Ditë më parë është mbajtur takimi I radhës mes kryenegociatorit Lajçak dhe përfaqësueseve, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq.
Temë diskutimi ka qenë dinari ku edhe kësaj radhe, pala serbe refuzoi të bashkëpunonte e të vendoste si prioritet interesin e qytetarëve, duke insistuar në licencimin e një entiteti ilegal si “Postanska Banka”.
Pas propozimit nga ana e BE-së, përsëri pala serbe nuk ka qenë e gatshme që të reflektojë në këtë propozim dhe kanë kërkuar kohë shtesë.
Takimi i radhës pritet të mbahet pas dy javëve përsëri në Bruksel.
Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur juristi Blerim Burjani.
![Image](/media/botasot.info/images/2024/April/06/auto_auto_Blerim_Burjani15929397121712421045.jpg)
Ai thotë se një marrëveshje mund të ndodhë mirëpo që e njejta të mos ndodhë i konvenon të dy palëve.
Sipas tij, mos dakordimi për Asociacion i bënë palët të merren me dinarin.
“Mund të ketë, por saktë se kjo çështje konvenon dy palëve që të mos bëhet Asociacioni që Kosova nuk e dëshiron fare. Ndërsa Serbia e dëshiron me kompetenca ekzekutive, pra asnjëra nuk fiton andaj merren me dinarin. Në fund të fundit edhe po të mbetët si më parë që ka qarkulluar mbetët i parëndësishëm për Kosovën, e Serbia e kishte vazhduar mashtrimin dhe iluzionin se serbet e Kosovës kanë shtetin e tyre që angazhohen për ata”, u shpreh ai.
Juristi më tej thekson që në takimin e radhës mund të ketë një marrëveshje për çështjen e dinarit.
“Takimi i radhës sipas mendimit tim mund të prodhoj një marrëveshje për këtë çështje, përndryshe kjo politik me dinar është i papranushëm. Nëse duhet të ketë marrëveshje finale atëhere do të duhen të ishte të lihet kjo “lojë” e të dy palët të koncentrohen në zgjidhje përfundimtare”, përfundoi juristi Blerim Burjani për “Bota sot”.