Kërcënimet e vazhdueshme të Serbisë/ Kështu duhet të ndalet “hovi” i Vuçiqit!

Politika

Kërcënimet e vazhdueshme të Serbisë/ Kështu duhet të ndalet “hovi” i Vuçiqit!

Majlinda Haziri Nga Majlinda Haziri Më 5 dhjetor 2022 Në ora: 11:44
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq

Ditë më parë Zyra e Kryeministrit të Kosovës e ka konfirmuar zyrtarisht lajmin për emërimin e politikanit serb, Nenad Rashiq në pozitën e ministrit për Komunitete dhe Kthim.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot, z. Nenad Rashiq, Ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Republikës së Kosovës. Kryeministri Kurti e uroi z. Rashiq për detyrën dhe përgjegjësitë e reja institucionale në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Këtë dikaster deri para pak javësh e drejtonte Goran Rakiq, kryetari i Listës Serbe.

Në lidhje me këtë temë reagimi i menjëhershëm ka qenë nga Vuçiqi.

Vuçiq, e ka “kërcënuar” kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti duke i thënë që të ketë “kujdes e të mos lëndojë asnjë serb, bashkë me kuislingët që ka zgjedhur, sepse serbët bashkë me shtetin e Serbisë do të dinë të përgjigjen”.

Në të njëjtën ditë në Serbi u publikua lajmi se shef i shërbimit inteligjent të Serbisë është bërë Aleksandër Vulin, i konsideruar si njeri i Rusisë.

Vuçiq ndër të tjera e ka quajtur Rada Trajkoviqin, si “llum serb nga fundi i vaskës”, pasi ajo është emëruar këshilltare e Rashiqit, ndërsa Kurtit i ka dhënë epitetin “llum terrorist”.

Qarri: Kultura islamike në Kosovë nuk po pëlqehet nga ndërkombëtare, kjo po lejon tolerimin e deklaratave fyese të Vuçiqit

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, flet analisti politik, Gani Qarri.

Image
Gani Qarri

Ai u shpreh se këto kërkesa të opozitës janë në vijimësi të shantazhuara nga Vuçiqi.

Kërkesat e paprecedent dhe këmbëngulëse të partive të inkriminuara opozitare, e veçanërisht ato të PDK-së, për të cilën populli i Kosovës ka nisë të shqetësohet pa masë, se kryesia e kësaj partie mund të jetë keq dhe në vijimësi e shantazhuar nga Serbia dhe Aleksandër Vuçiqi si ish ministër i informatave të Serbisë që nga koha e okupimit klasik të Kosovës, si dhe atakimet e banalizuara të të gjitha partive opozitare pa përjashtim duke akuzuar kryeministrin Albin Kurti si anti-amerikan, sollën deri aty, sa që përfaqësuesit kryesor të SHBA-ve, për Serbi dhe Ballkanin Perëndimor si ambasadori Christofer Hill dhe emisari süpecial Gabriel Eskobar, të jenë kritik ndaj Kosovës”, u shpreh ai.

Madje përveç animit publik ndaj Serbisë, tanimë përveç Josep Borellit dhe Mirosllav Lajçakut, të cilët vijnë nga dy vende të BE-që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, SHBA dhe BE duke parë se qytetarët dhe partitë politike nuk e duan kulturën, traditën as vendin e vet dhe në vend të tyre, përditë e më shumë thellojnë islamizimin arkaik, nga frika e ngritjes së ndonjë kalifati islamik në këtë pjesë të Evropës, së fundi mirëkuptim edhe ndaj sjelljeve kundërcivilizuese dhe fyerjeve të formave më vulgare të Vuçiqit”, thotë analisti.

Ndër të tjera, Qarri shtoi se në Kosovë nuk po punohet në kulturën evropiane, por vetëm në ndërtimin e xhamive.

“Për aq më tepër, përderisa në Kosovën e çliruar nga SHBA, NATO dhe BE, tash e mbi dy dekada, nuk është ngritur asnjë objekt i vetëm impresiv i kulturës evropiane e botërore dhe përveç ndërtimit për vetëm 1.5 milionë banorë, të mese 1000 xhamive dhe dominimit, jo vetëm në opinion, por edhe në kulturë e politikë të ideve ekstremiste islamike, ku edhe një i ashtuquajtur kuazi "këngëtar" me origjinë (të paqartë) "nga Presheva", guxon ta kërcënojë ministren e arsimit, se nuk do të jetë më kurrë ministre, pse nuk pranoi, ta miratonte futjen e mbulesave turko arabe në shkollat e shtetit laik të Kosovës, është pritur me plot arsye, se BE dhe SHBA, nuk do ti marrin, të gjitha këto, edhe për kohë të gjatë, si të paqena”, potencoi Qarri.

Në lidhje me emërimin e Rashiqit, analisti thotë që kultura, e cila po imponohet në Kosovë ka arritur të sjellë pakënaqësi tek vendet evropiane dhe vendeve më të fuqishme dhe tashmë ato po i përkrahin deklaratat e Vuçiqit.

Shto këtu trajnimin tre mujor dhe dërgimin nga imamët e dyshimtë, të rreth 400 të rinjve shqiptar, si ushtar të ISIS-it, imponimi jo rrallë edhe me forcë, i traditave salafiste turko-arabe, shitja e të gjitha aseteve kryesore Turqisë dhe dhëndrit të Erdoganit, si dhe propagandën e vazhdueshme të kuazi "myslimanëve" të Kosovës, kundër SHBA-ve dhe kulturës e vlerave demokratike të BE-së dhe vendeve më të fuqishme evropiano-perëndimore, tjetërsimi kaq enormë i shqiptarëve ka bërë, që jo vetëm të motivohen dhe të tolerohen nga bashkësia ndërkombëtare komentet e Vuçiqit ndaj BE-se, dhe kryeministrit Kurtit, vetëm pse ai bëri emërimin e Rashiqit, ministër për Kthim dhe Komunitete, por është ditur plotësisht, se herët a vonë, edhe vendet mike, të cilat ndihmuan çlirimin, pavarësimin, shtetndërtimin dhe mbajtjen edhe sot në këmbë të Republikës së Kosovës, të cilat përveç miratimit të formimit të ushtrisë tonë, si SHBA, mbrojnë edhe tërësinë territoriale dhe kufijtë e Kosovës, një ditë do të detyrohen t`na kthejnë shpinën mbase”, tha Qarri për “Bota sot”.

Kelmendi: Serbia është shtet i përkëdhelur

Ndërsa profesori Muhamet Kelmendi në një bashkëbisedim me “Bota sot”, thotë që Serbia është në vazhdimësi shtet i përkëdhelur nga ndërkombëtarët.

Image
Muhamet Kelmendi

Profesori ndan në disa grupe shtete që përkrahin Serbinë dhe ato që kanë qëndrime normale për të dy vendet.

Në kuadër të raporteve të UE me Serbinë dhe me Kosovën ka pozicione krejt të ndryshme. Vet UE nuk është komplet i qartë në raport me shtetin serb dhe Kosovën si shtet sovran. Ka qëndrime të ndryshme.

Mund të ndahen në disa grupe të shteteve.

1. Grupi i parë që është për raporte normale, si me Serbinë, ashtu edhe me Kosovën.

Këtu bëjnë pjesë shtetet si Gjermania, Austria, Polonia, Çekia, Kroacia etj.

2. Në grupin e dytë bëjnë pjesë shtetet që po ndërtojnë raporte në varshmëri me interesat e tyre të veçanta, sikurse është Franca, Holanda, Danimarka, Italia etj., dhe

3. Janë shtetet që nuk e njohin Kosovën si shtet dhe janë mike të bindura të Serbisë.

Shkaqet e qëndrimeve të tilla janë edhe historike dhe edhe politike, sikurse është çështja me Spanjën etj., që ka probleme të brendshme nacionale. I ndava kështu shtetet mbështetur në qëndrime ndaj Serbisë dhe ndaj Kosovës. Shumë shtete po e përkëdhelin shtetin serb”, u shpreh profesori.

Ky përkufizim është i qartë

Ndër të tjera profesori thotë që nuk duhet të tolerohen këto veprime të shtetit serb pasi në këtë rast po përkrahen kriminelët.

Askund nuk tolerohen veprimet kriminale si veprimet serbomëdha të shtetit serb dhe të grupeve kriminale në veri ndaj Kosovës. Shkohet deri atje që edhe me kriminelët e luftës bashkëpunohet. Respektohet Vuçiqi, Daçiqi e shumë kriminel tjerë, që ishin pjesë e makinerisë vrastare. Jepen edhe falënderime, sikurse po bën tandemi Borell e Lajçak ndaj shtetit kriminal serb dhe kriminelit Vuçiq”, tha profesori.

Në fund, ai thotë që është shumë rënd kur sheh këto qëndrime përkëdhelëse ndaj krimeve.

Është shumë rënd kur sheh këto qëndrime përkëdhelëse ndaj krimeve. Të vjen keq se ku ka ra UE dhe pikërisht shtetet themeluese. Nuk beson se si dhe pse përkrahet krimi dhe fashizmi serbomadh! Faktet janë të qarta”, përfundoi Kelmendi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat