Si t’u shpjegojmë fëmijëve seksin!

Seksi

Si t’u shpjegojmë fëmijëve seksin!

Më: 16 mars 2021 Në ora: 20:42

Të kesh fëmijë është bekimi më i madh që mund të të ofrojë jeta e ndonjëherë edhe sikleti më i madh. Fëmijët që në moshë të vogël janë qenia më kurioze dhe e pafajshme që mund të ekzistojë dhe ata kanë pyetje nga më të ndryshmet, disa të çuditshme e disa që të vendosin në pozitë të vështirë.

Ka tema ‘për të rritur’ që ata jo vetëm e kanë të vështirë t’i kuptojnë por edhe prindërit e kanë të vështirë t’ua shpjegojnë. Një ndër këto tema është edhe seksi. Psikologët këshillojnë që prindërit t’u flasin fëmijëve hapur për anatominë e trupit dhe aktin seksual. Nuk është asnjëherë herët për ta bërë këtë gjë. Të flasësh për seksin dhe seksualitetin që në moshë të vogël i ndihmon fëmijët që të kuptojnë se këto janë pjesë të rëndësishme të jetës. Bisedat e hapura dhe të sinqerta kur fëmija juaj është i ri mund t’i lehtësojnë bisedat e mëvonshme. Dhe këto biseda të hershme gjithashtu hedhin bazat që fëmijët të bëjnë zgjedhje më të shëndetshme në lidhje me seksin kur janë më të rritur.

Ka 3 hapa të cilat çdo prind mund t’i përdori për t’i shpjeguar të vegjëlve të tyre se çfarë është seksi, duke hedhur mënjanë ndjesinë e turpit e të sikletit.

 Zbuloni se çfarë di deri tani fëmija juaj. Për shembull, ‘Nga mendoni se vijnë bebet?’ Ose ‘Çfarë keni dëgjuar se nga vijnë bebet?’

Korrigjoni çdo keqinformim dhe jepni faktet. Për shembull, ‘Asnjë foshnjë nuk rritet në barkun e mamit të tyre. Ata rriten në një vend të veçantë brenda mamit së tyre, të quajtur mitër ‘

Përdorni bisedën si një mundësi për të folur rreth mendimeve ose ndjenjave tuaja. Për shembull, ‘Disa njerëz me të vërtetë dëshirojnë të kenë një fëmijë kur janë gati dhe të tjerët nuk janë aspak të sigurt për të pasur një fëmijë’.

Ju nuk keni pse të prisni që fëmija juaj t’ju bëjë një pyetje. Mund të filloni një bisedë duke pyetur:

‘A ke menduar ndonjëherë se si keni lindur dhe nga keni ardhur në jetë?’ Apo mund të shihni një grua shtatzënë dhe t’i thoni fëmijës tuaj: “Ajo grua ka një fëmijë që rritet brenda saj. A e di se si erdhi foshnja atje? ’

Ju gjithashtu mund të lexoni së bashku një libër se nga vijnë bebet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat