Kushti serioz i Albin Kurtit për reciprocitet, çfarë duhet të presin shqiptarët e Kosovës Lindore?

Politika

Kushti serioz i Albin Kurtit për reciprocitet, çfarë duhet të presin shqiptarët e Kosovës Lindore?

Majlinda Haziri Nga Majlinda Haziri Më 7 shkurt 2023 Në ora: 09:13
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Asociacioni mbetet një nga temat më të komentuara ditëve të fundit.

I gjendur nën trysni kryeministri Kurti, së fundmi u shpreh që do ta pranoj Asociacionin nëse Serbia pranon 6 kushte.

Kurti ndër të tjera tha se themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe mund të konsiderohet me disa kushte, mes tjerash, ai “duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi në Republikën e Kosovës.

Një tjetër kusht, sipas tij, është që Asociacioni nuk mund të jetë një-etnik “duhet të ndërrojë emrin, nuk mund të bartë asnjë pushtet publik apo ekzekutiv dhe duhet t’i shërbejë vetëm bashkëpunimit horizontal të komunave, sipas Kushtetutës dhe Ligjit për vetëqeverisje lokale”.

Kështu deklaroi ai gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës, më 2 shkurt.

Reciprociteti në të drejtat e pakicave ishte kushti i pestë i kryeministrit. Të drejtat e shqiptarëve në Kosovën Lindore, Kurti kërkoi që të jenë të barabarta me të drejtat e serbëve në Kosovë.

Të drejtat e pakicave kombëtare dhe mekanizmat mbrojtës përkatës, duhet ta ngërthejnë parimin e reciprocitetit ndërmjet dy shteteve, si dhe të marrin parasysh standardet dhe modelet evropiane”, tha ai.

Ky kusht nuk është vendosur në asnjë nga qeveritë e mëparshme që kanë qenë palë në procesin e dialogut me Serbinë., derisa pushteti serb ka vijuar t`i shkelur të drejtat elementare të shqiptarëve të Luginës.

Mirëpo sa mund të përmbushet ky kusht kur dihet se si i trajton në vazhdimësi Serbia shqiptarët e asaj pjese?

Kelmendi: Qëndrimet unike janë bazë e suksesit të Republikës së Kosovës

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur juristi Muhamet Kelmendi.

Image
Muhamet Kelmendi

Ai u shpreh se qëndrimi i Qeverisë ishte parimisht i qartë dhe i mbështetur në Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Në Kuvendin e Kosovës u paraqit qëndrimi i Qeverisë së Kosovës lidhur me dialogun me shtetin serb dhe për Asociacionin e kërkuar për minoritetin serb nga faktori ndërkombëtar dhe të nënshkruar nga z.Thaçi më 2013 dhe z. Mustafa më 2015. Qëndrimi i Qeverisë ishte parimisht i qartë dhe i mbështetur në Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Nuk ishte qëndrim antiligjor dhe as nacionalist. Ishte dhe mbetet qëndrim ligjor dhe që mbështetet në interesat jetike të Republikës. Lidhja e Asociacionit me marrëveshjen që në qendër e ka njohjen reciproke është ligjore. Nuk mund të ketë prioritete”, u shpreh ai.

Më tej, juristi thekson që bashkëpunimi midis komunave po, por kursesi bashkim dhe udhëheqje centraliste, sepse kështu krijohet niveli i tretë i pushtetit dhe ndërtohet automia politiko-territoriale dhe ekzekutive, përkatësisht Republika serbe.

Në Asociscion nuk guxon të barten kompetencat e komunave në një qendër dhe të dirigjohen komunat nga një organ udhëheqës. Bashkëpunimi midis komunave po, por kursesi bashkim dhe udhëheqje centraliste, sepse kështu krijohet niveli i tretë i pushtetit dhe ndërtohet automia politiko-territoriale dhe ekzekutive, perkatesisht Republika serbe. Krijohet shteti. Në dialogim kërkohet të ketë Kosova qëndrim të qartë dhe unik”, nënvizoi Kelmendi për “Bota sot”.

Ahmeti: Ripozicionimi i Qeverisë së Kosovës duhet të shikohet në kontekstin pozitiv

Ndërsa analisti politik, Hidajet Ahmeti në një bashkëbisedim me “Bota sot”, thotë që Kosova është duke u përpjekur të gjejë një rrugë pozitive që të drejta të fitojnë edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Image
Hidajet Ahmeti

Kushtet e parashtuara janë mundësi e mirë për pozicionin e palës së Kosovës në dialog, veçanërisht kushti që ka të bëjë me parimin e reciprocitetit ndërmjet dy shteteve. Ripozicionimi i Qeverisë së Kosovës duhet të shikohet në kontekstin pozitiv, pasi po kërkon diçka që duhet t’ju takojë edhe shqiptareve në Luginën e Preshevës”, thtoë analisti.

Në fund, ai shton që ndërkombëtarët duhet të vetëdijsohen, pasi kushtet e z. Kurti nuk kërkojnë standard tjetër, por standardet që i kanë vendosur vetë ata.

“Ky kusht është brenda stadardit të njëjtë , por edhe duke marr për bazë modelet evropiane për komunitet pakicë që jetojnë në shtete të caktuara. Në këtë rast, ndërkombëtarët duhet të vetëdijësohen, pasi kushtet e zotit Kurti nuk kërkojnë standard tjetër, por standardet që i kanë vendosue vetë ata”, përfundoi Ahmeti për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat