Uji i ngrohtë me limon në mëngjes për një shëndet më të mirë

Shëndetësia

Uji i ngrohtë me limon në mëngjes për një shëndet më të mirë

Më: 5 janar 2021 Në ora: 15:56
Foto ilustrim

Lëngu i një kokërr limoni përmban më pak se 25 kalori. E njëjta sasi është shumë e pasur me kalçium, kalium, vitaminë C dhe fibër.

Limoni është një agrume jashtëzakonisht e pasur me vitaminë C, e cila është e domosdoshme për shëndetin dhe paraqitjen e lëkurës, shkruan “AgroWeb”.

Përfitimet e kësaj vitamine për lëkurën por dhe të gjithë organizmin mund të merren shumë mirë duke përdorur kurën me ujë të vakët dhe limon.

Për këtë kurë mjafton të shtydhni lëngun e një limoni në një gotë me ujë të ngrohtë dhe ta konsumoni në mëngjes.

Përfitimet Që Ofron Limoni Për Shëndetin

Lëngu i një kokërr limoni përmban më pak se 25 kalori.

E njëjta sasi është shumë e pasur me kalçium, kalium, vitaminë C dhe fibër.

Të gjithë këto ushqyes ndihmojnë në gjallërimin dhe mirëmbajtjen e sistemit imunitar.

Kësisoj, organizmi është ndjeshëm më i mbrojtur nga infeksionet.

Për më tepër, limoni ka veti antiseptike dhe është uji me feta limoni është plotësisht i rekomanduar për njerëzit që vuajnë nga problemet me zemrën.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni më shumë për përfitimet që ofron pirja çdo ditë e ujit të vakët me limon.

Imuniteti dhe Infeksionet

Limoni është një burim i jashtëzakonshëm i vitaminës C që e mbron trupin pavarësisht mangësive në sistemin imunitar,

Limonët janë një burim i shkëlqyer i acidit citrik, kaliumit, kalçiumit, fosforit dhe mangezit.

Falë këtyre ushqyseve dhe jo vetëm, pirja e ujit të vakët me limon parandalon në rritjen dhe shumimin e baktereve që shkaktojnë sëmundje dhe infeksione.

Pehashi dhe Detoksifikimi

Pirja e ujit të vakët me limon ndihmon në mirëmbajtjen e nivelit të pehashit në organizëm.

Nëse e pini këtë lëng në mëngjes do të përshpejtoni pastrimin e organizmit nga toksinat.

Tretja
Pirja e rregullt e ujit të ngrohtë me limon ndihmon për rregullimin e tretjes por edhe prodhimin e lëngjeve biliare.

Pirja e këtij uji ndihmon në zbutjen e simptomave të urthit dhe në prodhimin e lëngjeve tretëse.

Për më tepër, fibra tek limoni është shumë e mirë për shëndetin e zorrës së trashë dhe shërben si antibakterial shumë i fuqishëm.

Truri, Mëlçia dhe Lëkura

Përveç ndihmës që ofron kundër të ftohurës, uji i vakët me limon ndihmon në rigjenerimin e qelizave nervore.

Në rastin e mëlçisë, uji i vakët me limon e forcon atë dhe u jep energji enzimave të mëlçisë.

Sa i përket lëkurës, ky lëng natyral parandalon formimin e akneve dhe rrudhave.

Ai gjithashtu ndihmon në mirëmbajtjen e shëndetit të syve dhe i mbron ato.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat