E tradhtoi bashkëshorten për tre vjet me radhë, 43-vjeçari lë të dashurën shtatëzënë, pastaj...

Seksi

E tradhtoi bashkëshorten për tre vjet me radhë, 43-vjeçari lë të dashurën shtatëzënë, pastaj...

Nga: B.S Më: 5 tetor 2021 Në ora: 22:44
Foto ilustrim

Mungesa e marrëdhënies seksuale e shtyu nje 43-vjeçar të martuar që të krijojë një lidhje me një grua tjetër. Por edhe ajo është e martuar dhe ka po ashtu familjen e saj.

Gjatë rrëfimit te tij në “The Sun”, ai tregonise fëmija i tretë i të dashurës është në fakt djali i tij, transmeton "Bota sot".

Mirëpo, ai e ka të vështirë ta shoh burrin e të dashurës së tij të sillet si babai i fëmijës së tij.

Ai në lidhje me këtë çështje kërkoi ndihmë nga psikogja.

Rrëfimi i plotë:

E dashura psikologe: Kam tre vjet që përjetoj një lidhje dashurie me një grua të martuar, burri së cilës nuk e di që fëmija që po rrisin është në të vërtetë i imi.

Kam filluar të mërzitem nga ai, sepse sillet si të jetë babai i fëmijës tim, dhe jam tunduar të zbuloj gjithçka. Unë jam një burrë i martuar 43 vjeç, ndërsa gruaja ime është 39 vjeç. Ne kemi dy vajza, dhjetë dhe tetë vjeç.

E dashura ime është 35 vjeç. Ajo ka dy fëmijë, shtatë dhe pesë vjeç, si dhe foshnjën tonë. Ne u takuam përmes klubit tim të ragbit. Ajo punon tek lokali atje dhe është e mrekullueshme.

Kishte një stuhi të madhe një natë, kështu që u ofrova ta çoja në shtëpi. Po qëndronim shumë pranë me njëri-tjetrin për shkak të stuhisë dhe ndërsa po më pëlqente kjo situatë, ajo u afrua të më puthte.

Që atëherë, e merrja atë dhe shkonim me makinë diku larg për të bërë seks. Kur ajo tha se ishte shtatzënë, të dy u habitëm, sepse më kishte thënë që kishte pirë pilulë.

Ajo këmbënguli se nuk mund ta abortonte kurrë një fëmijë dhe pranoi se nuk do t’i tregonte asgjë bashkëshortit të saj për mua. Ne vazhduam lidhjen edhe kur ajo ishte shtatzënë. Por sapo lindi fëmijën, ajo u zhduk për gjashtë muaj.

Më vonë më tha se po përpiqej të hiqte dorë nga unë, por i mungoja shumë. Hera e parë që u takuam përsëri ishte kur fëmija ishte tetë muajsh. U shtanga kur ajo më tregoi një fotografi të tij. Ai është një kopje e imja.

Gjithmonë kam dashur një djalë dhe diçka më ndodhi nga brenda kur e pashë. E dashura ime ende këmbëngul se mbajtja sekret e një historie të tillë është gjëja më e mirë për të gjithë.

Dhe megjithëse jeta seksuale është e mërzitshme me gruan time, unë e dua atë dhe nuk do të doja kurrë ta lëndoja. Çfarë mund të bëj?”.

Përgjigjja e psikologes: E vetmja mënyrë për të qenë i sigurt se ky fëmijë është i juaji është një test ADN-je. Para se ta bëni këtë, pyesni veten nëse jeni gati për të marrë përsipër përgjegjësitë nëse rezulton se djali është me të vërtet fëmija juaj.

Ju thoni se ende e doni gruan, por jeta juaj seksuale ka marrë fund. Në vend që të prishni dy familje, do të ishte më mirë për të gjithë fëmijët nëse e ndërprisni këtë lidhje dhe të dy përqendroheni tek martesat tuaja.

Ky nuk është një vendim i lehtë, prandaj këshillimi me një profesionist do të ishte i rëndësishëm.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat