Nȅ Ragusa mes historisȅ dhe realitetit

Reportazhe

Nȅ Ragusa mes historisȅ dhe realitetit

Nga: Vlash Prendi Më: 21 prill 2023 Në ora: 08:20
Foto ilustrim

Udhëtimit tonë drejt qytetit mesjetar të Catanias po i vinte fundi. Bashkë me Marien dhe Dorin kemi dalë në terminalin e zhurmshëm të aeroportit të qytetit. Së bashku me Gëzimin dhe Parisin që kanë dale të na presin, udhëtojmë drejt qytetit historik të Ragusës, i cili gjatë periudhës së Mesjetës së Hershme ka luajtur një rol jo të vogël në kuadrin e lëvizjeve politike në Perandorinë Romake. Udhëtimi është i këndshëm, sepse në çelizë ka organizim, ka disipline, ka shtet. Në gjithë ishullin e Sicilisë, është e zhvilluar bujqësia dhe turizmi. Sa i përket bujqësisë, rrallë sheh toka të papunuara, ku kultivohen kryesisht perimet, me të cilat furnizohet një pjesë e mire e gadishullit Apenin. Kudo të sheh syri plantacione me Portokalle, ullinj dhe mandarina. Klima e përshtatshme ka bërë që në këtë rajon në kultivohet edhe fiku i detit. Të bën përshtypje prodhimi i rrushit, i cili kultivohej në sera dhe kishte prodhim cilësorë dhe të bollshëm. Kudo zotëronte mirëkuptimi dhe qetësia. Pas rreth dy orëve rrugëtim, kemi mbërritur në terminalin e Ragusës ku kanë dale të na presin plot mallë dhe sdashuri atdhetarët tanë. Ka dalë vogëlushja Merilin e cila është larguar rreth 9 muajshe nga vendlindja, na pret Silvana Marku, mësuesja e gjeografisë nga Lezha, që për gjashtë vjet me radhë nuk iu krijua mundësia nga autoritetet e pushtetit vendorë që të ushtronte qoftë edhe një ditë profesionin e saj të preferuar, pastaj Edi Balozi, ish punonjës i policisë në Tiranë, Redi Balozi pjesë e “Tiranës”, “Partizanit” dhe “Laçit” në rolin e portierit, që momentalisht stërvitet me ekipin e “Ragusës” si dhe Noeli i vogël kampion në sportin e Taekwondos në peshën e tij.

Qyteti mesjetar i Ragusës është vendosur në pjesën jug - lindore të ishullit të Sicilisë, përballë ishullit të Maltës. Provinca është e ndarë në pjesën antike, ku bën pjesë edhe Ibla dhe pjesën industrial. Rajoni ka pamje mjaft tërheqëse dhe piktoreske duke filluar nga fushat e deri në pikën më të lartë ku ka nisur të ndërtohet pjesa industrial e qytetit. Arkitektura e stilit barok e Raguzës tashme e ka fituar statusin e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Është një qytet i pazakontë, i ndarë në dy pjesë, qyteti i epërm dhe qyteti i poshtëm, ose pjesa antike dhe pjesa industrial. Ragusa njihej dikurë edhe si kryeqytet i provinces, ku nga perëndimi dominon lugina e lumit Irminao, një nga më të mëdhenjtë e rajonit të Ibleas, që shtrihet në faqet e malit Lauro. Qyteti i Raguzës shtrihet në kodrat Hyblaei, dikurë i ndarë në dy komuna në shek. XIX, Ragusa Superiore dhe Ragusa Inferiore e quajtur më vonë Ibla, që u bashkuan më vonë në një komunë të vetme në të njëjtën kohë kur ajo u ngrit në kryeqytetin e provincës. Pjesa antike e Ragusës - Ibla është e ndarë nga pjesa modern e qytetit. Sipas të dhënave historike, Ragusa ishte qendra e një qarku të pavarur nga viti 1091 derisa u bashkua me atë të Modicas në vitin 1296. Pjesa antike e qytetit qe shkatërrua nga tërmeti i vitit 1693 dhe më pas q endërtuar qyteti. Këta qytete qenë bashkuar në vitin 1926. Ndërtesat e bukura ndërtuar sipas stilit barok të Raguzës shihen qartë tek katedralja San Giovani, e rindërtuar qysh në vitet 1706 dhe tek bazilika e San Giorgio 1738. Fragmente të ndërtimeve të shekullit XV mbijetojnë edhe sot në Kishën e Santa Maria delle Scale dhe sidomos portalin e San Giorgio Vecchio. Ekziston një koleksion pikturash në Pallatin Donnafugata, që verteton ndërtimet në këtë stil, aq të përhapur në atë periudhë. Qyteti i Ragusës është seli ipeshkvënore, ai sot numëron rreth 72.000 banorë.

Sapo del në qendër të qyteti, të bien në sy objektet e shumta mesjetare. Vemendjen e vizitorit e tërheq Katedralja e San Giovani, i cili njihej edhe si Shenjti mbrojtës i emigrantëve, e rindërtuar sipas stilit gotik në shekullin e XVII dhe e mbijetuar nga tërmeti i vitit 1693, që e pati dëmtuar mjaft. Me këto të dhëna na njeh don Xhuzepe Cabibbo, Administrator i Institucioneve Fetare të provinces së Ragusës, si dhe hartues i histories së ndërtimit dhe funksionimit të catedrales San Giovani së bashku me don Giovani Meli. Ai na përshkruan rolin e kishës në ndihmën dhe përkrahjen që u jep emigrantëve, sidomos ata shqiptarë në integrimin e tyre në jetën e komunitetit të qytetit. Edi Balozi që luan veç të tjerash edhe rolin e përkthyesit, më tregon se institucionet fetare në vend, luajn një rol të madh në dhënin e ndihmave ushqimore dhe sociale ndaj emigrantëve. Qendra e qytetit, piacca San Giovani ka pak lëvizje, pasi njerzit janë në punë, por ky shesh gjallërohej në mbrëmje, sidomos tani që është prag Krishtlindjesh që në Ragusa dhe në mbarë Sicilinë festoheshin me madhështi.

Së bashku me Gëzimin dalim për një kafe në qëndër të qytetit, ku pata mundësinë të kontaktoj edhe me disa emigrantë shqiptarë të ardhur në Ragusa vite më pare. Takohemi me Lorenc Shabanin, një djalosh mjaft i shkathët nga Miloti i Kurbinit, i cili jetonte atje prej tridhjetë vjetësh, i integruar mire në jetën e komunitetit. Na fton Lorenci bashkë me bashkëshorten e tij Alketa dhe ish nxënësen time Klevisa në shtëpinë e tij, duke treguar me fisnikëri se i ruante endë me fanatizëm traditat e të parëve. Edhe fëmijët e tij ecnin mjaft mirë me mësime, madje vajza e tij Evisa kishte përfunduar studimet për pilote, ndërsa tani punonte në Vjenë të Austrisë. Ndërsa Edi Romanati është nga Durrësi, ardhur në Ragusa bashkë me familjen e tij disa vite më pare. Më tregon Edi vështirësitë që kishte kaluar në vendlindje dhe shkaqet që e kishin detyruar të merrte rrugët e Kurbetit. Më thotë, se pasi ishte stabilizuar vetë, kishte marrë edhe vëllezërit në Ragusa. E ndërsa bashkëkombasit e mi më tregonin shkaqet e largimit nga atdheu, unë mendoja diferencën mes dy vendeve, rregullin, qetësinë, gjallërinë dhe kujdesin e autoriteteve shtetërore për njeriun e çfarëdo kombi qoftë dhe përpiqesha të krijoja raportin e kësaj përkujdesj me vendin tim. E them këtë, pasi mësuesja Silvana Marku më thotë se ka mbaruar Universitetin e Tiranës në degën gjeografi, ka kryer masterin profesional dhe zotëron licensën e mësuesit. Për gjashtë vjet, mësuesja e re kishte hyrë katër herë në portal “Mësues për Shqipërinë”, por nuk kishte mundur të siguronte një vend pune në rrethin e Lezhës. Nga ana tjetër bashkëshorti i saj Gëzimi, jurist dhe avokat, ishte detyruar të jepte dorëheqjen dy here nga puna që iu ofrua, derisa vendosi që ta sigurojë të ardhmen larg atdheut.

Mbrëmja më gjen në sheshin qëndrorë të qytetit me Merilinin në krah. Qyteti ka një hijeshi për tu pasur zili, llampurit nga dritat shumëngjyrëshe dhe gumëzhin nga bisedat e njerëzve të nacionaliteteve të ndryshme. Mund të takosh Italianë, shqiptarë, polakë, romen, marolen, tunizianë etj, duke krijuar një mozaik nacionalitetesh që jetojnë në paqë mes tyre. Meri i vogël sapo i ka mbushur 20 muajt, por perpiqet të belbëzojë dhe të artikulojë sadopak. Më pëlqeu së tepërmi fakti se dy prindërit e saj përpiqeshin ti mësonin vetëm fjalë shqip, prandaj vajza e vogël, të gjitha fjalët që fliste i dinte vetëm shqip, madje edhe në familjen e tyre nuk lejohej të flitej asnjë gjuhë tjetër. Meri është një vajzë e zgjuar, shumë e shkathët, kurioze për të ditur dhe pare gjithçka, madje shpesh na detyronte të këndonim, të kërcenim dhe ne ia plotësonim dëshirën. Më lumturon fakti që po mësonte përditë e më shumë gjuhën shqipe, sepse kjo nuk ndodhte gjithnjë në familjet tjera, pasi nxënësit shqiptarë në shkolla mësojnë vetëm në gjuhën italiane. Në këto ditë na surprizon edhe Ela Elezi, e cila ka ardhur së bashku me Danielin enkas nga Londra për të takuar Merin.

Së bashku me Almën, dalim në mëngjes të dërgojmë Noelin në shkollë. Vitin e kaluar djali kishte qënë në klasën e katërt tek shkolla ”G.Pascoli”. Më tmerron fakti që në shkollën ku mësonte ishin 32 nxënës, nga të cilët 27 ishin të nacionalitetit shqiptarë. Këtë vit mësimorë ai vazhdon mësimet në shkollën “Instituto Crispi”, ku sipas bisedës që bëmë më mësuese Mirelën, na thotë se nga 26 nxënës që ka klasa vetëm 4 janë shqiptarë. Natyrisht më bëhej qëfi kur mësoja shifra të tilla, ashtu siç u krenova kur më thane se shkolla mbante emrin e një arbreshi tepër të njohur në historinë e shtetit Italian siç ishte Françesko Crispi, historinë e të cilit e njihte mjaft mire edhe mësuese Mirela, e cila na ve në dispozicion një jetëshkrim të shkurtër të arbreshit të shquar. Françesko Krispi ishte një prej politikanëve më të njohur italinë që punoi për bashkimin e Italisë. Lindi më 04.10 1819 në Ribeira të Sicilisë nga një familje arbëreshe. Fëmijërinë e hershme e kaloi në katundin arbëresh, Pallaci, i cili është një vendbanim i vogël i krijuar nga shqiptarë të mërguar prej pushtimit otoman në shekullin XV. Krispi u pagëzua në Kishën Bizantine Arbëreshe në Pallacë, sipas dëshirës së prindërve të tij. Gjyshi i tij, Françesko, ishte një prift orthodhoks - bizantin i kishës arbëreshe dhe xhaxhai i tij, Jozefi, ishte një peshkop i kishës arbëreshe dhe rektor i Seminarit Arbëresh në Palermo, ku Françesko Krispi shkoi për të studiuar në vitet 1828 - 1835. Ishte bashkëpunëtor i Xhuzeppe Garibaldit dhe deputet i së majtës italiane në vitin 1861. U zgjodh dy here kryeministër i Italisë në vitet 1887 – 1891 dhe 1893 – 1896. Mbante lidhje të ngushta me shkrimtarët arbrëshë të kohës, sidomos me poetin e madh Jeronim de Rada.

Duke vlerësuar dashurinë që tregonte për vendorigjinën e të parëve dhe gjuhën e nënës, në vitin 1895 zgjidhet Kryetar Nderi i Kongresit të Gjuhës Shqipe që u nbajt në Korelano të Kalabrisë. Një figurë nga më të spikatura të jetës politike italiane të shek. XVIII, që po ta shohim me kujdes që nga lindja, duket se kishte një traditë të konsoliduar familjare në raportet me fenë dhe me pushtetin. I ati ishte kryebashkiak në Ribera për disa vite, ndërsa gjyshi i tij Françesko, ishte prift i kishës italo – greke, xhaxhai Xhuzepe peshkop dhe rektor i seminarit greko - shqiptar të Palermos, ku Francesko ndoqi studimet.Karriera e tij e gjatë në politikë e çoi në majat më të larta të saj dhe në vitin 1876 u zgjodh Kryetar i parlamnetit. Antonio Gramshi në fletoret e tij nga burgu e përshkruan politikanin Krispi si një njeri energjik, të vendosur dhe fanatik për bashkimin politik dhe tokësor të vendit. Krispi ishte arbëresh dhe kur u bë kryeministër mbante njëkohëshit edhe postin e ministrit të jashtëm. Ishte patriot i vërtetë, prandaj u përpoq që Shqipëria të ishte e pavarur dhe e lirë nga çdo lloj pretendimi të kohës. Ai mendonte gjithashtu që territoret ku flitej gjuha shqipe t’i jepeshin Shqipërisë dhe ëndërronte një Shqipëri nga Ulqini në Prevezë e deri në gjirin e Artës. Për këtë arësye edhe arbëreshët u organizuan poltikisht dhe një rol të rëndësishëm luajti Krispi.

Në fakt Francesko Krispi nuk e njihte personalisht ideatorin e madh të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë Ismail Qemalin, megjithse ishin bashkëkohës, sepse ata nuk u takuan kurrë, por e pati përkrahur punën dhe aktivitetin e Ismail Qemalit për krijimin e Shqipërisë së pavarur dhe sovrane. Këtë e konfrimon edhe një shkrimtar i kohës Orioni, pasi vetë Krispi nuk e përmend ndonjëherë që ka patur takime me politikanë shqiptarë, por thotë se takonte vetëm ata që jetonin në Itali, por Ai pati një rol shumë aktiv në kryengritjen për pavarësi të sicilianëve kundër mbretit Ferdinand II në Palermo gjatë revolucionit të vitit 1848. Kur dështoi kryengritja në maj të vitit 1849, ndryshe nga pjesëtarët e tjerë, Krispi nuk u përfshi në faljen e përgjithshme që u bë kryengritësve, prandaj u detyrua të largohej për në Piemonte. Në vitin 1860 Krispi, bashkë me Bertanin, Bixion, Medicin dhe Giuseppe Garibaldin udhëhoqi “ekspeditën e të njëmijëve” që arriti ne Siçili në datën 11 maj 1860. Më 13 maj 1860 Krispi mori pjesë në shpalljen e Mbretërisë së Italisë. Pas rënies së Palermos, Krispi u emërua Ministër i punëve të brendshme dhe i financave i qeverisë provizore siçiliane por iu desh të jepte dorëheqjen pas kundërshtimeve të ideve të Contit Cavour rreth aneksimit të Siçilisë nga Italia. U largua nga skena politike pas dështimit në Adua në vitin 1896. Vdes në Napoli më 12 gusht 1901 në moshën tetëdhjetë vjeçare, duke mbetur në historinë e Italisë si i pari arbëresh që arriti shkallët më të larta të hierarkisë shtetërore. Ndjej krenari të ligjshme kur në një vend të njohur europian flitet për një personalitet të shquar me origjinë shqiptare që ka dhënë një kontribut të rendësishëm në jetën politike italiane. - Në këtë institucion arsimor ka rregull dhe disipline, për çdo problem që të ketë mësuesi komunikon direct me prindin, - na thotë Alma.

Ecnim duke kuvenduar përmes qytetit. Të tërheqin vemendjen disa ura shekullore. Janë ura prej guri shumë të vjetra, por të rindërtuara pas tërmetit të vitit 1693, tani vetëm në njërën prej tyre lejohet të kalojnë mjete trensporti, ndërsa të tjerat shërbejnë si objekte turistike.Ura “Ponte dei Cappuccini” e rindërtuar në vitin 1845 shërbentë për shëtitjet familjare të mbrëmjes. Urat janë ndërtuar sipas stilit të vjetër romak, ku mbizotërojnë harqet. Ndërsa shëtisnim nëpër qytet për të shijuar sadopak bukuritë antike të tij, më tërheq vëmendjen një thirrje telefonike. Ȅshtë Agustin Nikolli nga Gurëzi i Laçit, i cili tani punon dhe jeton së bashku me familjen në qytetin historik të Venecias, i cili më fton për vizitë në këtë qytet të mrekullueshëm. Do kisha dëshirë dëshirë ta vizitoja këtë qytet interesant, me bukuri të rralla, me histori të lashtë, të shihja dhe vlerësoja vlerat historike, të shihja gondolat që ekzistojnë që në kohën e Venedikut të lashtë, por mundësitë e mija të kufizuara nuk ma krijonin një mundësi të tillë. Libraritë në Raguza janë të shumta, madje janë të veçanta për fëmijë dhe për të rritur. Hyjmë në njërën prej tyre dhe kundrojmë morinë e librave. Kërkoj ndonjë libër shqip, ose nga autorë shqiptarë, por nuk na zë syri asnjë prej tyre. E pyes librashitësin për këtë kategori librash dhe më përmend Fishtën dhe Kadarenë. – Në fillimet e mija, mbaj mend se kam patur libra të këtyre autorëve, por tani nuk ka më. I tregoj librashitësit italian se në libraritë shqiptare në qytete të ndryshme të vendit tone mund të gjësh të përkthyer Salvadore Kuazimodon, Dario Fo, Xhuzepe Ungareti etj. Ai më shikon me habi dhe vetëm hesht. Më fton miqësisht në një aktivitet letraro – artistik që do të zhvillohej në darkë në qendër të qytetit. Fjalë mjaft të mira më thonë edhe për dy avokatë të njohur që veprojnë në province e Ragusës si Raffael Platini dhe Xhuzepe Xhakalone, të cilët përpiqen në maksimum t’i ndihmojnë emigrantët duke u siguruar lejeqëndrimi në itali.

Mbrëmja na gjën në sheshin kryesor të qytetit të Ragusës, aty ku është improvizuar një skenë dhe do të organizohej një aktivitet artistik. Gëzimi më thotë se gjithmonë aktivitete të tilla organizohen në grupe të vogla artistësh në qendër të qytetit, madje edhe prezantimet e librave. Teksa bëja shaka me Merilinin e vogël, shquaj mes njerëzve të shumtë shitësin e librariesë Michele, i cili më përshëndet plot respekt. Pasi takohemi, ai thirri nga larg nperson tjetër që unë e shihja për here të pare. Ȅshtë studiuesi i njohur nga Ragusa Andrea Ottaviano i cili para pak vitesh kishte publikuar librin e tij më të ri studimorë “San Giorgo a Ragusa”. U miqësuam shpejt me të dhe nisëm të bisedonim nën praninë e përkthyesit Edi Balozi për historinë, artin dhe letërsinë. Mbrëmja kaloi mjaft bukur, pasi actorët e teatrit të qytetit “Duemilla 2000”, improvizuan grimca humoristike dhe pjesë për fëmijë kushtuar festive të fundvitit.E ndërsa po ktheheshim, më bie telefoni. Miku im, poeti dhe studiuesi Llesh Ndoi, më njofton për daljen nga shtypi të librit të tij më të fundit “Kendvështrime”. E uroj nga zemra mikun tim të nderuar dhe bashkë me Merin e vogël vazhdojmë nëpër rrugicat e ngushta të qytetit. Më thonë se këto rrugica janë ndërtuar nga skllevrit vetëm me gurë të gdhendur, ndërsa ngushtësia e tyre justifikohet historikisht, se ato janë projektuar dhe ndërtuar që të kalojë vetëm një karrocë me kuaj, siç projektoheshin të gjitha rrugët atë kohë.

Hamdi Mishi nga Miloti i Kavajës është me origjinë nga Kruja. Të parët e tij punonin kasapë, prandaj i pati mbetur edhe mbiemri i tillë. Pasi pimë kafe tek bar “Mediterrano”, i kërkoj të më njohë me një person me prejardhje arbreshe. Si gjithmonë ky burrë fisnik tregohet i gatshëm. Ai ka rreth 35 vjet në Ragusa bashkë me familjen dhe është integruar mire në shoqërinë ragusane. Nisemi së bashku me Hamdiun për tek një stomatolog, gruaja e rë cilit kishte prejardhje arbëreshe nga Piana degli Albanesi në Palermo që njihej edhe si kryeqytet i arbreshëve, qendra më e madhe dhe më e rendësishme e arbëreshëve të Sicilisë. Në studio na prêt de. Basseto Masimiliano, i cili plot respect na shpjegon se vërtetë nëna e tij ka prejardhje arbëreshe, por e keqja është se arbëreshët vështirë të deklarohen të tillë, pasi fenomeni asimilimit në Italianë ka vepruar ndër shekuj. Madje bashkëshortja e tij nuk mund të fliste më shqip. - Po të shkosh në Piana degli Albanesi në Palermo, vjehrra ime di disa fjalë shqip, - përfundon shpjegimin e tij doctor Basseto. Përshendetemi perzemersisht me z. Basseto dhe largohemi jo pa shqetësim për atë që po ndodh tëk arbreshët dhe shqiptarët e sotëm në trojet romake.Hidhërohem pa masë kur dëgjoj së shumica e shqiptarëve që emigrojnë në Itali marrin lejeqëndrimi duke u kthyer në shtetas italianë, por edhe gëzohem kur dëgjoj lajme të tilla siç ishte rasti i mësueses Valbona Marku, që më njofton nga Fano se në muajin prillë të këtij viti, Shoqata “Ilirjanët”, me kryetar z. Agim Vela që punon dhe vepron në Fano, do të hapë shkollën shqipe në bashkëpunim me autoritetet vendore. E përgëzoj megjith zemër këtë mësuese të apasionuar që tashmë do të jape kontributin e saj si mësuese e gjuhës shqipe në këtë shkollë të sapo hapur. Mendoj se shembulli pozitiv i shoqatës “Ilirianët”, mund dhe duhet të përhapet kudo ku jetojnë shqiptarë.

Masat e marra nga autoritetet lokale për integrimin e emigrantëve në jetën e përditëshme në Ragusa, janë të shumta. Veç të tjerash, funksiononte një kurs italishteje, për t’u krijuar mundësi personave të nacionaliteteve të ndryshme të komunikojnë në jetën e përditëshme. Më ftojnë një ditë Gëzimi dhe Alma, që e ndjekin këtë kurs, të ndjek disa momente këtë kurs. Takojmë mësuesen Maria Cjara, e cila na thotë se në kursin që ajo drejton ka persona të nacionaliteteve të ndryshme. Ajo është e entuziazmuar nga shqiptarët, të cilët i quan shumë inteligjentë dhe të vemendshëm në mësim. - Kjo përgatitje, - thekson ajo, - do të synojë të integrojë këto individë në shoqërinë e sotme, do t’i ndihmojë të komunikojnë jo vetëm në jetën shoqërore, por edhe në marredhëniet e punës. Edhe kursantët flisnin fjalët më të mira për mësuesen e tyre Maria Cjara.

Jemi së bashku me Edin në stadiumin “Aldo Campo”. Trajneri i portierëve Filipo Rashidi ka mbledhur portierët dhe po nis stërvitjen. Mes tyre stërvitet edhe i riu Redi Balozi nga Laçi, dikurë pjesë e skuadrave të “Tiranës”, “Partizanit” dhe në fund i “Laçit “, ndërsa sot stërvitet me ekipin e ASD “Ragusa” – 1949. Trajneri na flet fjalët më të mira për djaloshin, i cili megjithse endë nuk është federuar për mungesë dokumentacioni, luan shumë bukur dhe është tepër serioz në lojë. Trajneri i skuadrës Alessandro D’Antoni i ndan lojtarët dhe zhvillon një ndeshje kontrolli. Bie në sy shkathtësia, intuita dhe elegance e portierit të ri, i cili premton për të ardhmen. Të njëjtën rrugë ndjek edhe vëllai i tij më i vogël Noeli, i cili stërvitet në të njëjtën skuadër, por me moshat. Ditët po kalojnë dhe ne bëhemi gati për t’u kthyer në atdhe. Me ndjenjën e mallit dhe të dhimbjes në shpirtë, sepse atje në dheun e largët do të lëmë një pjesë të zemrës sonë, fluturojmë drejt aeroportit të Rinasit për t’u rikthyer perseri drejt njerëzve tanë të dashur.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat