Shkolla Petro Nini Luarasi Kolonje pret “Maturën 81”: Bijtë dhe bijat e saj nëpër botë, u mblodhën dhe u ulën në bankat e shkollës më 30 shtator 2023!

Reportazhe

Shkolla Petro Nini Luarasi Kolonje pret “Maturën 81”: Bijtë dhe bijat e saj nëpër botë, u mblodhën dhe u ulën në bankat e shkollës më 30 shtator 2023!

Nga: Liliana Pere Më: 12 tetor 2023 Në ora: 15:05
Foto ilustrim nga vendngjarja

Në këtë fillim viti shkollor rrugët dhe sheshet e Kolonjës së bukur, dhe shkolla Petro Nini Luarasi u mbushen nga zërat gazmore te nxënësve të tij!

Mbas 42 vitesh matura bën takimin e pare ne shkolle e më pas feston këtë dite!

Është një ditë e shenjtë për të gjithë nxënësit e mësuesit!

Dita qe vulos maturimin dhe vazhdimin e marrjes së njohurive formësimin intelektual në dobi të vehtes dhe zhvillimit të shoqërisë!

Për të çuar përpara një shoqëri, një nga shtyllat kryesore të politikave te zhvillimit të mirë te sigurt, është arsimimi i saj.

"Arsimi është çelësi për të ndezur imagjinatën e njeriut, për të prodhuar idetë që ndihmojnë personin dhe shoqërinë, që të përballet me sfidat e kohës".

Ky qe ideali i atyre dhjetra mësuesve patriotë që për gjuhën shqipe u sakrifikuan e u martirizuan.

Kolonja ishte një nga trevat shqiptare buzë malit te bukur te Gramozit, që nxori nga gjiri i saj shumë figura te rëndësishme.

Në piedestalin e nderit qëndrojnë emrat e Petro Nini Luarasit. Pandeli Sotirit, Papa Kristo Negovanit, Sevasti , Parashqevi e Gjerasim Qirjazit, Naum Veqilharxhit, Mihal Gramenos e shumë te tjerë.

Me emrin e Petro Nini Luarasin, fillon historia arsimit, dhe historia jone.

Petro Nini Luarasi

Më 1887 hapi shkollën e parë shqipe në Ersekë dhe më 1892-1893 shkollat shqipe në krahinën e Kolonjës dhe të Vakëfeve.

Në vitin 1893 ishte mësues dhe drejtor i Mësonjëtores Shqipe të Korçës dhe më vonë i shkollës së Negovanit

Më pas, Luarasi mërgoi në Amerikë dhe u bë nismëtar i shoqërive patriotike “Malli i Mëmëdheut” dhe “Pellazgu”.

Ishte delegat në Kongresin e Dytë të Manastirit. Ai bashkëpunoi në organet “Bashkimi i Kombit”, “Drita”, “Kombi” dhe “Iliria”.

Frymëzuese dhe inspiruese mbetet Thënia e tij para vdekjes:

”Vramëni, por mblidhmani gjakun se do t’u duhet nipërve tuaj që të shkruajnë gjuhën shqipe”, mbetet monument në memorien kombëtare.

Një ndër emrat e ndritur te historisë së Kolonjës dhe kombit, është edhe ai i Pateriotit Fan Noli.

Etapat që jetoi e punoi Kolonjar Fan Noli janë historike dhe të rëndësishme për historinë dhe kulturën kombëtare.

Themelues dhe botues i gazetës “Dielli”, zëdhënëse e bashkësisë shqiptare të Bostonit.

Më 28 prill 1912, bashkë me Faik bej Konicën është ndër themeluesit kryesor të shoqatës pan-shqiptare Vatra.

Dhe përkrahës i qeverisë se kryesuar nga Ismail Qemali.

Për popullin shqiptar Fan Noli është një atdhetar i flaktë, një demokrat revolucionar, Euridit, një figure poliedrike figurë e shumanshme prej publicisti, diplomati, gojëtari, dramaturgu, poeti, historiani, kompozitori, muzikologu, kleriku dhe shqipëruesi.

E edukuar, inspiruar dhe e motivuar nga te gjitha keto ;

Ndihem e nderuar dhe krenare që jam bijë e kësaj treve, nxënëse e shkollës se mesme Petro Nini Luarasi, ku tradita arsimdashëse, mësimdhënëse e mësim marrëse, ruhet me përgjegjësi e korrektësi absolute, trashëgohet brez pas brezi deri më sot.

Shumë mësues e nxënës të maturës dhe shkollës Petro Nini Luarasi , intelektuale e figura të nderuara shkëlqejnë dhe japin kontributin e tyre profesional ane e kënd botes!

Nuk dua te veçoj, se ka nga te gjitha fushat modele suksesi,

te gjithë janë të shumë të mire Petroninsat, në Politike, Mjekësi, Gazetari, Art - Muzike. IT. Media. Inxhinieri

Ekonomi. Arosim Drejtësi. Biznes etj etj.

Figura te nderuara në vite që

I bëjnë nder vendit dhe krahinës së Kolonjës.

Sjell këtu në kujtese emrat e mësuesve e nxënësve pjesëmarrës në atë takim mature aq festiv, të bukur, të cilët, e të hareshëm, pjesëmarrës

si: Mësues shumë të mirë, me integritet te lartë moral dhe profesional

kanë punuar për formimin tim arsimor dhe edukativ, unë dua te falënderoj në këtë ditë mësuesit e mi te nderuar që morën pjesë në përvjetorin e maturës. 1981, është vlerësim për ne te gjithë.

Mësuesen kujdestare Zoica Gjergo, Riza Merko, Bujar Mucollari,

Nderim dhe respekt për të gjithe mësuesit që vijuan gjithë procesin mësimor: Lumturi Pupe, Djana Kasapi, Anastas Tane, Xhevdet Memo, Doloreza Dhono, Bardhyl Prifti, Natasha Dhono, Liliana Ruco, Violeta Qirjazi, ndoshta një ditë do te ulem e të shkruaj per secilin, sepse vunë punën durimin dhe pasionin e tyre ne themel te edukimit tone.

Falënderim

Për shoqet e shokët e mij, Beni, Myzejeni, Liliana , Arseni, Eli, Luljeta Keti Donika Telo, Shkelqimi, Veliu, Erjeta, Dashi, Floria, Arseni, Pranvera Kasterioti,Tatjana, Liliana, Luli Rapo, Fredi, Refia, Marjeta, Manushaqja, Tatjana , Astriti, Jaho.Paqesori.Mirjana.Kasterioti, Aliu. Liza etj (te me falin nëse kam harruar ndonje) te shpërndarë nëpër botë.

Shumë prej tyre i kishin shoqëruar bashkëshortet e bashkëshortët, dhe kjo ishte një vlerë e shtuar e tyre dhe kënaqësi për të gjithë ne.

Sot janë të shpërndarë nëpër bote me një profil familjari te mirë dhe profesionisti të suksesshëm në të gjitha fushat. etj

Emri i te gjithë mësuesve është gjithmonë i respektuar në mendjen e në zemrën tone, realiteti kohor u lidh me kujtesen 42 vite para, kur u ulem përsëri në ato banka të shkollës, ku fytyrat e ngazëllyera shprehnin dashuri e mirënjohje.

Kur befas në klasë hyn mësues i matematikës Rizai sikur te ish programuar gjithçka , qetësia mbizotëroi!

Mesues Rizai pasi përshëndeti si dikur si një zotëri i vërtetë filloi te shpjegojë mësimin vërtet si 42 vite me pare:

-Atëherë vëmendje ju lutem...

Çfarë quhet Trajektore?

U improvizua automatikisht ora e mësimit.

Atëherë:

Quhet bashkësia e pikave te njëpasnjëshme qe përshkon një trup.

Pasi shprehu konsideratat për ne nxënësit e tij, si familjarë, si profesionistë për arritjet vazhdoi me urimin:

Me mësimet e Petro Ninit ne do të vazhdojmë të jemi prindër dhe qytetarë te denjë të shoqërive ku jetojmë secili dhe gëzohem shumë për gjithë ju që morët pjesë ne takim.

Te kalojmë mirë në këtë Event te rëndësishëm. Faleminderit!

Mësues Rizai vinte nga Amerika enkas për këtë takim mature!

Ai ishte një mësues me shume personalitet, serioz, i përgatitur, sa kërkues dhe dashamirës me nxënësit.

Dy djemtë e tij janë bërë dy profesioniste te suksesshëm për shoqërinë Amerikane!

Po kështu dhe mësuese Zoica Gjergo mësuesja yll e matematikës, mësuesja kujdestare, një zonjë grua, foli me fjalët më të ndjera, te dhembshura të dashura, kudo ku jetojmë e punojmë në Shqipëri e nëpër botë.

Mësues Bujar Mucollari shprehu gjithashtu nderimet e tij!

U mallëngjyem të gjithë !

Përqafimet dhe fotot s'kishin te mbaruar!

O zot çfarë malli për vendlindjen dhe shoqërinë e shkollës!

Gjithçka dukej e bukur e dashur!

Ne Kolonjë ishte pranverë, Gjithçka gjelbëronte, edhe pse jemi në stinën e vjeshtës.

Sa shume sadisfraksion e ripërtëritje na dha ai takim.

Kaluam një ditë nga ato ditë te rralla qe kalon njeriu në jete!

Të gëzueshme, festive, me plot emocione të bukura te mbushura me një dashuri te sinqerte si një familje e madhe, që lusnim të mos mbaronte ajo ditë…....

Figurat e mësuesve të plotësuara e të nderuara na mrekullonin.

Jam e bindur se në jetën tonë na kanë ndriçuar rrugën dijet, fjalët, këshillat e porositë e tyre.

Mësuesit e mi të nderuar sot gëzojnë pensionin e tyre të rrethuar nga fëmijët, nip e mbesa të mrekullueshëm. Kur i takuam ndiem emocion e dashuri disa here me tepër se para 42 vjetësh.

Ne ish nxënësit e tyre përulemi me respekt e mirënjohje për Shkollën, emrin e saj të nderuar Petro Nini Luarasi dhe Për gjithë punën e mësuesve në tërësi, për sakrificat e mundimet në profesionin e tyre kaq fisnik e dinjitar , siç është mësimdhënia, Edukimi.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat