A ndihmon noti në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare?

Shëndetësia

A ndihmon noti në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare?

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 14:34
Foto ilustrim

Studimet kanë zbuluar se ushtrimet me bazë ujin ndihmojnë shëndetin e zemrës për personat mbi moshën 55 vjeçare.

Noti, akua-aerobika dhe ushtrimet e tjera me bazë uji janë shumë të famshme për faktin që ndihmojnë përmirësimin e shëndetit të personave mbi moshën 55 vjeçare, shkruan “Independent”.

Ato ndihmojnë që personat në moshë të mund të ushtrohen fizikisht pa dëmtuar nyjet e tyre.

Studimet kanë treguar se ushtrimet në ujë kanë shumë përfitime, duke përfshirë formësimin e muskujve, rritjen e balancimit dhe forcimin e trupit. Është gjithashtu e menduar se kjo do të ndihmoj me qarkullimin  gjakut në arteriet e këmbëve, barkut, krahëve dhe kokës.

Teksa këto ushtrime tregojnë shumë benefite në fusha të ndryshme të shëndetit, nuk ka shumë dëshmi rreth faktit se a do të zbusin mundësitë e sëmundjeve të zemrës apo jo.

Studimi më i ri i bërë në lidhje e efektet afatgjata të notit në lidhje me sëmundjet kardiovaskulare ka treguar se noti me të vërtetë e ulë rrezikun e tyre.

Këto ushtrime duhet të bëhen rreth 4 herë në javë në mënyrë që të jenë efektive. Në krahasim me personat më të moshuar që ushtrojnë në palestër, personat që bënin not treguan përmirësim të shëndetit më shumë.

Kjo vjen sepse të moshuarit që ushtrojnë në palestër lodhen më shumë dhe gjithashtu kanë tendenca të kenë probleme me nyjet më shumë.

Këto ushtrime do të ndikojnë edhe në rritjen e staminës, pra të moshuarit do të kenë më të lehtë të bëjnë gjithfarë aktivitete fizike pa ndjerë lodhje si më parë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat