Ish agjenti i Shërbimit Sekret: Ky shtet ka dosje kriminale të Hashim Thaçit

Politika

Ish agjenti i Shërbimit Sekret: Ky shtet ka dosje kriminale të Hashim Thaçit

Nga: D.RR Më: 17 nëntor 2018 Në ora: 20:59
Ilustrim

Ish agjenti i Shërbimit Sekret në Kosovë (SHIK), Naim Miftari në një prononcim për “Bota sot” e ka komentuar përafrimin e presidentit Thaçi me presidentin rus Vladimir Putin.

Miftari thotë se deklaratat e Rusisë se e mbështesin dialogun nëse ka një marrëveshje pozitive për Serbinë, është e pritshme. Miftari shton tutje se ideja për ndarjen e Kosovës ka ardhur në fillim të këtij viti nga Putini dhe Vuçiqi.

Image
Naim Miftari

“Moska zyrtare ka deklaruar se Rusia mbështet çfarëdo marrëveshje që është vetëm në interes për Serbinë. Kjo deklaratë është e pritshme pasi ideja për ndarjen e Kosovës vjen pikërisht nga takimi i i fillimit të vitit 2018 takim disa orësh pa përkthyes e pa protokoll sy me sy mes Putinit dhe Vuçiçit. Dihet shumë mirë se Rusia mbështet vëllezërit e vet serbë në Ballkan që disa shekuj kujtoj luftën e Krimesë në mes Rusisë dhe Turqisë, ku Rusia si fituese kishte kërkuar si dëmshpërblim nga perandoria turke që viset e banuara nga shqiptarët në Ballkan t’i aneksoj Serbia dhe Mali i Zi”, thotë ai.

Dikur Rusia dhe Serbia kishin aleat Esat Pashë Toptatin e tash kanë Hashim Thaçin, thotë Miftari duke thënë se presidenti i vendit e ka izoluar Kosovën dhe varfëruar skajshmërisht.

“Rusia nuk ka ndryshuar, ka qenë aktive tërë kohën dhe është pro serbe. Dikur kishin alet Esat Pashën i cili mbronte interesin Serb e njëjta politik po bëhet sot nga Hashim Thaçi president, i cili e ka rehabilituar Serbin nga humbja e rënd e luftës në 1999 dhe sot Serbia është faktori kryesor në Ballkan nga humbësi i 1999, por Serbisë po i hapen të gjitha portat e BE ndërsa presidenti Thaçi i ardhur në pushtet me dhunë me mashtrime dhe konspiracion e vrasje, Kosovën e ka izoluar dhe varfëruar skajshmërish”, është shprehur Miftari.

Ai thotë se tani e ka kuptuar thënien e presidentit historik dr. Ibrahim Rugova, i cili thoshte se Hashim Thaçin duhet ta mbajmë sa më larg pushtetit.

Miftari thekson se shërbimi sekret i Serbisë posedon dosje kriminale të Hashim Thaçit.

“Tani e kuptoj një citat të Ibrahim Rugovës ku thotë se Hashim Thaçin duhet me e mbajte sa më larg pushtetit pasi do ta dëmtonte vendin ton, fatkeqësisht LDK e trashëguar nga Rugova është ajo që e ka sjell në postin e kryetarit të Kosovës pikërisht Hashim Thaçin dhe mban përgjegjësi së paku morale pse e kanë votuar këtë kriminel për kryetar. Sa i përket veprimeve të Hashim Thaçit mua personalisht nuk më befason. I kapur nga dosjet e UDB Serbe dhe nga dosjet e krimeve politike dhe ekonomike të pas luftës sidomos nga dosjet e shërbimit sekret Francez, aleat po ashtu pro-serb, presidenti i jonë nuk ka edhe rrugë tjetër pos ta mbështes Serbinë në dëm të Kosovës duhet dashur me çdo kusht dhe me çdo çmim t’i i ik fundit të vet të turpshëm dhe të dhimbshëm. Sa më parë që ndalet ky renegat, aq më lehtë do të shpëtoj Kosova, por fatkeqësisht shteti organet dhe shumë parti politike janë të kapura keq nga Hashim thaçi dhe klani i tij mafioz”, ka potencuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat