Eksperti amerikan tregon a duhet lejuar mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë, si e quan vendimin e Kurtit?

Politika

Eksperti amerikan tregon a duhet lejuar mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë, si e quan vendimin e Kurtit?

Nga: A.ZH Më: 31 mars 2022 Në ora: 22:57
Alon Ben-Meir dhe Albin Kurti; foto ilustrim nga "Bota sot"

Profesori dhe eksperti për politikën dhe çështjet e Ballkanit në Universitetin e Nju Jorkut, Alon Ben-Meir, e ka quajtur të drejtë kundërshtimin e Qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti, për mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë.

Duke folur në një intervistë ekskluzive për gazetën "Bota sot", Ben-Meir ka thënë se shtetasit serbë që banojnë në Kosovë duhet të lejohen për të votuar me postë ose online. 

"Qeveria Kurti ka të drejtë në kundërshtimin e saj që lejon Serbinë të angazhohet në një politikë fushatë në Kosovë, edhe pse çdo shtetas serb që banon në Kosovë duhet të lejohet për të votuar me postë ose online", është shprehur eksperti amerikan.

Ai ka përmendur rastin e Austrisë dhe Holandës, që në vitin 2018, ndaluan Turqinë të bënte fushatë në tokën e tyre, duke theksuar se Kosova mund ta bëjë të njëjtën gjë.

"Është e rëndësishme të theksohet se në vitin 2018, si Austria ashtu edhe ajo Holanda e ndaluan Turqinë të bënte fushatë në tokën e tyre, por ata lejuan qytetarët turq të votojnë thjesht me postë. Kosova ka të drejtë të bëjë të njëjtën gjë", ka thënë për "Bota sot" Alon Ben-Meir.

Përkundër presionit nga shtetet e QUINT-it, institucionet e Kosovës janë zotuar se nuk do të lejojnë mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë, të cilat do të zhvillohen më 3 prill./Botasot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat