IKSHPK/ Çfarë është fruthi?

Shëndetësia

IKSHPK/ Çfarë është fruthi?

Më: 22 nëntor 2026 Në ora: 20:37
Ilustrim

Fruthi është një sëmundje shumë ngjitëse që shkaktohet nga një virus dhe mund të shkaktojë komplikime serioze, madje edhe vdekje.

Si përhapet?

Përhapet lehtësisht përmes ajrit kur personi i infektuar kollitet ose teshtin. Një person me fruth mund ta përhapë virusin edhe para shfaqjes së simptomave.

Shenjat kryesore:

•Temperaturë e lartë

•Kollë

•Rrjedhje e hundës

•Sy të skuqur dhe të përlotur

•Skuqje e lëkurës, e cila zakonisht fillon në fytyrë në formë të pikave (pas veshëve) dhe përhapet në trup.

Pse është i rrezikshëm?

Fruthi mund të shkaktojë: pneumoni, encefalit, dehidrim, dëmtim të dëgjimit dhe verbim.

Fëmijët nën 5 vjeç janë veçanërisht të rrezikuar nga komplikimet.

MBRONI FËMIJËN TUAJ

Vaksina MMR është mbrojtja më e mirë kundër fruthit.

1 dozë → mbi 90% mbrojtje

2 doza → rreth 97–99% mbrojtje

Në Kosovë:

Doza e parë e vaksinës MMR jepet në moshën 12 muajshe

Doza e dytë e vaksinës MMR jepet në moshën 5–6 vjeç

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat