A do të bënte koalicion AKR-ja me partinë e Mimoza Kusari-Lilës?

Politika

A do të bënte koalicion AKR-ja me partinë e Mimoza Kusari-Lilës?

Nga: BOTA SOT Më: 1 prill 2017 Në ora: 13:19
Behgjet Pacolli dhe Mimoza Kusari Lila

Kryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila dikur ka qenë pjesë e AKR-së, por ajo së fundmi ka krijuar partinë e saj me deputetin Ilir Deda, e që quhet ‘Alternativa’.

Por, a do të mund të bënte koalicion kjo parti me AKR-në.

Lidhur me këtë, lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka thënë në një intervistë për gazetën Bota sot, se cilado që është parti politike s’ka asnjë problem, pasi nuk ka inate me askënd.

“Nëse është ndonjë parti politike nuk ka problem. Behgjet Pacolli: nuk punojmë as me zili as me inate. nuk kemi inate për këta njerëz. Nëse edhe ata janë të gatshëm të implementojnë programin e AKR-së, apo nëse kanë diçka më të mirë për të propozuar le të vijnë me propozime, pa marrë parasysh kush janë ata”, ka deklaruar Pacolli./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat