Pse fëmijët mund të jenë thelbësorë për arritjen e imunitetit të tufës

Shëndetësia

Pse fëmijët mund të jenë thelbësorë për arritjen e imunitetit të tufës

Më: 26 janar 2021 Në ora: 15:17
Ilustrim

Disa ditë pas Krishtlindjes, Moli Hering, 14 vjeçe dhe vëllai i saj, Sem, 12 vjeç, morën vaksinën e tyre parë, si pjesë e testeve të vaksinave Pfizer anti-Covid tek fëmijët. Nëna e tyre kishte dëgjuar për një test klinik, që po kryhej në Spitalin e Fëmijëve në Sinsinati, dhe Moli i tha se donte të ishte pjesë e tij, pasi dëshironte të kontribuonte në përpjekjen e zhvillimit të vaksinave.

Babai i Molit dhe Semit u shtrua së fundmi në spital me Covid-19, duke arritur të shërohej. Të dy fëmijët e kanë kaluar pjesën më të madhe të vitit të kaluar, duke ndjekur shkollën përmes platformave online. Moli i është rikthyer këtë muaj në shkollë, por maskat dhe distancimi shoqëror kërkohen ende.
Si të gjithë të tjerët, edhe ajo po pret me padurim fundin e pandemisë. “Më në fund do të jem në gjendje të shkoj normalisht në shkollë”-thotë ajo.

Me vaksinat anti-Covid që janë provuar si të sigurta dhe efektive tek shumica e të rriturve, Pfizer dhe Moderna kanë filluar testet në SHBA tek fëmijët e moshës 12 vjeç.

Dhe nëse këto prova ecin normalisht, vaksinat do të testohen tek fëmijët më të vegjël në moshë. Dhe kjo praktikë është tipike për vaksinat e reja. Ajo quhet strategji e përshkallëzimit të moshës, thotë Kerol Kao, mjeke pediatre në Universitetin e Uashingtonit në Sent Ljuis. SHBA-ja ka rreth 70 milion fëmijë, ose gati çereku i popullsisë së vendit. Në përgjithësi, fëmijët nuk janë shumë të rrezikuar nga Covid-19. Shumica e infeksioneve tek ata janë të lehta apo madje edhe asimptomatike. Në disa raste shumë të rralla – më pak se 0.01 përqind – pacientët e rinj mund të zhvillojnë një ndërlikim të quajtur sindromi inflamator multisistemik, ose MIS-C, që zakonisht është i shërueshëm në spital.

Nga ana tjetër vaksinimi i fëmijëve, nuk ka të bëjë vetëm me përfitimet e drejtpërdrejta dhe të menjëhershme për ta. Por ai synon t’i mbrojë fëmijët nga sëmundjet, që përndryshe do të bëhen më të rrezikshme për ta kur të rriten. Fruthi, shytat dhe lija e dhenve janë 3 shembuj të zakonshëm, ku vaksinat e zvogëlojnë përhapjen e përgjithshme të këtyre sëmundjeve. Por në terma afatshkurtër, arsyeja kryesore e vaksinimit të fëmijët kundër Covid-9, është se pa ta SHBA-ja do ta kenë të vështirë ta arrijë imunitetin e tufës.

Argumenti kryesor për vaksinimin masiv të fëmijëve, është se marrja e saj ka të ngjarë të zvogëlojë transmetimin e virusit Covid-19. Edhe pse shkollat nuk kanë qenë burime të vatrave të mëdha epidemike, shumë prej tyre kaluan në mësimin nga distanca, dhe po shumica e atyre mbanin maska dhe distancim social në klasë. Ekspertët e shëndetit publik, mendojnë se nëse ekzistojnë masat paraprake, transmetimi në komunitet është i ulët dhe mësuesit, dhe nëse vaksinohen njerëzit me të rrezikuar vaksinohen, rihapja e plotë e shkollave këtë vit nuk do jetë shumë e rrezikshme.

Por sa më shumë fëmijë të vaksinohen, aq më të sigurta dhe më normale do të jenë hapjet e shkollave. Synimi përfundimtar i shumicës së fushatave të vaksinimit, nuk është vetëm mbrojtja e individëve që e marrin vaksinën, por parandalimi i përhapjes së sëmundjes tek ata që nuk mund ta marrin dot atë, si foshnjat, dhe ata që janë të rrezikuar nga reaksionet alergjike. Sa më i transmetueshëm virusi – dhe fatkeqësisht duket se Covid-19 po evoluon duke u bërë më i transmetueshëm – aq më shumë njerëz duhet që të vaksinohen, në mënyrë që të arrihet imuniteti i tufës, dhe të ndalet përhapjen e tij nëpër një popullatë.

Pragu i imunitetit të tufës kundër Covid-19, vlerësohet të jetë diku midis 60-90 për qind të popullsisë. Por për shkak se disa njerëz nuk mund ta bëjnë vaksinën, dhe disa të tjerë mund të jenë kundër saj, SHBA-së i duhet të vaksinojnë sa më shumë njerëz të ka mundësi.

Dhe fëmijët do të jenë thuajse me siguri pjesë e kësaj përpjekjeje. Sesa shpejt do të jenë vaksinat janë në dispozicion të fëmijëve, kjo do të varet nga koha sesa do të zgjasin provat klinike dhe procesi i rishikimit nga FDA. Në skenarin më optimist, një vaksinë mund të jetë në dispozicion për një numër të madh fëmijësh, sidomos ata në moshën e adoleshencës, në kohën e fillimit të vitit shkollor në vjeshtë.

Por javën e kaluar, Operacioni “Ëarp Speed” njoftoi se Moderna kishte probleme me rekrutimin e mjaftueshëm pjesëmarrësve në testin e saj mbi adoleshentët, pasi kishte regjistruar vetëm 800 nga 3.000 fëmijë që nevojiten. Drejtori i përgjithshëm i kompanisë Moderna, tha se shpejti do të nisin testet për fëmijët e moshave 1-11 vjeç, e bëri të qartë se nuk pret që të ketë rezultate deri në vitin 2022.

Në planin afatgjatë, virusi Covid-19 nuk ka gjasa që të zhduket plotësisht, dhe bashkë me të as nevoja për vaksinim. Nëse virusi vazhdon të ndryshojë apo nëse imuniteti zbehet, mund të jetë i nevojshëm vaksinimi vjetor. Në këtë mënyrë, vaksinat mund të bëhen pjesë e skemës rekomanduar të imunizimit që në fëmijëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat