Rreziku i trashëgimit të sëmundjeve të zemrës

Shëndetësia

Rreziku i trashëgimit të sëmundjeve të zemrës

Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 13:10
Foto ilustrim

Faktorët e rrezikut për sëmundjet e zemrës janë të shumtë.

Sëmundjet e zemrës janë ndër shkaktarët kryesore të vdekjeve të parakohshme, shkruan “AgroWeb”.

Që nga viti 1990, niveli i prevalencës së vdekjeve gna sëmundjet kardiovaskulare ka ardhur në rritje.

Në atë periudhë, vdekjet nga kjo diagnozë arrinin në 125 persona për 100,000 banorë, thonë të dhënat e revistës Monitor.

Faktorët E Rrezikut Të Sëmundjeve Të Zemrës

Faktorët e rrezikut për sëmundjet e zemrës janë të shumtë.

Këtu përfshihet: tensioni i lartë i zemrës, kolesteroli i lartë, diabeti, duhanpirja, mbipesha, mungesa e aktivitetit fizik, regjimi jo i shëndetshëm ushqimor dhe mosha.

Një prej faktorëve që nuk duhet neglizhuar në diagnostikimin e sëmundjeve të zemrës është trashëgimia familjare.

Ky faktor rreziku nuk mund të ndryshohet, thonë ekspertët.

Sipas tyre, nëse një person ka një të afërm të afërt që ka vuajtur nga sëmundjet e zemrës përpara moshës 55 vjeçare, atëherë rreziku i prekjes nga kjo sëmundje është i lartë.

Si Mund Të Mbroni Zemrën Pavarësisht Sëmundjeve Të Trashëgueshme

Njeriu mund të përmirësojë gjasat e shpëtimit nga sëmundja e zemrës duke marrë shumë masa.

Megjithatë, prindërit dhe të afërmit nuk ndryshohen.

Sigurisht që genet luajnë një rol të rëndësishëm në shfaqjen e sëmundjes, por njeriu mund të marrë disa masa për të zbutur ndikimin e aspektit genetik.

Hapi i parë dhe më i rëndësishëm është pasja e një stili të shëndetshëm jetese.

Njerëzit që janë të predispozuar të preken nga këto sëmundje, duhet të tregojnë kujdes me peshën.

Ata duhet të kryejnë aktivitet fizik, të shmangin sheqernat dhe të mos pinë duhan.

Për më tepër ata duhet të mbajnë nën kontroll nivelet e kolesterolit dhe tensionit të gjakut.

Parandalimi është çelësi i mbrojtjes së shëndetit nga sëmundjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat