitetin e Nju Jorkut Alon Ben-Meir, ka thënë se nuk pret të arrihet ndonjë marrëveshje thelbësore në takimin mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel më 15 qershor.

Ai ka thënë për gazetën “Bota sot”, se në përballjen e parë mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq, nuk do të diskutohet për njohjen reciproke dhe Asociacionin.

“Fakti që Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, po takohen ballë për ballë për herë të parë është në vetvete shumë i rëndësishëm. Por, unë nuk pres që gjatë këtij takimi ata të arrijnë ndonjë marrëveshje thelbësore për ndonjë nga çështjet konfliktuale midis tyre, veçanërisht në lidhje me njohjen reciproke dhe mosmarrëveshjen mbi komunat serbe në Kosovë”, ka thënë eksperti amerikan.

Ben-Meir ka theksuar se Kosova dhe Serbia mund të bien dakord për të hapur një rrugë të re pajtimi, përmes dialogut të rinovuar nga SHBA-ja dhe BE-ja.

Sipas tij, bashkëpunimi do të varet nga niveli i përfshirjes së SHBA-së në dialog.

“Fakti që SHBA-ja dhe BE-ja po i shtyjnë të dy palët të përfshihen në një dialog të ri është shumë i rëndësishëm. Unë besoj se si Vuçiq dhe Kurti duhet të mirëpresin një dialog të tillë të rinovuar duke pasur parasysh që të dy palët mund të përfitojnë shumë nga bashkëpunimi. Edhe pse ata nuk bien dakord për njohjen e ndërsjellë, ata megjithatë mund të bien dakord për të hartuar një rrugë të re pajtimi. Niveli dhe shpejtësia e një bashkëpunimi të tillë do të varen, në një masë të madhe, nga niveli i përfshirjes së drejtpërdrejtë të SHBA-së në këtë dialog të rinovuar”, është shprehur më tej njohëi i çështjeve të Ballkanit, për "Bota sot".

Ben-Meir vlerëson se Kurti dhe Vuçiq mund të arrijnë marrëveshje për ekonomi, gjyqësor dhe tregti të lirë, me synimin për arritjen e një momenti të ri për rritjen e bashkëpunimit.

“Derisa, në këtë moment, Vuçiq nuk dëshiron të diskutojë njohjen e Kosovës dhe Kurti nuk diskuton për të ardhmen e komunave serbe në Kosovë, ata mund të bien dakord të bashkëpunojnë në ekonomi, sektorin gjyqësor dhe tregtinë e lirë të lirë. Kjo do t'i lejojë ata të ndërtojnë një moment të ri për rritjen e bashkëpunimit”, ka thënë më tej ai.

Sipas ekspertit, përmes këtij procesi SHBA dhe BE do të mund ta bindin Serbinë për njohjen e pavarësisë së Kosovës, e cila siç ka thënë Ben-Meir, është e pashmangshme.

“Në këtë aspekt, BE-ja gjithashtu mund të luajë një rol të rëndësishëm duke lidhur drejtpërdrejt procesin e integrimit të te dy vendeve në BE me përparimin që ata bëjnë në të gjitha frontet. Është ky proces, së bashku me inkurajimin dhe joshjen e SHBA-së dhe BE-së, përfundimisht do të bindë Serbinë se njohja e pavarësisë së Kosovës nuk është vetëm e pashmangshme, por gjithashtu do t'i shërbejë interesave të saj më të mira kombëtare”, ka përfunduar analisti Alon Ben-Meir.

Takimi i së martës do të jetë i pari mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiqit, në kuadër të procesit të negociatave mes të dyja vendeve. Derisa Kurti ka deklaruar se nuk do të ketë formim të Asociacionit një etnik, presidenti serb ka thënë se nuk do të shkojë në Bruksel, nëse Kurti nuk dëshiron të flas edhe për këtë temë./Botasot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat