6 arsye pse një lugë me vaj ulliri në mëngjes ju bën mirë

Shëndetësia

6 arsye pse një lugë me vaj ulliri në mëngjes ju bën mirë

Më: 22 janar 2021 Në ora: 13:00
Foto Ilustrim

Një pjesë e mirë e jona e përdorin vajin e ullirit për të gatuar apo në sallata, por pak e dinë që përfitimet më të mëdha prej i marrim duke e pirë. Vaji i ullirit njihet për ndikimin pozitiv në zemër, por jo vetëm! Mund të keni dëgjuar që një lugë me vaj ulliri në mëngjesë ju bën mirë, por pse? 

1. Transformon lëkurën tuaj

Vaji ullirit është një nga përbërësit esencial në shumë prej produkteve kozmetike dhe si pjesë e dietës suaj, i bën mirë edhe lëkurës suaj.  Redukton skuqjen, fryrjen dhe e mban fytyrën larg rrudhave për shumë gjatë. Vaji ullirit është ka veti antibakteriale dhe shpesh shërben edhe si dezinfektant natyral.

2. Ju ndihmon të humbisni peshë

Shumë studime kanë treguar se dietat e pasura me vaj ulliri ndikojnë pozitivisht tek pesha trupore. 

3. I bën mirë trurit tonë

Duke pirë vaj ulliri rregullisht, njerëzit janë më pak të rrezikuar ndaj  Alzheimer-it. Gjithashtu, këta njerëz kanë kujtesë më të mirë krahasuar me të tjerët.

4. Përmirëson shëndetin e kockave

Vaji i ullirit rekomandohet gjithashtu për njerëzit që vuajnë nga reumatizma apo artriti. Funksionon edhe më mirë nëse kombinohet me vaj peshku, i pasur me Omega-3. Nëse vaji është ekstra i virgjër, dhimbjet e kockave reduktohen dhe do të ndiheni më të fuqishëm fizikisht.

5. Eshtë i mirë për sistemin tretës

Disa lloje bakteresh që qëndrojnë në stomakun tonë, janë përgjegjësi për krijimin e ulçerës. Eshtë provuar që vaji i ullirit ka e dëmton këtë lloj bakteri.

6. Kontrrollon nivelin e sheqerit në gjak

Vaji i ullirit ekstra i virgjër është sekreti për të ulur nivelet e glukozës në gjak. Duke e konsumuar shpesh, trupi juaj është më i mbrojtur ndaj diabetit të tipit 2 dhe risku reduktohet me 40%.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat