“Shoh vetëm errësirë”, çrregullimi që të krijon vështirësi me ëndrrat

Shëndetësia

“Shoh vetëm errësirë”, çrregullimi që të krijon vështirësi me ëndrrat

Më: 8 janar 2021 Në ora: 00:38
Foto ilustrim

Shpeshherë, kur nuk na zë gjumi nuk është e pazakonte të imagjinojmë një fushë në provincë me shumë dele dhe kështu nisim t’i numërojmë ato.

Por disa njerëz e kanë të pamundur diçka të tillë, sepse një çrregullim në memorie bën që ata të përshkruajnë një dele, por të mos ja kujtojnë formën dhe pamjen që ka. Pra nuk mund të vizualizojnë diçka pa e parë në të vërtetë.

Kjo quhet afantazia, thënë ndryshe pamundësia për të vizualizuar diçka nga memoria, qoftë një fytyrë njeriu apo një vend.

Pasi ky term u përhap në vitin 2015, Neil Kenmuir ishte i pari që foli për eksperiencën e tij personale. Teksa shprehet për gjigandin BBC, ai thekson se që fëmijë ndihej ndryshe nga të tjerët. Dhe mesa duket numërimi i deleve në kokë ishte diçka e madhe për të.

“Unë kurrë nuk shihja dele në fushë apo të mund të numëroja ndonjë. Nuk shihja dot asgjë, vetëm të zezë. Kam numëruar errësirën për vite me radhë”, shprehet ai.

Disa prej tyre mund të shohin ëndrra, por jo të gjithë. Aftësitë e tyre të memories spatiale dhe imagjinatës nuk preken. Kështu të tillë njerëz mund të jetojnë jetë normale dhe të rregullt si të gjithë të tjerët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat