“Nata e ferrit”/ 23 vjeçarja rrëfen dhimbjet nga seksi anal, por i dashuri i saj…!

Seksi

“Nata e ferrit”/ 23 vjeçarja rrëfen dhimbjet nga seksi anal, por i dashuri i saj…!

Nga: B.S Më: 16 shtator 2021 Në ora: 22:37
Foto ilustrim

Një vajzë 23 vjeçare ka rrëfyer një eksperiencë seksuale me të dashurin e saj, e që më pas iu kishte kthyer në një natë ferri.

Ajo u shpreh për ‘The Sun’ se për herë të parë kishte bërë seks anal me të dashurin 25 vjeçar në ditëlindjen e tij, por që më pas ishte penduar, shkaku i dhimbjeve të mëdha.

23 vjeçarja kërkon këshilla nga psikologja si t’i tregojë të dashurit se nuk dëshiron të bëjë më seks anal, pasi ky i fundit po insiston që të bëjnë më shpesh, transmeton “Bota sot”.

Rrëfimi i plotë:

E dashura psikologe: Mendova se seksi anal do ta bënte të dashurin tim të lumtur - por thjesht më ka lënë në dhimbje.

Partneri im është 25 vjeç dhe unë jam 23.

Ai më ka sugjeruar të bëjmë seks anal tash e një kohë të gjatë, por unë gjithmonë kam thënë jo. Unë thjesht nuk e shoh tërheqës.

Por, meqenëse ishte ditëlindja e tij, vendosa ta provoja. Mendova se do të ishte mirë të shtyjmë kufijtë pak dhe shpresova që të dy do ta shijonim përvojën së bashku.

Në vend të kësaj doli të ishte nata e ferrit.

Unë kisha dhimbje gjatë gjithë kohës, dhe shkuarja në tualet më vonë ishte shumë e pakëndshme.

I dashuri im nuk e ka idenë që nuk më pëlqeu, dhe ka kërkuar ta bëjmë atë më shpesh.

Nuk dua ta zhgënjej, por nuk ka asnjë mënyrë që ta kaloj atë dhimbje përsëri.

Përgjigja e psikologes: Në shtrat, asnjëherë nuk duhet të bëni gjëra që nuk dëshiron - nëse nuk kënaqeni me diçka ose ju duket e dhimbshme, është e drejta juaj të ndaloni.

Nëse nuk doni të bëni përsëri seks anal, tregojini atij.

Nëse ai kujdeset vërtet për ju, ky nuk do të jetë problem.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat