Alkooli rreptësisht i ndaluar pas vaksinimit anti-COVID

Shëndetësia

Alkooli rreptësisht i ndaluar pas vaksinimit anti-COVID

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 16:51
Foto ilustrim

Një shkencëtarë rus thotë se konsumi i alkoolit do të dobësoj efektin e vaksinës.

Sipas një eksperti, konsumimi i alkoolit duhet të shmanget në çdo mënyrë pas vaksinimit anti-covid.

Substanca mund të dobësoj impaktin e vaksinës duke e bërë atë të padobishme plotësisht

Paralajmërimi vjen pasi që qendrat e vaksinimit të masave kanë filluar të përgatiten për punë në shumë vende të botës.

Edhe pse deri më tani nuk është përmendur asgjë rreth kësaj, shkencëtari që ishte i përfshirë në zbulimin e vaksinës ruse thotë se rreziku nga alkooli është i madh.

Ai thotë që të gjitha llojet e vaksinave bashkëveprojnë keq me alkoolin duke u bërë të padobishme.

Të patën 3 ditë pas vaksinimit ju nuk duhet të konsumoni alkool.

Zyrtarët rus kanë këshilluar të gjithë qytetarët që kanë vaksinuar të lënë pas dore alkoolin për ca kohë pas vaksinimit.

Është e rëndësishme të kuptohet se sasitë e mëdha të alkoolit do të dobësojnë imunitetin tuaj në përgjithësi dhe në rast se imuniteti juaj dobësohet, atëherë edhe imuniteti i siguruar nga vaksina do të dobësohet me të.

Alkooli i largon anti-trupat. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat