Ku mbeti LDK-ja rugoviane!? Profesori nga Amerika fajëson këtë person për shkatërrimin e LDK-së

Politika

Ku mbeti LDK-ja rugoviane!? Profesori nga Amerika fajëson këtë person për shkatërrimin e LDK-së

Nga: A.SH Më: 22 janar 2023 Në ora: 10:36
Ibrahim Rugova dhe Isa Mustafa

Më 21 janar 2006 vdiq presidenti Ibrahim Rugova.

Ai në politikën e Kosovës la një boshllëk të madh dhe të dukshëm.

Profesori nga Amerika, Binak Maxharraj ka vlerësuar lart figurën e tij, por ai pyet, se çfarë është sot LDK pas ikjes së Rugovës?

Sipas tij, pas ikjes së Rugovës LDK përjetoi katrahura të ndryshme, duke thënë se atë e zaptoi antirugovisti më i përbetuar i të gjitha kohërave Isa Mustafa, duke mos u munduar fare për parti.

“Me ikjen e presidenit Ibrahim Rugova LDK përjetoi katrahurat më të turpshme e sidomos në Kuvendin e gjashtë të saj kur quan krye se kush do ta trashëgoi të ndjerin Rugova. Në atë tubim flururuan karrigat e turpit dhe LDK u nda në dysh ku gjysma shkoj në krah te Fatmir Sejdiut një bashkëpunëtor i ngusht i Ibrahim Rugovës dhe tjetra në krahun e Nexhat Dacit i cili e krijoj LD të Dardanisë e cila nuk pati jetë te gjatë.

Por nuk duhet harruar edhe një fakt mjaft të dhimbshëm kur LDK-në dhunshëm e zaptoi antirugovisti më i përbetuar i të gjitha kohërave Isa Mustafa, ai erdhi dhe e zaptoi LDK me tradhti ne stilin duke e sharë PDK e sidomos SHIK-n. Isa Mustafa asnjëherë nuk ishte në krah të Rugoves. Ai gjatë luftës si minister i financave se bashku me Bujar Bukoshin e kanë shantazhuar deri ne makismun presidentin Rugova, duke ia ndal ndihmat ne presidencë, duke mos ia paguar qiran, rrymën dhe telefanat në Presidencë e aq me keq kur presienti Rugova ishte në vizitë npër Evropë ka pas raste as hotelin nuk ia ka paguar duke e lënë peng nëpër hotele. Isa Mustafa pas rrëmbimit me dhunë dhe tradhti LDK nuk bëri asgjë që ajo të riorganizohet, të reformohet, por e bëri të kundërtën shkatërrimin e saj. Ai si një njeri që nuk i mban premtimet dhe qëndrimet e LDK, ai menjëherë i harroi të gjitha, bile edhe sharjet e tij ndaj PDK dhe SHIK-ut duke bërë koalicion me ta që ishte një qëndrim parimor i LDK. Me këtë rast LDK e mori teposhtezën drejtë katastrofës. Për 10 vite të “sundimit” të tij në LDK ai asgjë nuk bëri për LDK, por për çudi bëri me shumë për PDK bile edhe duke e sjellë Hashim Thaçin në postin e kryetarit sipas pazarit midis tyre: ti president, unë kryeministër dhe ashtu u bë. Isa Mustafa ishte ai vet i cili me dorën e vet më në fund e vrau LDK duke e shkatërruar dhe rrëzuar përtokë sepse pasiqë edhe vetë ishte i korruptuar me 3% e diasporës u bë bashkë me kupolat dhe klanet e krimit të organizuar të Klanit Pronto dhe PAN-it nga të cilët nuk guxonte as të levizë, në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021 e rrëzoi LDK përtokë duke zbritë në vetëm 12% për herë të parë në historinë e LDK”, thotë ai.

Ai tani kritikon edhe kryetarin e tanishëm të LDK-së, Lumir Abdixhikun, për të cilin thotë se është pasardhës i Mustafës, dhe nuk po ndërmerr asgjë për reformimin e LDK-së si parti.

Tutje, shton se LDK-së së sotme nga ajo e Rugovës i kanë mbetur vetëm tre shkronjat asgjë tjetër.

“Edhe pas kësaj LDK nuk lëvizi fare sipas saj faji ishte jetim, askush nga kryesia e as nga Këshilli i përgjthshëm nuk e drejtoi gishtin kah ai si fajtor për shkatërrimin e LDK. Askush nuk guxonte ta fajësonte. LDK nuk bëri kurrfarë analize e as diskutimi në asnjë forum të saj se pse i ndodhi kjo dergje LDK, por përkundrazi është aq e çuditshme se askush nuk ia kërkoj dorëheqjen, të cilën ai e dha vetë pa insistimin e askujt nga organet përgjegjëse të LDK. Përkundrazi në Këshillin e Përgjithshëm Isa Mustafa u lartësua në kryetar nderi i LDK në stilin QOU VADIS LDK, kurse pas vetes e la si trashëgimtar servilin e tij Lumir Abdixhikun i cili asgjë as ai nuk ndërmori në reformimin e LDK, në pruarjet e reja pos dy vetave të cilat ishin larguar nga partitë e tyre te mëparshme si të pa vlera.

Sot LDK nuk ka asgjë me LDK-n e Ibrahim Rugovës pos të atyre tri germave LDK, s’ka kurrgja rugoviane, s’ka as frymë e filozofi rugoviane sepse çdo gjë rugoviane në LDK e sotit është përmbysë, por vetëm në rastet para zgjedhjeve për të marrë vota.

Kështu figura madhështore e një burrshtetasi të denjë i cili tërë jetën e vetë e shkriu për të mirën e Kosovës, për pavarësinë dhe lirinë e saj mbetet për populllin e Kosovës si një vlerë kombëtare i pakontestueshëm të cilin populli do ta përkujtoi përjetesisht. Kjo është vlera e tij, kjo është madhështia e tij prej njeriu, intelektualit dhe udhëheqësit të Kosovës te cilën atë e deshti më shumë se veten dhe ishte në gjendje edhe jetën ta japë për të”, përmbyll profesori.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat