Kështu votoi Mahmut Sadiku për hendbollisten e vitit

Reportazhe

Kështu votoi Mahmut Sadiku për hendbollisten e vitit

Nga: K.G. Më: 30 dhjetor 2025 Në ora: 11:46
Mahmut Sadik

Mahmut Sadiku, trajner i klubit të hendbollit Shqiponja e Gjakovës, ka votuar për hendbollisten e vitit 2025 dhe shtatëshen e vitit.

Si votoi trajneri Sadiku?

Sadiku votoi për Tina Hetemin, hendbolliste e Vitit, e cila është lojtare e kampiones vjeshtore Samadrexha dhe reprezentuese e Kosovës.

Klubi i Istogut është kampione e Kosovës, fituese e Kupës dhe Superkupës së Kosovës dhe i vetmi ekip që u kualifikua në rrethin e tretë të Kupës së Evropës (femrat).

Sadiku ka futur dy lojtare të Istogut në shtatëshen e parë, motrat Ujkiq, Suzanën dhe Dijanën.

Sadiku, të paktën ka pasur konsideratë për ekipin që është kurorëzuar me tre trofe gjatë këtij viti, duke mos ia lënë lojtaret jashtë shtatëshes.

Ja si ka votuar Mahmut Sadiku

Portierja më e mirë: Selvije Mullakadrija (Ferizaj)

Alo e majtë: Luljeta Sopjani (Ferizaj)

Fundorja e majtë më e mirë: Amanda Toledo (Samadrexha)

Qendra më e mirë: Tina Hetemi (Samadrexha)

Pivotmenja më e mirë: Suzana Ujkiq (Istogu)

Fundorja e djathtë më e mirë: Sevdanur Ozkan (Ferizaj)

Aloja e djathtë më e mirë: Dijana Ujkiq (Istogu)

Hendbollistja më e mirë në mbrojtje: Suzana Ujkiq (Istogu)

Hendbollistja më e mirë e vitit: Tina Hetemi (Samadrexha)

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat