Sekretari i përgjithshëm i Aleanca Kosova e Re, Vesel Makolli, ka thënë për “Bota sot”, se partitë politike opozitare nuk mund të shkojnë në zgjedhje sa herë që ata të dëshirojnë.
Duke komentuar deklaratën e deputetes së Lëvizjes Vetëvendosjes, Arberie Nagavci, e cila është shprehur se ne tryezën e ardhshëm pikë kryesore do të jetë caktimi i zgjedhjeve të reja parlamentare, Makolli ka thënë se duhet shmangur zgjedhjet e shpejta dhe se duhet përkrahje e opozitës për qeverinë Haradinaj.
“Ne do te marrim pjesë në tryezën e radhës që pritet të organizojë Lëvizja Vetëvendosje, mirëpo nëse i pyesim partitë politike opozitare ato organizojnë zgjedhje sa herë që të dojnë, prandaj është koha që opozita duhet të kuptoje se një mandat është 4 vjet. Opozita nuk duhet me qenë pengesë për qeverinë, ajo duhet me e nxit pozitën të punojë më shumë, ne po kemi pengesë nga disa faktorë të jashtëm. Puna e zgjedhjeve nuk duhet diskutuara nëpër tryeza, por çështjet madhore. Vetëvendosja duhet të jetë unike dhe shtetformuese ashtu siç është treguar LDK me votimin e demarkacionit”, ka thënë Makolli.
“Një parti që nuk e respekton himnin dhe flamurin nuk e respekton vendin”, ka përfunduar Makolli.