Nuk duhen neglizhuar, çfarë duhet të dini pas një marrëdhënie seksuale

Seksi

Nuk duhen neglizhuar, çfarë duhet të dini pas një marrëdhënie seksuale

Më: 20 mars 2021 Në ora: 06:21
Ilustrim

Nuk është me rëndësi vetëm se si të ndodh akti seksual, por edhe ajo që pason pas tij.

Disa nga ekspertët e mjekësisë rekomandojnë se çfarë duhet të dini që të bëni para dhe sidoemos pas seksit.

Shkoni në tualet

Me siguri keni dëgjuar që shkuarja në tualet, përkatësisht urinimi menjëherë pas seksit ul rrezikun nga infeksionet, sepse në atë mënyrë “shpëlahet” esheria koli, bakter i cili gjatë seksit mund të arrijë deri në kanalet e urinës. Mirëpo, nuk duhet assesi ta detyroni veten që urinoni shpejt – më mirë është pas marrëdhënies, thotë gjinekologu dr. Lauren Steiner.

Pra, prisni deri në momentin kur ju paraqitet nevoja të urinoni – nuk ka rëndësi a ju ndodh kjo 20 minuta apo një orë pas seksit, në këtë mënyrë nuk do të shtoni rrezikun nga infeksionet, këshillon dr. Steiner.

“Analizojeni” marrëdhënien

Pas seksit, mendoni për atë që pikërisht ka ndodhur, në kokë “analizojeni” tërë marrëdhënien. Nëse seksi ka qenë i mirë, mendoni për atë se çfarë ka qenë posaçërisht mirë, pastaj thoni partnerit tuaj në cilat prekje, poza më së shumti jeni kënaqur, derisa çdo gjë e keni akoma “të freskët”.

“Atëherë është më mirë që të bisedoni për atë, sepse më vonë mbase do të bëhet e pakëndshme”, thotë prof. dr. Kristen Carpenter. Po qe se nuk ka qenë seksi më i mirë që e keni bërë në jetë, më së miri është që ajo që nuk ju ka pëlqyer t’ia thoni partnerit, mirëpo jo menjëherë pas seksit. Kini parasysh situatat e pakëndshme.

Dhembja gjatë seksit dhe pas tij

Tek femrat, simptomat e dispareunisë përfshijnë dhimbjen në vaginë gjatë aktivitetit seksual, në hyrje të vaginës ose më në thellësi të saj. Disa përjetojnë vaginismus, kontraktimin e muskujve vaginalë gjatë penetrimit. Gratë me vaginismus kanë dhimbje jo vetëm gjatë seksit, por edhe gjatë ekzaminimeve gjinekologjike.

Edhe pse dispaerunia shpesh shkaktohet nga gjendje lehtësisht të trajtueshme, ndonjëherë mund të jetë simptomë e një problemi më serioz. Nëse përjetoni përkeqësim të dhimbjes gjatë ose pas aktit seksual, gjakderdhje ose sekrecione duhet të drejtoheni menjëherë tek një mjek i specializuar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat