Ushtrimet e mëngjesit, të thjeshta dhe efektive

Shëndetësia

Ushtrimet e mëngjesit, të thjeshta dhe efektive

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 06:32
Ilustrim

Ju duhen vetëm 15 minuta në mëngjes cdo ditë për të mbajtur trupin në formë dhe për ta nisur ditën me humor të mirë.

Provoni këto ushtrime në kushtet e shtëpisë dhe me fare pak shpenzime.

Pak fitness në mëngjes aktivizon metabolizmin pas qetësisë së natës, si dhe aktiviteti fizik stimulon prodhimin e endorfinës dhe kështu humori i mirë do tu shoqërojë gjatë gjithë ditës.

Para se të filloni me mini-stërvitjen është mirë të mos harroni të bëni disa ushtrime stretching- u. Sapo zgjoheni, përpara se të hani mëngjesin, zgjatni muskujt e krahëve, shpinës dhe këmbëve, imitoni pozicionin e maces kur shtrihet. Në të njëjtën kohë bëhet edhe çlodhja e sistemit nervor. Mjaftojnë disa minuta stetching, ndërkohë mund të pini një gotë ujë me limon.

Vazhdoni me hedhjen në litar.

Të hidhesh në litar është një ushtrim i thjeshtë që mund ta realizoni edhe në shtëpi nëse gjeni këndin e duhur pa dëmtuar asgjë. Të ndihmon të jesh në formë, të mbash këmbë të bukura e të tonifikuara dhe për reflekset e koordinimin.

Pas hedhjes në litar duhet të bëni edhe disa minuata ushtrime aerobike, idealet për të humbur peshë

Uluni në tokë, shtrijini këmbët dhe zgjatni duart për të kapur majat e gishtërinjve të këmbës. Qëndroni në këtë pozicion për pak minuta.

Nuk ju duhen më shumë se 15 minuta për të ushtruar dhe për tu shpërblyer me më shumë energji, humor të mirë dhe trup të bukur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat