“PDK në opozitë, AAK të heqë dorë nga ambiciet e sëmura të Haradinajt”

Politika

“PDK në opozitë, AAK të heqë dorë nga ambiciet e sëmura të Haradinajt”

Nga: A.Zh Më: 3 shtator 2017 Në ora: 15:55
Kadri Veseli dhe Ramush Haradinaj

Derisa ende nuk është marrë ndonjë vendim se kur do të mbahet seanca për themelimin e institucioneve të vendit, si opsion për zgjidhjen e krizës po shihet edhe qeveria gjithpërfshirë.

Zyrtarë nga Partia Demokratike e Kosovës, janë shprehur kundër kësaj ide, pasi sipas tyre, në pushtet duhet të jetë fitues i zgjedhjeve e jo të gjitha partitë.

Por, sipas analistit politik Hidajet Ahmeti, një qeveri pa PDK-në, do t’i  kontribuonte ndërtimit dhe konsolidimit të shtetit.

Duke folur për gazetën “Bota sot”, Ahmeti ka thënë se qëndrimi i PDK-së në opozitë, do të ngjallte një frymë shprese për qytetarët e vendit dhe demokracinë.

Image
Hidajet Ahmeti

“Një qeveri pa PDK-në do t’i  kontribuonte ndërtimit dhe konsolidimit të shtetit, por edhe vet PDK-së për transformuar në një parti politike të mirëfilltë, duke eliminuar njerëzit e kriminalizuar brenda saj. Gjykoj se dëmet që ja ka bërë PDK-ja dhe njerëzit e saj vendit janë të pariparueshme dhe do të frymojnë për një kohë të gjatë brenda kornizës së shoqërisë së Kosovës. Një qëndrim në opozitë për PDK-në, është i shëndoshë për vendin e mbi të gjitha  demokracinë  në konsolidim dhe rrugën euroalantike. Vetëm në këtë mënyrë pa PDK-në në qeverisje, do të ngjallët një frymë shprese për qytetarët, për vendin, për demokracinë, për Republikën e mbi të gjitha për një revulocion në kuptimin demokratik", ka thënë Ahmeti.

 Megjithatë, sipas tij, mbetja jashtë pushtetit e PDK-së, nuk do të ishte garanci për lulëzimin e proceseve shtetformuese.

“Nuk do të ishte garanci për një  lulëzim të ri të proceseve shtetndërtuese, edhe nëse PDK-ja do të mbetet jashtë loje, por një garanci më e madhe do të ishte kur njerëzit, të cilët kanë abuzuar me pozitat zyrtare të gjykohen nga drejtësia dhe pas vërtetësisë së fajësisë të përfundojnë prapa grilave. Ky do të ishte një revolucion në kuptimin demokratik, i cili do të prodhonte një frymë të mbarë në rrugën e ndërtimit, konsolidimit të shtetit dhe rrugën drejtë BE-së dhe organizatave ndërkombëtare”, është shprehur analisti Ahmeti.

Ai ka folur edhe për AAK-në, për të cilën ka thënë se duhet të jetë pjesë e qeverisë gjithpërfshirë, por duhet të amnistohet nga veprimet e liderit të saj Ramush Haradinaj.

“Gjykoj se AAK-ja duhet të amnistohet nga veprimet adoleshente të liderit të saj pasi që ambiciet e sëmura të Haradinajt e kanë sjellur këtë parti potencialisht për një dështim në të ardhmen. Prandaj, gjykoj se edhe AAK-ja duhet të jetë pjesë e qeverisë gjithëpërfshirëse, pasi që Kosova përballë vetës ka shumë sfida dhe është e domosdoshme që brenda këtyre sfidave të marrin përgjegjësi të gjitha partitë politike atdhedashëse, përveç PDK-së e cila ka dëshmuar se nuk mund të veprojë jashtë kornizës së interesave personale, klanore, klienteliste dhe nepotike”, ka shtuar analisti Hidajet Ahmeti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat