Kremtimi i pesë vjetorit të shoqatës “Lura Jonë” dhe gazetës “Lura” ne Tiranë

Reportazhe

Kremtimi i pesë vjetorit të shoqatës “Lura Jonë” dhe gazetës “Lura” ne Tiranë

Nga: Gezim Loka Më: 10 gusht 2022 Në ora: 20:39
Foto ilustrim

Në Tiranë, me miq e shokë, luras e jo luras, me kolegë e bashkëpunëtorë, përgatitjet për pesë-vjetorin e Shoqatës “Lura Jonë” dhe Gazetës “Lura” nisën që në janar 2022. Jo vetëm në biseda e takime të posaçme nëpër kafe, por dhe me zënien e sallës së Muzeut Historik Kombëtar, salla e bibliotekes planifikuar për datën 17 korrik 2022.

Ditët rrodhën shpejt dhe të premten, dy ditë para takimit, në sallën e Bibliotekes qenë vendosur pllakatat ku shkruhej: “Festohet 5-vjetori i Gazetës “Lura” dhe Shoqatës “Lura Jonë”.” Pjesmarrës në këtë 5-vjetor qenë: Bernard Zoto, Kujtim Boriçi, Faik Xhani, Nexhbedin Basha, Ismail Hysa, Safije Ajazi, Agim Kola, Qemal Sina, Ali Kalia, Nazmi Loka, Bashkim Mena, Femi Mena, Bihane Parruca, Aishe Basha, Miranda Bala, Bukurie Shtishi, Llambrini Gjinari, Bernard Progni, Rifat Hoti, Tom Kaçorri, Kadri Haldeda, Faik Buci, Cen Vladi, Fadil Çupi, Enver Hasa, Fran Kaçori, Vladimir Dalipaj, Sen Sefa, Mislim Haldeda, Demir Hoti, Sefer Loka, Ferit Fizha, Xhelal Buci, Hysen Hysa, Kujtim Rama, Musa Riçku, Drini Loka, Emi, Mati, Rea, Allaman Sula, Indrit Gorani… etj.

Image
Nga kremtimi i pesë vjetorit të shoqatës “Lura Jonë” dhe gazetës “Lura” ne Tiranë

Më datë 17 korrik që në orën 9 gjithçka ishte gati dhe një orë më vonë, në orën 10, salla qe mbushur plot e përplot dhe nisi aktiviteti. Kishte jo vetëm luras që kishin ardhur nga ana e anës por dhe të tjerë, miq e dashamirë të ftuar që e bënë me emocionuese atmosferën e kësaj dite të shënuar.

Ceremonia nisi me përshendetjen e deputetit Lavdrim Krashi, i cili i vlerësoi Shoqatën dhe Gazetën si zëra të fortë të komunitetit luras dhe dibrane...

Më tej e mori fjalën Prof.Bernard Zoto, i cili tha se Gazeta dhe Shoqata e Lurës në këto 5 vjet janë kthyer në pika referimi për mundësitë luriane për zhviĺlim dhe integrim të plotë me anë të resurseve historike e turistike.

Gazetari dhe shkrimtari Kujtim Boriçi në fjalen e tij iu bëri apel biznesmenëve që ta mbështesin Gazetën dhe Shoqatën pasi vetëm Gëzimi që merr kredi në bankë për të financuar gazetën, nuk ka se çfare te bëjë!

Biznesmeni Musa Riçku foli për misionin e gazetës dhe shoqatës, mision që duhet mbështetur. Ai u zotua që çdo vit të derdh në numrin e llogarisë së gazetës 10 mijë lekë të reja.

Folën dhe përshëndetën më tej Ferit Fixha si dhe kishin dërguar videot e tyre nga larg Prof. A. NEXHA, Hilmi Cani, Maliq Torra nga Mokra, general Kostaq Karoli, sekretari i shoqatës “Tirana”, z. Skender Farka etj.

Image
Nga kremtimi i pesë vjetorit të shoqatës “Lura Jonë” dhe gazetës “Lura” ne Tiranë

 

Moderator qe Hysen Hysa i cili ma dha fjalen mua ku bera një ekspoze të punës pesë-vjeçare të Shoqatës dhe Gazetës. Diskutuan dhe shumë luras si dhe Qemal Sinaj nga Kukësi, Kujtim Rama nga Mallakastra, Fadil Cupi, Mislim Haldeda, Demer Hoti, Cen Vladi.

Pas fjales së mbylljes që e mbajta une, në Hotel Tirana u shtrua nje koktejl nga biznesmenët Kadri Haldeda dhe Ali Kalia.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat