Ekspertët i japin fund dilemës: Kur duhet t’i lajmë dhëmbët para apo pas mëngjesit?

Shëndetësia

Ekspertët i japin fund dilemës: Kur duhet t’i lajmë dhëmbët para apo pas mëngjesit?

Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 16:10
Foto ilustrim

Larja e dhëmbëve është thelbësore por jo shumë njerëz e dinë që larja e tyre shumë shpesh mund të dëmtojë smaltin. Historikisht ka patur një debat për kohën e larjes së tyre: para apo pas vaktit të mëngjesit? Megjithatë, stomatologët më në fund i japin fund këtij debati.

Ekspertët pohojnë se duhet t’i pastroni gjithmonë përpara mëngjesit. Kur flini bakteret në gojën tuaj shumëfishohen dhe kjo është një nga arsyet pasi zgjoheni në mëngjes mund të ndjeni aromë e pakëndshme. Përveç kësaj, nuk rekomandohet gjithashtu t’i lani dhëmbët për të paktën 30 minuta pasi sapo keni konsumuar mëngjesin.

Kjo pasi larja e tyre ndikon në smaltin e dhëmbit. Por nëse pastrimi i dhëmbëve pas ngrënies përshtatet më së miri për rutinën tuaj, të paktën sigurohuni të ndiqni disa këshilla për të ruajtur shëndetin oral. Prisni rreth 30 minuta deri në një orë pasi të keni ngrënë për t’i larë.

Për të pastruar dhëmbët dhe për të pasur një shije më të mirë në gojë, pini një gotë ujë ose përtypni çamçakëz pa sheqer. Tregonin kujdes me ushqimet dhe pijet aicidike dhe nëse i konsumoni gjatëmëngjesit sigurohuni që të prisni pak para se t’i lani me furçë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat