Luftë e re në Ballkan nga Serbia përmes ndikimit rus? - Bota Sot
Luftë e re në Ballkan nga Serbia përmes ndikimit rus?

Politika

E premte, 19 tetor 2018

Luftë e re në Ballkan nga Serbia përmes ndikimit rus?

Nga: D.RR Më: 6 tetor 2018 Në ora: 19:43
FSK

Shefi i komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker paralajmëroi rrezikun e shpërthimit të konflikteve të reja të armatosura në Ballkan nëse shtetet në fjalë nuk bëjnë më shumë dhe më shpejtë për anëtarësim në BE.

Këto deklarata të Juncker i ka komentuar për “Bota sot” eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava. Ai e vlerëson situatën ende të brishtë në Ballkan që nga lufta e fundit dhe mendon se shtetet Ballkanike duhet të punojnë sa më shumë për t’u anëtarësuar në BE.

“Situata politike e Ballkanit edhe pas këtyre viteve të luftërave të fundit që i patën, ende nuk është stabile dhe llogaritet e brishtë. Sidomos kjo vlen për ato republikat te ish Jugosllavisë te cilat u shkëputen pas luftërave qe i patën, e sidomos si Bosnja e Hercegovina, Serbia, Maqedonia, Kosova, Mali i Zi. Shefi i komisionit Evropian, Jean-Claude Junker paralajmëron rrezikun e shpërthimit të konflikteve të reja të armatosura në Ballkan nëse shtetet në fjalë nuk bëjnë më shumë dhe më shpejtë për anëtarësim në BE. Angazhimet në këtë drejtim të anëtarësimit dhe pajtimit duhen të tregojnë të gjitha, e sidomos Serbia e cila në të gjitha konfliktet ishte shkaktarja e gjitha të këqijave. Edhe faktori ndërkombëtar duhet të jetë më këmbëngulës dhe më koherent me afate më të shkurta në afate të anëtarësimit në BE dhe NATO. Mali i Zi me politikat e saja ma të mençura arriti që tani të bëhet anëtare e plotë e NATO-s dhe ka gjasa reale të anëtarësohet edhe në BE. Edhe Shqipëria si fqinj i shteteve të cilat i cekem e që i takojnë Ballkanit, edhe ajo është si anëtare e plotfuqishme e NATO-së. I ceka këto shtete të cilat e kanë bërë hapin që duhet ta bëjnë edhe shtetet tjera të lartcekura, nëse donë te kenë rehati në territoret e tyre”, ka thënë Tërnava.

Image
Hajrullah Tërnava

“Ndër të gjitha të lartcekurat e shteteve, Serbia është ajo ma problematikja, e cila ka ndikim të fortë edhe në tjerat shtete si në Bosnje e Hercegovine, me Republikën Serbe që i ka edhe kufijtë e saja brenda federatës e Bosnjës dhe Hercegovinës. Të ngjashëm ndikim ka edhe ne Maqedoni, gjë që u pa ndikimi i saj dhe i Rusisë, ne referendumin e organizuar për përcaktimin e emrit si Maqedonia e Veriut, e që do i shërbente si pajtim me Greqinë, dhe rruga e saj e dërgonte ne NATO dhe shpejt edhe në BE. Por ndikimi i Rusisë dhe i Serbisë ishte tepër i fortë, sidomos te pjesa e Maqedonisë djathtist dhe referendumi ishte dështim, që në të ardhmen duhet të mendojnë shumë si të veprojnë për të arritur anëtarësimin në NATO, dhe riemërimin e shtetit te tyre si pajtim me Greqinë. Maqedonasit mendojnë se vetëm Serbia dhe Rusia janë miq të vërtetë të tyre. Serbia edhe si e tillë që është tani ka ndikim të madh edhe në politikat kosovare përmes Listës Serbe e sidomos nëse i lejohet asociacion ekzekutiv apo falja e veriut, atëherë lirisht mund te konstatohet se Kosova kurrë nuk do të jetë funksionale. Serbia duke i humbur të gjitha luftërat, e që për të gjitha luftërat qe i ka filluar ishte vet fajtore, tani fajin dhe armiq kryesor i konsiderojnë Amerikën dhe BE për hir të luftës dhe kapitullimit të humbjes së Kosovës. Tani Serbia bënë çmos të jetë në lidhje të ngushta me Rusinë. Pavarësisht sjelljeve të Serbisë e cila nuk pajtohet me ato politika të deri tanishme, e që bota e akuzon si fajtoren kryesore për luftërat qe i ka bërë deri më tani, por megjithatë ia len mundësin që te anëtarësohet në NATO dhe në BE, por si kusht kërkon që ta njoh Pavarësinë e Kosovës”, është shprehur Tërnava për “Bota sot”.

Ai thotë se shqiptarët kanë qenë gjithmonë të diskriminuar, sidomos në kohën e Jugosllavisë.

“Nëse e shikojmë në tërësi konfiguracioni Ballkanik për të cilat folëm deri tani, këto shtete nuk kufizohen askund me Rusinë, dhe shumë tjera shtete më afër Rusisë tani janë anëtare te NATO-se si Rumunia, Bullgaria, Ukraina etj, prandaj perspektiva dhe heqja e sigurt për një qetësi të përgjithshme e këtyre shteteve është NATO-ja dhe BE. Është për tu habitur si disa politikan shqiptar bien pre e politikave Ballkanike, dhe ende ndërtojnë iluzione se një shtet Ballkanik kishte me qene i përshtateshim për popujt tonë, sikur që e patëm ne përvojën me Jugosllavinë, qe ajo provoj është e freskët për kombin tonë, që nëpër burgjet e Jugosllavisë ka pasur mbas shumti të burgosur politik shqiptar edhe që ishim kombi i trete në Jugosllavi, asnjëherë nuk e patëm epitetin e kombit, e as që ishim Republikë, mirë është qe politikanët tonë të ua shpjegojnë politikanëve të Shqipërisë”, ka potencuar Tërnava.

Ai bën thirrje që shqiptarët të mos bien pre e politikave Ballkanike, veçanërisht në insistimin e Serbisë për krijimin e një Konfederate Ballkanike.

“Dhe ky popull mos te bie pre e politikave Ballkanike sikur që po vërehet shpesh në biseda te përafërta që po insiston Serbia për krijimin e një Konfederate Ballkanike apo Federate të tille ku edhe Shqipëria do të ishte në kufij të këtij shteti në perspektivë. Perspektiva e të gjithë shqiptarëve në këto rrethana është që sa më parë t’i plotësojnë kushtet dhe të anëtarësohen ne NATO dhe BE, ky është shpëtimi i kombit tonë ku do të jetojmë në një bashkësi pa kufij në zhvillim e sipër dhe viteve te ardhshme te konsolidohemi dhe të ecim në hap me kohën dhe të miqve tonë tani të certifikuar për kombin tonë”, ka përfunduar Tërnava për “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test