Përplasja e madhe në Nju Jork, Vuçiqi u mposht nga Kurti – Kosova në avantazh

Politika

Përplasja e madhe në Nju Jork, Vuçiqi u mposht nga Kurti – Kosova në avantazh

Arife Morina Nga Arife Morina Më 11 shkurt 2024 Në ora: 17:36
Albin Kurti

Gjatë kësaj jave, u mbajt një seancë urgjente e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, e thirrur kjo nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq për të diskutuar për Kosovën, më saktë vendimin për dinarin.

Ishte një seancë me deklarata dhe replika të forta, ku udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë shkëmbyen akuza të rënda, përfshirë çështjen rreth zbatimit të vendimit për kufizimin e importit të dinarit serb në Kosovë.

Aleksandar Vuçiç akuzoi kryeministrin Kurti se po pamundëson jetën e serbëve që jetojnë atje.

Kurse, Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i cili për herë të parë mori pjesë në një seancë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, i hodhi poshtë si të pavërteta akuzat e zotit Vuçiq dhe tha se institucionet e Kosovës do të sigurojnë një tranzicion për serbët e Kosovës rreth përdorimit të dinarit serb.

Kurti shpërfaqi edhe njëherë në pah propagandat serbe ndaj Kosovës, përmes një fjalimit të tij të gjatë, ku i radhiti edhe gënjeshtrat e Vuçiqit dhe tentativat e tij për ta fajësuar Kosovën.

Paraqitja e të parit të Kosovës u vlerësua lartë dhe ka optimizëm se kjo do ndikojë poztivisht në pozicionin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Azemi: Dëgjuam shumë të pavërteta në adresë të Kosovës

Image
Emin Azemi

E në lidhje me këtë temë, në një bashkëbisedim me “Bota sot” foli publicisti Emin Azemi, ku tha se kjo seancë ishte një “autogol” për Serbinë dhe fitore për Kosovën.

Sipas tij, shteti serb tash e një kohë po tenton të paraqitet viktimë në sytë e ndërkombëtarëve.

Seanca e jashtëzakonshme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, sipas zhargonit sportive, ishte një autogol për Serbinë dhe një avantazhë për Kosovovën. Beogradi shumë vite më herët po e përgatit terrenin diplomatik që ta paraqes veten viktimë të “aksioneve agresive” të Kosovës. Dhe në fak nuk ndodhi asgjë e papritur, sepse regjimi serb edhe kësaj radhe deshi të thotë se Kosova është pjesë e Serbisë dhe Prishtina po bën agresion ndaj serbëve me suprimimi e dinarit”, u shpreh ai

Krahas kësaj, publicisti tha se kishte shumë propaganda kundër Kosovës nga ana e Vuçiqit, mirëpo që të gjitha iu kthyen si “boomerang” nga fjalimi i Kurtit.

Dëgjuam shumë të pavërteta në adresë të Kosovës dhe u bë mirë që krejt kjo propaganda u kthye në një boomerang për Serbinë, qoftë përmes fjalimit shumë me takt të kryeministrit Kurti, qoftë për shkak të tezave anakronike të Vuçiqit.

Kjo mbledhje do t’iu ndihmojë atyre shteteve t’i qartësojnë deri dikund dilemat që kanë pasur rreth pavarësisë së Kosovës, por të shohim se çfarë peshe do të ketë kjo në Bruksel dhe në Uashington, aty ku edhe vendoset për mundësitë e gjetjes së një zgjidhje finale në raport me Serbinë”, përfundoi Emin Azemi për “Bota sot”.

Shala: Kosova ka bërë një paraqitje të mirë

Kurse, eksperti i sigurisë, Drizan Shala tha se Vuçiq përmes kësaj mbledhjeje tentoti ta përmirësojë pozicionin e tij te ndëkombëtarët.

Image
Drizan Shala

Gjithashtu, ai përmendi edhe “thumbimet” që presidenti serb ia bëri Kosovës në sytë e ndërkombëtarëve.

“Tentativa për të shpëtuar veten nga presion ndërkombëtar, Vuçiqi tentoi që të gjej një dalje momentale për të paraqitur vetëm si një "reformativ" në pozicionin e tij në marrëdhënie ndërkombëtare që ka impakt më të gjerë se ai rajonal që është situata Serbi-Kosovë.

Paraqitja e Serbisë ishte e filluar dhe bazuar në deklarimin ndërkombëtar që është Kosova me aleatët e saj duke vazhduar që të thumbojë politikën e qeverisë së Kosovës, si çëlsi kyç i së keqes që po ndodh në terren madje duke bazuar në disponimin e miqve të Kosovës në këtë periudhë”, u shpreh ai.

Mirëpo, Shala tha se Kosova, më saktë Kurti, kishte një paraqitje shumë të mirë, ku iu kundërpërgjigj mjaft mirë propagandës serbe.

“Në anën tjeter do të duhej të theksojmë që Kosova ka bërë një paraqitje të mirë në formatin aktual duke kundërpërgjigj pretendimeve serbe në raport me punët e brendshme të Kosovës.

Por, çka duhet të vendosim është që situata të tilla mos të kemi më, që procesi i dialogut që është Serbia me Kosovën të mbesin në nivelin europian duke eskivuar influencimit nga KS e OKB në format e ndryshme dhe duke parë një ri-pozicionim të Serbisë në marrjen e veprimeve ekonomike këtë vit po tregon që është duke luajtur rolin tentativ për fuqizim të saj”, nënvizoi eksperti i sigurisë.

Në fund, kërkoi koordinim të plotë të qeverisë sonë me Amerikën dhe Britaninë e Madhe.

Prandaj, Kosova duhet të vazhdojë të veprojë me SHBA-në dhe Britanin në çdo aspekt dhe formë e mënyrë, sepse ndryshe s’ka mundësi të mbajë pozicionin e saj në fushën gjeopolitike rajonale e gjeostrategjike më avancimin e saj drejt një shteti ku e drejta dhe sovraniteti është i garantuar”, përmbylli Drizan Shala për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat