Lutfi Haziri befason me deklaratën për koalicionet e mundshme parazgjedhore të LDK-së

Politika

Lutfi Haziri befason me deklaratën për koalicionet e mundshme parazgjedhore të LDK-së

Më: 10 maj 2017 Në ora: 19:53
Lutfi Haziri

Pas rrëzimit të Qeverisë së drejtuar nga Isa Mustafa përmes mocionit të mosbesimit në Kuvendin e Kosovës, Kryetari i Komunës së Gjilanit, njëherësh nënkryetar i Lidhjes Demokratikë të Kosovës, Lutfi Haziri nuk ka dashur të flas për një koalicion të mundshëm zgjedhor.

Pyetur nga mediat se me kë do të hyjë partia e tij në koalicion parazgjedhor, Haziri u përgjigjë duke thënë se nuk janë politika që mund të bisedohen sot.

“Nuk janë politika që mund të bisedohen sot, ne kemi ftesën e presidentit nesër me bisedu rreth datës së zgjedhjeve”, tha ai.

Me këtë do të merret kryesia e LDK-së, dhe se çështja e koalcionit parazgjedhor nuk është në rendin e ditës tek ne, përfundoi Haziri.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas shpërndarjes së legjislaturës së pestë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, do të mbajë nesër takim konsultativ me subjektet politike për caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Takimi do të mbahet në ora 08:45 në kabinetin e presidentit të Republikës së Kosovës.

Për rrëzimin e Qeverisë votuan 78 deputetë, 34 ishin kundër, ndërsa tre prej tyre abstenuan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat